• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama mburret me Diellën në OKB

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Shtator, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama mburret me Diellën në OKB

Poststempel 25.4.1927

Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mbajti të premten fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Fjala e kreut të qeverisë u përqendrua te Inteligjenca Artificiale, avantazhet që ajo sjell, por edhe te rreziqet që lidhen me keqpërdorimin e saj.

“Ne jemi një komb që po e jetojmë të ardhmen, të cilën shumë po e debatojnë. Kam një mesazh të thjeshtë dhe këtë ua detyrohemi të gjithë juve: rreziku më i madh nuk është se IA do të ndalojë njerëzimin, por se mund të bindë njerëzit e gabuar”, tha Rama.

Duke i lidhur zhvillimet teknologjike me Shqipërinë, kryeministri u mburr me krijimin e ministres virtuale Diella.

“Shqipëria u bë vendi i parë që solli ministren e parë me Inteligjencë Artificiale, Diellën. E bëmë për t’i bërë procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë ligjore të njeriut.

“Asnjë algoritëm nuk mban mandat. Pas çdo vendimi me ndikim publik duhet të mbetet një mandat ligjor”, tha kryeministri.

Duke folur për avantazhet e teknologjisë, Rama deklaroi se është Inteligjenca Artificiale ajo që duhet t’i shërbejë njerëzimit dhe jo e kundërta.

“Stimujt ekonomikë që rrethojnë IA-në shpërblejnë gjithmonë e më tepër zëvendësimin e përpjekjes njerëzore, në vend të zgjerimit të kapacitetit”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, përdorimi i pakontrolluar i teknologjisë mund t’i bëjë njerëzit më pak të aftë dhe të dobësojë përgjegjësinë njerëzore.

“Shkruaje kodin që të mos më duhet ta kuptoj, shkruaje raportin që të mos mendoj, bëj një gjykim dhe merr një vendim që të mos mbaj përgjegjësi”, tha Rama.

Ai paralajmëroi se një qytetërim që ia delegon dijen dhe gjykimin teknologjisë mund të përfundojë duke ia deleguar asaj edhe përgjegjësinë.

“Ne mund të ndërtojmë një IA që thjesht përgjigjet, në vend që qenia njerëzore të bëhet e varur prej saj”, deklaroi kryeministri.

Rama shtroi edhe disa pyetje mbi përgjegjësinë që duhet të mbetet te njeriu: “Çfarë mësoi qenia njerëzore? Kush e kuptoi vendimin? Kush mund ta kuptojë dhe të përgjigjet kur ai është i gabuar?”

Në fjalimin e tij, kryeministri nuk la jashtë vëmendjes as rreziqet që lidhen me keqpërdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Ai përmendi veçanërisht kërcënimin ndaj lirisë së shprehjes dhe përdorimin e teknologjisë si armë për shumëfishimin e informacionit të rremë.

“Kur gënjeshtra shumëfishohet miliarda herë, e vërteta nuk ka nevojë të censurohet. Ajo varroset”, tha Rama.

Artikulli para

Aeroporti i Malpensas merr emrin “Silvio Berlusconi”, nuk mungojnë kritikat

Artikulli pas

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve
Aktualitet

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët
Aktualitet

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni
Aktualitet

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

Të Përzgjedhura

E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse avionët ulen dhe ngrihen nga drejtime të ndryshme në Rinas?
Aviacion

E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse avionët ulen dhe ngrihen nga drejtime të ndryshme në Rinas?

Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
0

Nëse keni udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, me siguri keni vënë re se avionët nuk nisen dhe nuk zbresin...

Lexo të plotë
Vijon pasiguria në Gjirin e Hormuzit, çmimi naftës afrohet te 100/ fuçia

IEA paralajmëron krizë në tregun e naftës gjatë verës: Mund të hyjmë në zonën e kuqe në korrik ose gusht

23 Maj, 2026
Tarifat e Trump pritet të ndikojnë negativisht te vendet e punës në Europë, frikësohen kompanitë

Tarifat e Trump pritet të ndikojnë negativisht te vendet e punës në Europë, frikësohen kompanitë

13 Gusht, 2025
FOTO LAJM/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo EKSTAZË e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?!

FOTO LAJM/ Festë me balerina, ç’është gjithë kjo EKSTAZË e Blendi Gonxhes teksa Rama s’di ku të fusë kokën?!

27 Dhjetor, 2025
Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

27 Shtator, 2025

Të Fundit

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

10 Nëntor, 2026
Pesë mitet që shkaktojnë stres të panevojshëm te prindërit për gjumin e bebeve

Rënia e lindjeve nuk ndalet, arrijnë në minimumin historik në tremujorin e tretë të 2026

10 Nëntor, 2026
OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

OBSH: 9 milionë jetë në vit mund të shpëtohen duke përmirësuar cilësinë e ajrit

10 Nëntor, 2026
Mund të ndikojnë deri në humbjen e shikimit, FDA paralajmëron rrezik nga barnat për diabetin dhe dobësimin

Mund të ndikojnë deri në humbjen e shikimit, FDA paralajmëron rrezik nga barnat për diabetin dhe dobësimin

10 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr