• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 12 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sytë te celulari, shqiptarët “konsumuan” 2 miliardë GB internet në 2024

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Shqiptarët harxhojnë 4.5% të të ardhurave vjetore për komunikimin me celular
Share on FacebookShare on WhatsApp

Trafiku i internetit nga rrjetet fikse dhe celulare arriti vitin e kaluar volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt).

Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje të shpejtë në të dyja rrjetet.

Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB ose rreth 41% më shumë se viti 2023. Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.

Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit në për të aksesuar shërbimet e tyre, financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj.

Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit, ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband më shpejtësi dhe cilësi të lartë.

Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).

Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.

Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të

parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.

Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave).

Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.

Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare./monitor

Artikulli para

Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit

Artikulli pas

Testi i madh për turizmin shqiptar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BE shtyn sërish sistemin ETIAS, udhëtarët pa viza nuk do të paguajnë ende autorizimin e ri
Kryesore

BE shtyn sërish sistemin ETIAS, udhëtarët pa viza nuk do të paguajnë ende autorizimin e ri

12 Gusht, 2026
KESH vendos panele diellore mbi digën e Zadejës, nis licencimi për centralin 8.25 MW
Ekonomi

KESH vendos panele diellore mbi digën e Zadejës, nis licencimi për centralin 8.25 MW

12 Gusht, 2026
Prishja e godinave pa leje, Strasburgu vendos precedentin: Kush ka shkelur lejen nuk merr DËMSHPBËRBLIM edhe nëse është me HIPOTEKË
Ekonomi

Prishja e godinave pa leje, Strasburgu vendos precedentin: Kush ka shkelur lejen nuk merr DËMSHPBËRBLIM edhe nëse është me HIPOTEKË

12 Gusht, 2026
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari
Ekonomi

Pas Euros, “zhytet” dhe Dollari Amerikan, bie nën 80 Lekë

12 Gusht, 2026
Apple bën gati iPhone prej “xhami” për versionin 18 që del në shtator
Ekonomi

Apple bën gati iPhone prej “xhami” për versionin 18 që del në shtator

12 Gusht, 2026
PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari
Aktualitet

PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari

12 Gusht, 2026
Artikulli pas
Turizmi, Shqipëria heq vizat me 5 shtete

Testi i madh për turizmin shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

Ndërsa statistikat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se problemi i sotëm i Shqipërisë është, jo inflacioni i lartë, por...

Lexo të plotë
DOGANA/ Sa alkool, cigare dhe kafe lejohet të futen nga udhëtarët që hyjnë në Shqipëri

DOGANA/ Sa alkool, cigare dhe kafe lejohet të futen nga udhëtarët që hyjnë në Shqipëri

6 Gusht, 2025
Dua Lipa padit Samsung, kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim

Dua Lipa padit Samsung, kërkon 15 milionë dollarë dëmshpërblim

11 Maj, 2026
“Paqja fiskale”, bizneset i kanë shtetit 1.6 mld euro borxh

“Paqja fiskale”, bizneset i kanë shtetit 1.6 mld euro borxh

30 Prill, 2025
“Mos guxo të votosh…”, SPAK zbardh akuzat ndaj Majlinda Bufit: Si kërcënoi qytetarin dhe i dërgoi IMT-në në banesë

“Mos guxo të votosh…”, SPAK zbardh akuzat ndaj Majlinda Bufit: Si kërcënoi qytetarin dhe i dërgoi IMT-në në banesë

14 Nëntor, 2025

Të Fundit

Miliona njerëz përjetojnë errësimin e qiellit në eklipsin e parë të plotë në Evropë që nga viti 1999

Miliona njerëz përjetojnë errësimin e qiellit në eklipsin e parë të plotë në Evropë që nga viti 1999

12 Gusht, 2026
Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet Skerdi Dinaj, Olsen Sherifaj në kërkim

Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet Skerdi Dinaj, Olsen Sherifaj në kërkim

12 Gusht, 2026
Meta përballet me gjyqin amerikan: Akuzohet se Facebook dhe Instagram i ka bërë fëmijët të varur

Meta përballet me gjyqin amerikan: Akuzohet se Facebook dhe Instagram i ka bërë fëmijët të varur

12 Gusht, 2026
Thatësira nxjerr nga Danubi eshtrat dy ushtarëve gjermanë pas 80 vitesh

Thatësira nxjerr nga Danubi eshtrat dy ushtarëve gjermanë pas 80 vitesh

12 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr