• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Negociata dhe… tregociata: Dilema apo teorema e procesit negociator me BE

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Shtator, 2026
në OP-ED
A A
0
Negociata dhe… tregociata: Dilema apo teorema e procesit negociator me BE
Share on FacebookShare on WhatsApp

Geron Kamberi

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nisi me një fjali dëshirore në fillim të viteve ‘90, e cila i ngjante më shumë një çlirimi psikologjik nga shumë vite izolimi me botën, e mishëruar në thirrjet e  lëvizjes studentore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Por në politikë gjithmonë pas vrullit poetik që ngjallin lëvizje të tilla, të cilat përmbysin sisteme, vjen faza e fjalive prozaike të mënyrës dëftore, e cila të tregon se për të arritur te dëshirat nuk mjafton entuziazmi i revolucioneve.

Pas një periudhe gati 40-vjeçare që prej përmbysjes së regjimit komunist në Shqipëri, vendi ende ndodhet në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndoshta optimistët e pas viteve ‘90 që besonin se anëtarësimi mund të ndodhte më shpejt, duhet t’i rikthehen thënies së dikurshme se “pesimistët janë optimistë të informuar”. Prej vitit ‘90, shpejtësitë e ndryshme të zgjerimit të BE-së brenda Ballkanit Perëndimor dhe “parimi i kushtëzimit” që përshkon procesin e integrimit kanë ushtruar të gjithë peshën e tyre mbi këtë rrugëtim të Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Ndërkohë objektivi strategjik i Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësim brenda fund vitit 2027 dhe ratifikimin e Traktatit të Anëtarësimit me BE brenda vitit 2030, janë shndërruar në gurë kilometrikë drejt së cilës duket se po vrapon çdo fjali dhe iniciativë politikëbërëse e ligjbërëse në vend.

Duhet theksuar se politika e zgjerimit të BE drejt vendeve jo-anëtare, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor (BP) tashmë është shndërruar një ndër instrumentet e politikës së jashtme të Bashkimit Europian ku terma të tillë akademikë të teoricienëve të marrëdhënieve ndërkombëtare si “fuqia e butë” (soft power) po përpiqen të argumentojnë suksesin e këtij instrumenti.

Mënyra sesi BE e shpreh interesin politik e teknik për t’u zgjeruar me vende të reja tashmë është e përcaktuar në Nenin 49 të Traktatit për Funksionimin e BE (Traktati i Lisbonës 2009) ku theksohet se “anëtarësimi në BE është i hapur për çdo shtet europian që respekton vlerat e përkufizuara” në Nenin 2 “respekti për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit, dhe respektin për të drejtat e njeriut përfshirë të drejtat e minoriteve”.

Në vetvete ky nen nënkupton një proces negociator ku secili vend kandidat i duhet të provojë se mund të kalojë “purgatorin” e Nenit 2 për të merituar anëtarësimin.

Zgjerimi i Bashkimit Europian me vende të reja anëtare është konsideruar si proces i përmbushjes së kritereve teknike që kanë hyrë në fjalorin e gjerë të termave të BE si epitoma të lidhura me emrat e qytete apo kryeqyteteve të Europës ku janë zhvilluar Samitetet e krerëve të shteteve të BE.

Emërtime të tilla si Kriteret e Shengenit (24 mars 1985), Mastrihtit (7 shkurt 1992), Kopenhagenit (22 qershor 1993), Madridit (16 dhjetor 1995) janë bërë kryefjalë e negociatave. Shpesh ato mund të ngjallin indiferencë mes njerëzve të zakonshëm, që procesin e zgjerimit e përjetojnë përmes rezultateve të “4 lirive” (liria e lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve dhe shërbime ), por ato në fakt janë “dhimbja e vërtetë e kokës” për politikanët dhe administratat publike të vendeve kandidate gjatë procesit të negociator me BE.

Ndër kriteret e para-anëtarësimit në BE veçohen ato të Kopenhagenit (1993) e Madridit (1995) që lidhen me plotësimin e elementëve politikë e administrativë si edhe kriteret e post-anëtarësimit ku përmenden ato të Shengenit (1985) e Mastrihtit (1992) që duhet të ndjekin shtetet e porsanëtarësuara për t’u bërë pjesë e Zonës Euro apo Zonës Shengen.

