• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Aeroporti i Malpensas merr emrin “Silvio Berlusconi”, nuk mungojnë kritikat

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Shtator, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Aeroporti i Malpensas merr emrin “Silvio Berlusconi”, nuk mungojnë kritikat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aeroporti i Malpensës në Itali është emëruar zyrtarisht “Silvio Berlusconi”, në nderim të ish-kryeministrit italian dhe themeluesit të Mediaset.

Ceremonia e inaugurimit të emrit të ri u zhvillua të premten në mëngjes, në aeroportin që ndodhet në provincën e Vareses, në prani të familjarëve të Berlusconit dhe figurave të larta politike e institucionale.

Në ceremoni mori pjesë vajza e tij, Marina Berlusconi, e cila u shpreh e emocionuar dhe krenare që aeroporti, që pret çdo ditë mijëra udhëtarë nga e gjithë bota, do të mbajë emrin e të atit.

Marina e përshkroi Berlusconin si një njeri që “gjithmonë kërkonte dialogun me të gjithë”.

Në emër të familjes foli edhe vëllai i tij, Paolo Berlusconi, i cili e cilësoi aeroportin si një portë drejt Evropës dhe botës.

Sipas tij, vendosja e emrit të Silvio Berlusconit është një mënyrë për të ruajtur kujtimin dhe trashëgiminë e tij.

“Sot Silvio nuk është më, por është më i gjallë se kurrë”, u shpreh Paolo Berlusconi, duke iu referuar rolit të ish-kryeministrit në biznes, sport, media dhe politikë.

Në ceremoninë zyrtare morën pjesë edhe presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, si dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini.

Salvini e cilësoi Berlusconin një nga sipërmarrësit më të mëdhenj në historinë politike italiane.

Ai argumentoi se emërtimi i aeroportit nuk përbën një akt partiak, por një njohje të rolit të Berlusconit në historinë e vendit.

Megjithatë, vendimi është shoqëruar edhe me polemika politike.

Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, nuk mori pjesë në ceremoni, pasi kishte kundërshtuar vendimin për emërtimin e aeroportit.

Sala deklaroi se prania e tij në ceremoni do të binte ndesh me qëndrimin që kishte mbajtur.

Salvini shprehu keqardhje për mungesën e kryebashkiakut të Milanos.

Reagim pati edhe nga Marta Fascina, ish-partnerja e Berlusconit dhe deputete e Forza Italia-s.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi se sa herë një udhëtar të niset nga aeroporti “Silvio Berlusconi” dhe të ngrihet në qiell, ish-kryeministri do të jetë aty për ta shoqëruar.

Fascina iu drejtua edhe kritikëve të Berlusconit, duke deklaruar se ata do të vazhdojnë të shohin madhështinë e tij.

Artikulli para

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Artikulli pas

Rama mburret me Diellën në OKB

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve
Aktualitet

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama mburret me Diellën në OKB

Rama mburret me Diellën në OKB

Të Përzgjedhura

Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta
Ekonomi

Ligji i ri, kur hiqet patenta përjetë për shoferët problematikë

Nga SkyWeb
6 Gusht, 2026
0

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj drejtuesve të mjeteve që kapen në mënyrë...

Lexo të plotë
Nga Australia në Londër dhe New York, ky është avioni Airbus që do t’i bjerë globit rreth e qark pa ndalesë

Nga Australia në Londër dhe New York, ky është avioni Airbus që do t’i bjerë globit rreth e qark pa ndalesë

12 Nëntor, 2025
“Express”: Shqipëria, vendi evropian “më i mirë se Maldivet”, vetëm tre orë larg nga Britania e Madhe

”Travel off Path”: Shqipëria në krye të pesë destinacioneve që duhet të vizitoni këtë verë

22 Maj, 2026
Negociatat për shkëmbime territoresh dhe trupa ushtarakë, zbardhet plani europian për Ukrainën

Negociatat për shkëmbime territoresh dhe trupa ushtarakë, zbardhet plani europian për Ukrainën

23 Nëntor, 2025
Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

23 Shkurt, 2026

Të Fundit

Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

Kapetanovic: krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i tyre, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

10 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr