• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

IEA paralajmëron krizë në tregun e naftës gjatë verës: Mund të hyjmë në zonën e kuqe në korrik ose gusht

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Vijon pasiguria në Gjirin e Hormuzit, çmimi naftës afrohet te 100/ fuçia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregu global i naftës mund të përballet me një krizë të re furnizimi gjatë muajve të verës, për shkak të rritjes së kërkesës për karburant, mungesës së eksporteve të reja nga Lindja e Mesme dhe pakësimit të rezervave.

Paralajmërimi është bërë nga kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, i cili tha se tregu mund të hyjë në “zonën e kuqe” në korrik ose gusht, nëse nuk ka përmirësim të situatës.

Sipas tij, kriza është shkaktuar nga lufta në Iran, sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit. Këto zhvillime kanë hequr nga tregu më shumë se 14 milionë fuçi naftë në ditë nga Lindja e Mesme, duke krijuar krizën më të madhe të furnizimit me naftë në histori.

Birol nuk dha detaje se çfarë do të nënkuptonte konkretisht “zona e kuqe”, por theksoi se masat e deritanishme nuk mjaftojnë për të zgjidhur krizën. Sipas tij, as teprica që ekzistonte në treg përpara luftës, as lirimi i koordinuar i 400 milionë fuçive nga rezervat strategjike të vendeve anëtare të IEA, nuk janë të mjaftueshme.

“Zgjidhja më e rëndësishme është hapja e plotë dhe pa kushte e Ngushticës së Hormuzit”, tha Birol.

Aktualisht, rezervat strategjike po hidhen në treg me një ritëm prej 2.5 deri në 3 milionë fuçi në ditë. Me këtë ritëm, sasia fillestare prej 400 milionë fuçish pritet të përfundojë në treg deri në fillim të gushtit, pikërisht në periudhën kur IEA paralajmëron rrezikun më të madh.

Birol shtoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë është e gatshme të koordinojë lirime të tjera rezervash, nëse situata përkeqësohet.

Rimëkëmbja e prodhimit dhe kapaciteteve të rafinimit në Lindjen e Mesme pritet të marrë kohë. Sipas Birol, situata ndryshon nga vendi në vend, por shqetësimi më i madh mbetet Iraku, i cili është goditur rëndë nga rënia e të ardhurave të naftës dhe nga mungesa e kapaciteteve të magazinimit.

Ai paralajmëroi se mbyllja e disa fushave të naftës në Irak mund ta bëjë më të vështirë rikthimin e prodhimit në nivelet e mëparshme.

Ndryshe nga Iraku, vende si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë mundësi financiare dhe teknologjike për ta përballuar më lehtë rimëkëmbjen.

Kriza e furnizimit vjen në një moment delikat për tregjet ndërkombëtare, pasi vera zakonisht sjell rritje të konsumit të karburanteve. Nëse furnizimi nuk normalizohet, presioni mbi çmimet e naftës dhe karburanteve mund të shtohet në muajt korrik dhe gusht. /skyweb.al

Artikulli para

Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion fiskal te agjencitë imobiliare

Artikulli pas

Hyrja në BE pritet të shtrenjtojë sigurimin e detyrueshëm të makinave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Aktualitet

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?
Ekonomi

Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?

14 Nëntor, 2026
Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken
Ekonomi

Ia hodhi SPAK-ut, por tenderi për Rezervuarin e Kurjanit mund t’a riktheje Majlinda Bufin nën akuzë: KLSH gozhdon kryebashkiaken

14 Nëntor, 2026
AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize
Ekonomi

AI kthehet në kërcënimin kryesor për sistemin financiar, FED ngre alarmin për rrezikun e një krize

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA

Hyrja në BE pritet të shtrenjtojë sigurimin e detyrueshëm të makinave

Të Përzgjedhura

Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion

Nga Editor
26 Qershor, 2026
0

Ryanair ka ndryshuar politikën e saj për uljen e familjeve, pasi autoriteti britanik i konkurrencës hapi një hetim mbi tarifat...

Lexo të plotë
Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!

Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!

2 Janar, 2025
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Inspektorati i Punës paralajmëron bizneset: Kujdes me pasaportën e të punësuarve!

27 Gusht, 2026
Sa e realizueshme është nisma Shqipëria CASH-less deri në 2030?

Sa e realizueshme është nisma Shqipëria CASH-less deri në 2030?

6 Tetor, 2025
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Bastet, qeveria nis pas dy vitesh miratimin e akteve nënligjore: Si do të jepen licencat sipas VKM-së së djeshme

27 Mars, 2026

Të Fundit

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

Vaksinë kundër kancerit! Moderna nis testimet, njerëzimi pranë revolucionit të madh

14 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

14 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr