Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur sot në Pallatin e Brigadave me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e akuzuar për dhënien e informacioneve sekrete Ergys Agasit.
Në fokus të mbledhjes janë siguria kombëtare, mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe masat për garantimin e sigurisë së institucioneve shtetërore.
Në takim merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se Hyseni duhet të përballet individualisht me drejtësinë, por e ka cilësuar masën ndaj saj si ekstreme. Rama ka theksuar gjithashtu nevojën për garanci që hetimet penale të mos cenojnë sigurinë kombëtare dhe informacionin sekret.
Në mbledhje merr pjesë edhe drejtuesi i komanduar i SHISH-it, Elvis Lila, ndërsa drejtuesi i ri i institucionit pritet të përzgjidhet në konsultim mes Ramës dhe Begajt. /skyweb.al
















