• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një borxh doganor nuk do të mund të prodhojë kamatëvonesa më të larta se vetë detyrimi i papaguar. Ky është një nga ndryshimet kryesore që sjell projektligji i ri për Kodin Doganor, i cili prek drejtpërdrejt bizneset importuese dhe eksportuese.

Sipas projektligjit, shuma maksimale e kamatëvonesës që mund të vendoset nga autoritetet doganore nuk duhet të kalojë vlerën e detyrimit të importit ose eksportit mbi të cilin ajo llogaritet.

Ministria e Financave argumenton në relacionin shoqërues se vendosja e këtij tavani synon të lehtësojë pagesën e borxhit për debitorët dhe t’i nxisë ata që të shlyejnë detyrimet doganore.

Megjithatë, kufiri i ri nuk do të zbatohet automatikisht për të gjitha detyrimet ekzistuese. Projektligji përcakton se rregulli do të vlejë për vendimet që autoritetet doganore marrin pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Rishikohen shkeljet dhe sanksionet

Paketa ligjore ndërhyn edhe në mënyrën se si klasifikohen dhe ndëshkohen shkeljet doganore.

Relacioni pranon se gjatë zbatimit të Kodit aktual janë evidentuar paqartësi, interpretime të ndryshme dhe qëndrime subjektive nga strukturat doganore apo audituesit.

Për këtë arsye, projektligji shfuqizon disa përcaktime që aktualisht gjenden në më shumë se një dispozitë, me qëllim shmangien e mbivendosjes dhe subjektivizmit në vendosjen e sanksioneve.

Ndryshon gjithashtu kriteri mbi të cilin vlerësohet një shkelje. Në vend të formulimit nëse shkelja “ka të bëjë me mallrat”, propozohet të përcaktohet nëse ajo sjell diferenca në pagesën e detyrimeve.

Kundërvajtjet e tjera do të ndahen më qartë në shkelje me efekt financiar dhe pa efekt financiar.

Kodi përcakton se sanksionet duhet të jenë efektive, proporcionale dhe dekurajuese. Ato mund të përfshijnë një pagesë monetare, por edhe revokimin, pezullimin ose ndryshimin e autorizimit doganor të subjektit.

Si shkelje të veçanta përfshihen edhe mosrieksportimi në afat i mallrave të futura përkohësisht dhe mosparaqitja në kohë e mallrave të vendosura në procedurën e transitit.

E drejta e ankimit edhe kur Dogana nuk përgjigjet

Projektligji riformulon edhe procedurën e ankimit ndaj vendimeve të autoriteteve doganore.

Çdo person ose biznes që preket drejtpërdrejt dhe individualisht nga një vendim doganor do të ketë të drejtë ta kundërshtojë atë.

Të drejtën e ankimit do ta ketë edhe subjekti që ka paraqitur një kërkesë pranë Doganave, por nuk ka marrë përgjigje brenda afatit ligjor.

Kur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është organi më i lartë administrativ, ankimi duhet të paraqitet brenda 15 ditëve nga njoftimi. Doganat duhet të vendosin për pranimin ose jo të tij brenda 30 ditëve.

Në rastet kur vendimi është marrë nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, subjekti mund t’i drejtohet gjykatës brenda 45 ditëve nga njoftimi ose nga përfundimi i afatit të shqyrtimit të kërkesës.

Për vendimet që shoqërohen me borxh ose sanksion doganor do të vazhdojnë të zbatohen procedurat e posaçme të parashikuara në Kod.

Garanci më të lehta për mallrat deri në 1 mijë euro

Projektligji parashikon lehtësi edhe për garancitë doganore. Autoritetet mund të heqin dorë nga kërkesa për garanci kur mallrat tregtare kanë vlerë deri në ekuivalentin e 1 mijë eurove ose peshë neto deri në 1 mijë kilogramë.

E njëjta mundësi parashikohet edhe për mallrat me natyrë jotregtare. Megjithatë, kjo nuk përbën përjashtim nga detyrimet doganore, por vetëm mundësi për të mos kërkuar depozitimin e garancisë.

Zgjerohet gjithashtu njohja e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar. Shqipëria do të mund t’ua njohë këtë status edhe operatorëve të vendosur jashtë territorit të saj, kur ekziston reciprociteti dhe një marrëveshje përkatëse ndërkombëtare.

Sipas relacionit, kjo masë synon lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e besueshmërisë së zinxhirit të furnizimit.

Ndryshon kursi për llogaritjen e detyrimeve

Për importuesit përcaktohet më qartë edhe kursi i këmbimit që do të përdoret për vlerën doganore të mallrave dhe llogaritjen e detyrimeve.

Kursi do të jetë ai i publikuar nga Banka e Shqipërisë të mërkurën e parafundit të çdo muaji dhe do të zbatohet gjatë gjithë muajit pasardhës.

Projektligji përmban 83 nene dhe synon përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me Kodin Doganor të Bashkimit Europian, digjitalizimin e procedurave dhe përgatitjen për aderimin në Konventën e Transitit të Përbashkët. /skyweb.al 

Etiketat: kodi doganor
Artikulli para

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini
Aviacion

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës
Ekonomi

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

21 Shtator, 2026
Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë
Ekonomi

Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë

21 Shtator, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n
Aktualitet

Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulëta se në 1990-n

Nga Editor
11 Shkurt, 2026
0

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen...

Lexo të plotë
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

“Korsi e shpejtë” për projektet e mëdha të energjisë: Status kombëtar dhe deri 42 muaj për lejet

2 Shtator, 2026
Pas turit në qarqe, Rama thërret ministrat dhe deputetët: Priten ndryshime në qeveri

Pas turit në qarqe, Rama thërret ministrat dhe deputetët: Priten ndryshime në qeveri

3 Shtator, 2026
AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit me avionët A220

Turistët nga vendet balltike mësyjnë në Shqipëri, airBaltic njofton dy linja direkte drejt Tiranës

11 Qershor, 2025
Cilit oligark po i shërben deputetja Zamira Sinaj përmes projektligjit të porteve turistike?

Cilit oligark po i shërben deputetja Zamira Sinaj përmes projektligjit të porteve turistike?

17 Shkurt, 2026

Të Fundit

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

21 Shtator, 2026
Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr