• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Mburoja e Akilit”, Izraeli armatos grekët kundër turqve: Egjeu “blindohet” me 3 mld USD sisteme të mbrojtjes ajrore

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
“Mburoja e Akilit”, Izraeli armatos grekët kundër turqve: Egjeu “blindohet” me 3 mld USD sisteme të mbrojtjes ajrore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Greqia dhe Izraeli kanë firmosur në Tel Aviv marrëveshjen për ndërtimin e “Mburojës së Akilit”, një sistem të integruar kundërajror, antibalistik dhe kundër dronëve.

Programi, me një buxhet prej 3,035 miliardë eurosh, konsiderohet një nga investimet më të mëdha ushtarake të ndërmarra nga Athina gjatë viteve të fundit. Sistemi pritet të arrijë gatishmërinë e plotë operacionale brenda 35 muajve.

Marrëveshja parashikon ngritjen e një rrjeti të përbashkët komandimi dhe kontrolli, i cili do të lidhë radarët, sensorët dhe raketat për identifikimin, vlerësimin dhe goditjen e kërcënimeve ajrore.

Në qendër të sistemit do të jenë raketat izraelite BARAK MX, me rreze veprimi prej rreth 35, 70 dhe 150 kilometrash, radarët e lëvizshëm EL/M-2084 dhe sistemet SPYDER.

Për përballimin e raketave balistike me rreze të gjatë parashikohet përfshirja e sistemit “David’s Sling”, i cili do të krijojë shtresën e sipërme të mbrojtjes së kupolës greke.

“Mburoja e Akilit” do të lidhet gjithashtu me avionët F-35 dhe F-16 Viper, fregatat Belharra, dronët dhe mjetet e tjera moderne të Forcave të Armatosura greke.

Të paktën 25% e programit, ose rreth 750 milionë euro, do të realizohet me pjesëmarrjen e industrisë greke të mbrojtjes. Në procedurat përkatëse janë përfshirë deri tani 19 kompani vendase.

Marrëveshja synon edhe krijimin e një baze prodhuese në Greqi, transferimin e teknologjisë dhe zhvillimin e kapaciteteve me mundësi eksporti.

Programi është pjesë qendrore e reformës ushtarake “Agjenda 2030”. Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, deklaroi se Greqia bëhet vendi i parë i Bashkimit Europian që zbaton një sistem të tillë të integruar mbrojtës.

Firmosja e marrëveshjes vjen pas gati tre vitesh negociatash ndërmjet Athinës dhe Tel Avivit. Kompanitë izraelite IAI, Rafael dhe ELTA Systems pritet të nisin menjëherë zbatimin e projekteve përbërëse të kupolës ajrore. /skyweb.al

Etiketat: greqiambrojtja ajroresistemt
Artikulli para

Skema Kombëtare 2026, shtyhet afati për fermerët: Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11 shtator

Artikulli pas

Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Aktualitet

Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

15 Tetor, 2026
Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!
Aktualitet

Rama i prerë: Nuk e jap dorëheqjen!

15 Tetor, 2026
Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!
Aktualitet

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…

Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon...

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton “Paqen Fiskale”, kur nis zbatimi

Nga SkyWeb
13 Janar, 2026
0

Presidenti i Republikës ka dekretuar ligjin për Paqen Fiskale, duke i hapur rrugë hyrjes së tij në fuqi pas botimit...

Lexo të plotë
TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

10 Shkurt, 2026
TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

28 Nëntor, 2025
Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

26 Shtator, 2026
Shqipëria në prag krize energjetike, KESH zbraz xhepat: Mbi 26 milionë euro blerje për një javë

Shqipëria në prag krize energjetike, KESH zbraz xhepat: Mbi 26 milionë euro blerje për një javë

1 Korrik, 2025

Të Fundit

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr