• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, shtyhet afati për fermerët: Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11 shtator

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fermerët e përzgjedhur në fazën e parë të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 do të kenë më shumë kohë për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e financimit.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka njoftuar se afati për dorëzimin e dokumenteve shtesë për masat mbështetëse nr. 1–7 dhe nr. 9 është shtyrë deri më 11 shtator 2026.

Sipas AZHBR-së, shtyrja synon t’u japë aplikantëve kohën e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit dhe të lehtësojë procesin e administrimit dhe verifikimit të kërkesave.

Afati i mëparshëm për përfituesit e masave 1–4 ishte 10 gushti, ndërsa fermerët e përzgjedhur në masat 5–7 dhe masën 9 duhej t’i plotësonin kushtet deri më 13 gusht.

Fermerët që nuk dorëzojnë dokumentacionin brenda afatit të ri do të skualifikohen dhe do të humbasin mundësinë për të përfituar mbështetje financiare.

Skema Kombëtare 2026 ka regjistruar 42.728 aplikime nga i gjithë vendi. Vlera e financimit të kërkuar arrin në 7,2 miliardë lekë, rreth 2 miliardë lekë më shumë se fondi prej 5,2 miliardë lekësh i vendosur në dispozicion.

Fieri kryeson për numrin e aplikimeve, i ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Vlora, qarqe me peshë të konsiderueshme në prodhimin bujqësor dhe blegtoral.

Skema e këtij viti përmban 12 masa mbështetëse, nga të cilat nëntë janë masa direkte dhe tri lidhen me investimet.

Masat direkte përfshijnë mbështetjen për tufën bazë të gjedhit dhe të imtave, bletarinë, dosat dhe paradosat, kontrollin biologjik, fermat organike, certifikimin Global G.A.P., sipërfaqet e mbjella dhe ripopullimin e ujërave të brendshme.

Interesi më i lartë është regjistruar për tufën bazë të të imtave, me 7.236 aplikime, bletarinë me 7.016 aplikime dhe tufën bazë të gjedhit me 6.732 aplikime.

Tri masat e investimeve mbështesin fermerët e rinj deri në 40 vjeç, ndërtimin ose rikonstruksionin e staneve dhe mekanizimin e bujqësisë. Synimi është ulja e kostove, rritja e cilësisë së produkteve dhe përmirësimi i standardeve të prodhimit bujqësor. /skyweb.al

Etiketat: fermeretskema
Artikulli para

Përsëritet shantazhi i pronarëve të autobusëve ndaj qeverisë: Na jepni lekë nga taksat e shqiptarëve, ose i lëmë në këmbë!

Artikulli pas

“Mburoja e Akilit”, Izraeli armatos grekët kundër turqve: Egjeu “blindohet” me 3 mld USD sisteme të mbrojtjes ajrore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”
Ekonomi

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Mburoja e Akilit”, Izraeli armatos grekët kundër turqve: Egjeu “blindohet” me 3 mld USD sisteme të mbrojtjes ajrore

"Mburoja e Akilit", Izraeli armatos grekët kundër turqve: Egjeu "blindohet" me 3 mld USD sisteme të mbrojtjes ajrore

Të Përzgjedhura

Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore
Ekonomi

NDRYSHIMI/ Shteti do të kompensojë në Lekë tepricën e energjisë së prodhuar nga panelet në banesa apo biznese

Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
0

Qeveria ka miratuar rregulla të reja për konsumatorët familjarë dhe bizneset që prodhojnë vetë energji nga burime të rinovueshme, duke...

Lexo të plotë
Sherr në avion, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë

Sherr në avion, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kretë

3 Tetor, 2025
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

29 Dhjetor, 2025
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

28 Nëntor, 2025

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr