Nga sediljet më të gjera dhe hapësira shtesë për këmbët, te ushqimi dhe shërbimi më i mirë, këto janë avantazhet që i veçojnë pesë kompanitë ajrore më të mira të klasin ekonomik sipas Skytrax, shkruan BBC.
Një centimetër shtesë në gjerësinë e sediljes, pak më shumë hapësirë mes rreshtave, një mbështetëse koke e dizajnuar më mirë, apo edhe një vend i veçantë ku mund të vendosni pijen, mund të bëjnë një ndryshim të habitshëm pas tetë orësh fluturimi në klasën ekonomike.
Dhe kur të udhëtosh në pjesën e pasme të avionit mund të nënkuptojë sedilje të ngushta, ushqim mesatar dhe orë të tëra duke u përpjekur të gjesh një pozicion të rehatshëm, kompanitë ajrore që i kushtojnë rëndësi gjërave bazë mund të krijojnë një përvojë krejtësisht tjetër.
Në World Airline Awards 2026 të Skytrax, Singapore Airlines është shpallur kompania ajrore më e mirë në botë për klasin ekonomik, e ndjekur nga Cathay Pacific, Qatar Airways, EVA Air dhe ANA All Nippon Airways. Çmimet bazohen në sondazhin vjetor të kënaqësisë së pasagjerëve të Skytrax, në të cilin udhëtarët vlerësojnë kompanitë ajrore për aspekte të ndryshme të përvojës në aeroport dhe gjatë fluturimit.
10 kompanitë ajrore më të mira për klasin ekonomik sipas Skytrax për vitin 2026
Singapore Airlines
Cathay Pacific Airways
Qatar Airways
EVA Air
ANA All Nippon Airways
Japan Airlines
Hainan Airlines
Turkish Airlines
STARLUX Airlines
Delta Air Lines
“Në klasin ekonomik, çdo centimetër dhe çdo detaj i vogël ka rëndësi”, thotë Gary Leff, themeluesi i faqes së udhëtimeve View from the Wing. Hapësira është gjëja më e kushtueshme në një avion, shpjegon ai, por disa kompani ajrore i kushtojnë më shumë hapësirë dhe më shumë vëmendje pasagjerëve të klasit ekonomike. /skyweb.al
















