Targat e personalizuara të automjeteve do të ofrohen për herë të parë përmes ankandit elektronik në Shqipëri.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur regjistrimet në platformën online, ndërsa ankandi i parë përfshin gjashtë kombinime të veçanta:
Q888Q | L0ND0N | QU33N | K0S0VA | 7777 | M0N3Y
Regjistrimi për pjesëmarrje është hapur më 1 tetor 2026, në orën 10:00, dhe do të vijojë deri më 26 tetor, në orën 23:59.
Ofertimi për targat do të nisë më 29 tetor, në orën 10:00, dhe do të mbyllet më 5 nëntor 2026, po në orën 10:00.
Të interesuarit duhet të regjistrohen në platformën ankandi.dpshtrr.al, të aplikojnë për pjesëmarrje dhe të zgjedhin targën për të cilën dëshirojnë të konkurrojnë.
Platforma u mundëson pjesëmarrësve të vendosin paraprakisht shumën maksimale që janë të gatshëm të paguajnë.
Pas përcaktimit të këtij kufiri, sistemi mund të vijojë automatikisht ofertimin në emër të tyre, pa e tejkaluar buxhetin e vendosur.
Fituesi i secilit kombinim do të përcaktohet pas mbylljes së ankandit elektronik, sipas ofertës më të lartë të paraqitur. /skyweb.al
