Si rrjedhojë, procesi i anëtarësimit në BE ngjan me një “maratonë kriteresh” përmes të cilave vetëpërsoset çdo hap i tregut të brendshëm që është shtylla kurrizore e këtij gjiganti ekonomik me një treg prej 448,4 milionë banorësh e PBB vjetore prej 15.8 trilionë dollarësh. Termi negociatë e përmbush shumë mirë kuptimin e tij të dyfishtë etimologjik si “punë” dhe “komunikim”. Fjala negociatë u përhap në gjuhët e tjera përmes anglishtes së mesjetës, në fillim të shekullit të XV, në formën negotiacioun. Në atë kohë, kjo fjalë nënkuptonte “ndërveprim me njerëzit” ose “të bësh biznes”.

Kuptimi u zgjerua në latinisht dhe më vonë në anglisht nga shek XVI, duke kaluar nga kuptimi i thjeshtë “të bësh biznes” në “komunikim aktiv për të arritur një marrëveshjeje të ndërsjellë” ose negocim. Më 21-22 qershor 1993 me Samitin e Kopenhagenit, BE do të përuronte për herë të parë “politikën e zgjerimit” drejt vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL) që sapo kishin dalë nga regjimi komunist përmes atyre që do të hynin në terminologjinë negociatore si “kriteret politike e ekonomike të Kopenhagenit”. Ato do të përbënin bazën negociatave për anëtarësim  mes zyrtarëve të Komisionit Europian dhe përfaqësuesve të këtyre vendeve.

Grupet negociatore të vendeve si Çekia, Sllovakia, Hungaria, Polonia, Estonia, Lituania, Letonia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania u përballën me “malin” prej  afërsisht  100.000 direktivash dhe rregulloresh që mbulonin 35 kapitujt e negociatave, të cilat përfshinin çështje që nga lëvizja e lirë e mallrave deri te politikat e peshkimit.

Padurimi për t’u bërë vend anëtar dhe trashëgimia  historike e disa prej tyre e bëri procesin negociator më të përshpejtuar.

Prej 31 marsit 1998, kur këto vende filluan negocitatat për anëtarësim dhe deri në 1 mars 2004, kur ato u bënë anëtarë të BE me të drejta të plota, ishte një periudhë 6-vjeçare ku negociatat  ishin nën presionin e kërkesave për të arritur standardet që parashikonin acquis communitaire. Në këtë afat, negocimi u përzje gjithashtu me dëshirën gjeopolitike për t’i shtrirë kufijtë e jashtëm të BE drejt pjesës qendrore dhe lindore të kontinentit europian,  ndërsa  politika e zgjerimit ishte shndërruar tashmë në shtyllën e Politikës së Jashtme të Përbashkët e të Sigurisë.

Megjithatë Bullgaria e Rumania përjetuan ndjesinë se kishin ende shumë për të bërë dhe procesi i tyre negociator me BE për herë të parë u përball me raportin e dyfishtë “negociata dhe tregociata”, ndërsa pranimi i tyre u bë 3 vjet më vonë, më 1 janar 2007. Nga ana tjetër kjo “shtyrje” u bashkëshoqërua me Mekanizmin e Bashkëpunimit dhe  Verifikimit (Cooperation and Verification Mechanisma-CVM) që parashikoi një periudhë kalimtare “tregociatash”  prej më shumë se 16 vitesh për të dy vendet , që vazhdoi deri më 15 dhjetor 2023.

Përgjatë kësaj periudhe Bullgaria e Rumania duhet t’i “tregonin” BE se çfarë rezultatesh kishin arritur pas anëtarësimit në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit ndërsa Bullgaria duhet të “tregonte” masat dhe përpjekjet për luftën kundër krimit të  organizuar. Vendosja e gjashtë piketave specifike (benchmarks) për Bullgarinë dhe katër për Rumaninë, u lidhën  me  pavarësinë dhe efikasitetin e pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe agjencitë kundër korrupsionit.

Siç duket tashmë BE kishte kuptuar se faza post-negociatore  për disa vende vazhdonte edhe pas anëtarësimit të tyre. Kalimi nga “negociata” në “tregociata” nuk ishte metaforik por dëshmi e historisë së ngjarjeve që pasuan, lidhur me sjelljen e vendeve të anëtarësuara. Këtë e dëshmon fakti se prej 16 dhjetorit 2020 botohet Raporti i BE-së për Sundimin e Ligjit (The EU Rule of Law Report) që përfaqëson  një cikël vjetor monitorimi i Komisionit Europian, që vlerëson zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Raporti ishte rrjedhojë e miratimit të Rregullores lidhur me kushtëzimin e sundimit të ligjit (The Rule of Law Conditionality Regulation (EU, Euratom) 2020/2092 një akt ligjor i BE i cili i mundëson Komisionit Europian të marrë masa – përfshirë pezullimin e pagesave të fondeve nga buxheti i BE-së – ndaj shteteve anëtare që shkelin parimet e sundimit të ligjit të përcaktuara në Nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Europian.

Origjina e kësaj qasje në formë “tregociate” për vendet anëtare pasi kishte përfunduar procesi i anëtarësimit ishte rrjedhojë e shenjave të degradimit të demokracisë në Poloni dhe Hungari që u shndërrua në një shqetësim madhor për BE që prej vitit 2010, gati 6 vjet pasi këto vende ishin anëtarësuar. Në dhjetor të vitit 2017, Komisioni Evropian nisi procedurat e pezullimit Polonisë sipas Nenit 7 të Traktatit të Lisbonës (2009) ndaj, ndërsa në shtator të vitit 2018, Parlamenti europian ndërmori të njëjtin hap ndaj Hungarisë.

Megjithatë, procedurat ngecën pasi pezullimi i një shteti anëtar sipas Nenit 7 kërkonte unanimitet, çka ishte e pamundur të arrihej, prandaj Komisioni Europian propozoi lidhjen e disbursimeve nga buxheti i Bashkimit Evropian me respektimin e standardeve të sundimit të ligjit, përmes një rregulloreje.

Përkundrejt këtij rrugëtimi të negociatave dhe tregociatave me ish vendet komuniste të Europës Qendore dhe Lindore (Çekia, Sllovakia Hungaria, Polonia, Estonia, Lituania, Letonia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania) procesi i zgjerimit të BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor kaloi fillimisht nga parimi i qasjes rajonale (regional approach) për t’u përqendruar më pas te parimi i rrobaqepësit (tailor made approach).

Në Deklaratën e Samitit të Selanikut të 21 qershorit 2003, për herë të parë BE deklaroi se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë ishte në Bashkimin Europian duke përuruar në këtë mënyrën fillimin e një rrugëtimi të gjatë e sfidues drejt anëtarësimit që vazhdon prej 23 vitesh! Kjo qasje e përfshiu rajonin në mënyrë të natyrshme brenda konceptit të`shpejtësive të ndryshme të zgjerimit megjithëse parimi i negociatave mbeti i njëjtë.

Një karakteristikë e tillë është e dukshme mes vendeve si Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje&Hercegovina, ashtu siç e tregon edhe historia e tyre në këtë drejtim. Nga ana tjetër, politika e kushtëzimit që qëndron në bazë të procesit të integrimit europian gjatë viteve të fundit e ka shtyrë veçanërisht Shqipërinë drejt përshtatjeve të kushtetutës së saj për t’iu përgjigjur disa sfidave të brendshme.

Një nga tiparet më të dukshme të kësaj qasje u vërejt gjatë ndryshimit të kushtetutës për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri si një përpjekje për të përfituar nga fuqia e butë transformuese e BE, në lidhje me një prej pushteteve më të rëndësishme të sistemit të demokracisë liberale.

Që prej 1 korrikut 2013, kur Kroacia ishte vendi i vetëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që u anëtarësua në BE, ajo mbeti i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që përfundoi në kohën më të shkurtër të mundshme këtë proces. Periudha 6-vjeçare prej 4 tetorit 2005 deri në 12 dhjetor 2011 dëshmoi se Kroacia do të ishte vendi i fundit që do të përmbyllte negociatat brenda afatit klasik 6-vjeçar të “bing bangut” të anëtarësimit të vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Pas anëtarësimit të Kroacisë, Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Europian e 12 tetor 2011 nxiti “qasjen themelore” (fundamental approach) që nënkuptonte se negociatat e ardhshme me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të ishin më shumë “tregociata” për këto vende ku iu duhej të tregonin se çfarë kishin bërë dhe po bënin  lidhur me sundimin e  ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes demokratike që në fazat e hershme të procesit.

Kjo metodologji lindi nga përvojat e mëparshme të zgjerimit siç ishte pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë, në vitin 2007, duke synuar të parandalonte mangësitë strukturore dhe ato të qeverisjes pas anëtarësimit, përmes zbatimit të detyrueshëm dhe rigoroz të kritereve që në fazat fillestare.

Komisioni Europian vendosi që kapitujt kryesorë që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, siç ishin Kapitulli 23 dhe Kapitulli 24, duhet të trajtoheshin që në fazat e hershme të negociatave për anëtarësim dhe si rrjedhojë vendet kandidate duhej të tregonin rezultate të prekshme në pavarësinë e gjyqësorit, masat kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar para se të mbyllnin ose të avanconin nëpër fazat e negociatave.

Një theks i veçantë iu vu mbrojtjes së lirisë së shprehjes, pavarësisë medias dhe forcimin e reformave të administratës publike. Mali i Zi prej fillimit të negociatave më 29 qershor 2012 dhe Serbia më 21 janar 2014 kanë dëshmuar se tashmë BE e ka dyfishuar këtë periudhë me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor krahasuar me ato të vendeve të vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke u dhënë më shumë kohë “tregociatave” për të vërtetuar gatishmërinë e seriozitetin e tyre për të qenë anëtar.

Megjithëse popullsia e këtyre 6 vendeve të BP (17,900,418 banorë) është më e vogël se vetëm e Rumanisë, njërit prej 10 vendeve të EQL që u anëtarësuan në 2004, tashmë kohëzgjatja e negociatave me vendet që vijnë nga Ballkani nuk është më dilemë, por teoremë që kërkon të vërtetojë se vetëm duke “treguar” çfarë janë në gjendje të bëjnë gjatë fazës së negociatave ata mund ta meritojnë anëtarësimin.

Nga ana tjetër BE-ja, më 28 prill 2018, miratoi një strategji të re zgjerimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke hartuar iniciativën e saj për sundimin e ligjit, si dhe ofroi një kuadër kohor për Serbinë dhe Malin e Zi për t’u bashkuar mundësisht Bashkimit Europian deri në vitin 2025, por pa harruar të përshkruante hapat e ardhshëm për anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje&Hercegovinës dhe Kosovës.

Edhe pse BE-ja i dha dritën jeshile hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ajo paraqiti gjithashtu edhe një metodologji të re lidhur me “negociatat për anëtarësim” që do të përfshinte tashmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të dhëna të përgjithshme për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

NrEmri i VenditPopullsia SipërfaqjaGDP GDP/per kapita
 Vendet e  BP=6    
1Bosnje&Hercegovina3,475,00051,129 km223 miliardë $  7,078 $
2Kosova1,935,25919,887 km2 8.5 miliard $  4,649 $
3Mali i  Zi   620,73913,812 km2 5 miliardë  $  7,688 $
4Maqedonia e Veriut1,836,71325,713 km212 miliardë $  6,143 $
5Serbia7,186,76288.361km265 miliardë $  9,560$
6Shqipëria2,845,95528,748 km216 miliardë $  5,847 $
 Vendet e BP=617,900,418227,750km2139.5miliardë $6,712 $
 Vendet e BE=27447,007,5964,233,462 km2  17 trilion$40,995$

Ndërkohë, Strategjia e re e zgjerimit e miratuar nga Komisioni i BE-së në 24 mars 2020 me propozimin e presidentit francez Macron, shënoi një ndryshim domethënës duke vendosur parimin e negociatave mbi bazën e “Grupkapitujve të ndarë në 6 fusha tematike. Nga mënyra sesi është ndërtuar ajo është mbështetur më shumë në “tregociata” sesa “negociata” kur për të kaluar nga një grup kapitull çdo vend kandidat duhet të “tregojë” se çfarë ka bërë në  Grupkapitullin e parë.

Tashmë ajo konsiderohet si një gur themeli i politikës së zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, së bashku kornizën e re të negociatave për anëtarësimit që është përqendruar te qasja “kapitujt themelorë të parët”`(Kapitulli 5: Prokurimi Publik; Kapitulli 18: Statistikat; Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat themelore; Kapitulli 24: Drejtësia, Liria, Siguria; Kapitulli 32: Kontrolli Financiar; Kriteri  Ekonomik).

Shqipëria ka përjetuar një maratonë të vërtetë për të mbërritur deri te momenti ku filloi zyrtarisht të negocionte me Bashkimin Europian teksa i duhej të priste 10 vjet nga 24 qershori 2014 deri në 15 tetor 2024, kur filloi negociatat me hapjen e Grupkapitullit I: Themeloret, që simbolikisht përmes emrit përfaqëson themelin e negociatave me BE. Megjithatë në këtë periudhë gati 10-vjeçare për Shqipërinë ka rënduar më shumë pesha e “ tregociatave” ku veçanërisht një sërë parakushtesh kanë shoqëruar të gjithë procesin deri kur u hapën zyrtarisht negociatat me Grupkapitullin.

Nga 24 qershori 2014, Shqipëria u përball me sfidën për t’i “treguar” Komisionit Europian e vendeve anëtare të BE se e kishte marrë seriozisht luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, diçka që BE kishte vendosur të mos ia linte dëshirave e vullnetit të shteteve të porsaanëtarësuara por kërkonte një “higjienë negociatore” përmes rezultateve përkundër asaj që e kishte përkufizuar në Progres Raportin për Shqipërinë si krijimi i një “kulture të pandëshkueshmërisë”. Tashmë reforma në drejtësi ka përmbushur vitin e dhjetë të zbatimit të saj është shndërruar në “vajin” që shpesh përpiqet të çlirojë nga ngërçi mekanizmat e procesit negociator mes Shqipërisë dhe BE duke “treguar” rezultatet.

Një rastësi gjeopolitike si sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, më 24 shkurt 2022, u duk se vërtetoi atë thënien se “rasti është mbret i botës” teksa BE nisi të përshpejtojë procesin e zgjerimit duke vendosur afate anëtarësimi për vendet e Ballkanit, që deri më parë mezi shqiptoheshin. Tashmë Mali i Zi ka prodhuar sloganin “2028 në 2028” duke besuar se do të jetë shteti i 28-të i BE që do të anëtarësohet në 2028 pasi të jetë ratifikuar Traktati i Anëtarësimit.

Ndërsa Shqipëria ka përcaktuar vitin 2030 si stacionin e fundit ku beson se do të ndalë procesi gati 40-vjeçar i ëndrrës europiane që nisi pas viteve ‘90. Megjithatë “diktatura e paparashikueshmërisë” së ngjarjeve brenda skenës politike në Shqipëri dhe asaj të BE duket sikur lë njëfarë fryme pezull por deri tani Shqipëria përmes “negociatave” dhe “tregociatave” po përpiqet që brenda vitit 2027 ta përmbyllë procesin negociator për të 6 grupkapitujt.

Gjithsesi rasti i politikës së zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor dhe procesi negociator që ka ndjekur me secilën nga këto vende përfshirë Shqipërinë ka qenë një çerekshekull plot sfida e të papritura. Nëse do të përdornim një krahasim gastronomik, negociatat me BE në përgjithësi i ngjajnë një menyje fikse ku vendi kandidat përzgjedh vetëm” kohën kur do të hajë një ushqim të caktuar”.

Ndërsa qasja e përforcuar e “tregociatave” ka qenë një garanci shtesë për të treguar se çdo vend ka “stomakun e duhur” për të përthithur dhe tretur një ushqim institucional dhe administrativ që sa vjen e shtohet pas fazës së anëtarësimit. Prandaj BE-ja këtë qasje duket se e ka shndërruar në një teoremë me të cilën shpreson të zgjidhë ekuacionet e anëtarësimeve të reja në të ardhmen.

Ky artikull botohet në kuadrin e një serie artikujsh me temë “Media dhe Integrimi evropian”  të  Institutit Shqiptar të Medias.


Artikulli para

Gratë shqiptare janë më të arsimuara se burrat, por paguhen më pak

Artikulli pas

Turkish Airlines zgjeron flotën me 150 avionë të rinj Boeing 737 MAX

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian
OP-ED

Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian

14 Shtator, 2026
Shefi i Anthropic, Dario Amodei: Pse duhet të kontrollojmë tani ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale ose rrezikojmë katastrofën
Kryesore

Shefi i Anthropic, Dario Amodei: Pse duhet të kontrollojmë tani ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale ose rrezikojmë katastrofën

13 Shtator, 2026
Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
OP-ED

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

21 Gusht, 2026
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini
OP-ED

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

21 Gusht, 2026
Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?
Kryesore

Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?

21 Gusht, 2026
Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
OP-ED

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
Turkish Airlines zgjeron flotën me 150 avionë të rinj Boeing 737 MAX

Turkish Airlines zgjeron flotën me 150 avionë të rinj Boeing 737 MAX

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet
Aktualitet

LIGJI I RI/ Shkrihen IMT-të, riformatohet IKMT-ja duke marrë mjedisin dhe pyjet

Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
0

Projektligji i ri për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Brendshme, shënon një...

Lexo të plotë
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, s’do të mbetet peng i konfliktit brenda kompanisë

20 Qershor, 2026
Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan, fton Atin e Shenjtë për vizitë në Shqipëri

26 Maj, 2026
Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

7 Shtator, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Rritje e fortë e Airbnb në Shqipëri, gati 23 mijë prona aktive

12 Mars, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH-it

24 Shtator, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Prona mund të përdoret si kolateral edhe pa provë nga regjistri publik, çfarë parashikon ligji i ri

24 Shtator, 2026
Italia rikthehet tek energjia bërthamore pas katër dekadash, reaktorët e parë synohen më 2035

Italia rikthehet tek energjia bërthamore pas katër dekadash, reaktorët e parë synohen më 2035

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr