• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kufiri 5 000 euro, transferta për 10 sekonda: Sistemi i ri i pagesave në Shqipëri nis në nëntor

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transferta bankare të menjëhershme deri në 500 mijë lekë ose 5 mijë euro për çdo pagesë. Paratë pritet të kalojnë nga llogaria e dërguesit te ajo e përfituesit brenda një intervali maksimal prej 10 sekondash.

Kufiri prej 500 mijë lekësh ose 5 mijë eurosh nuk lidhet me gjendjen e llogarisë dhe as me shumën totale që një klient mund të mbajë në bankë. Ai është tavani për një transfertë të vetme nëpërmjet sistemit “TIPS Clone Albania”. Pagesat mbi këtë shumë do të duhet të kryhen përmes sistemeve të tjera bankare.

Banka e Shqipërisë synon ta vendosë sistemin në funksion gjatë nëntorit 2026 dhe, më së voni, deri në fund të muajit. Projekti po zbatohet në bashkëpunim me Bankën e Italisë, Bankën Qendrore Europiane dhe bankat shqiptare.

Sistemi do të funksionojë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë dhe gjatë gjithë vitit. Një transfertë e bërë në mbrëmje, të dielën apo gjatë një feste zyrtare do të përpunohet njësoj si gjatë orarit bankar.

Qytetari do ta japë urdhrin përmes bankës ose institucionit ku ka llogarinë. Sistemi kontrollon disponueshmërinë e fondeve dhe, nëse pagesa pranohet, shuma kalon menjëherë në llogarinë e përfituesit.

Pagesat do të mund të kryhen në lekë dhe euro, si ndërmjet individëve, ashtu edhe nga qytetarët drejt bizneseve për blerjen e mallrave apo shërbimeve.

Përpara autorizimit, paguesi do të informohet nëse emri dhe të dhënat e vendosura përputhen me llogarinë e përfituesit. Ky verifikim synon të ulë rrezikun e dërgimit të parave te personi ose subjekti i gabuar.

“TIPS Clone” nuk është një platformë vetëm shqiptare. Sistemi rajonal, i zhvilluar nga Banka e Italisë, nisi funksionimin më 20 korrik me Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet t’i bashkohen në nëntor.

Platforma është ndërtuar mbi teknologjinë e sistemit europian TIPS, por fillimisht do të funksionojë si një infrastrukturë e pavarur. Lidhja e drejtpërdrejtë me sistemin e pagesave të menjëhershme të Eurozonës parashikohet në një fazë të mëvonshme.

Sistemi i ri ndryshon edhe nga SEPA. Kjo e fundit standardizon dhe ul kostot e transfertave në euro, ndërsa “TIPS Clone” mundëson shlyerjen e pagesës në kohë reale.

Banka e Shqipërisë vlerëson se përhapja e pagesave elektronike mund t’i kursejë sistemit financiar deri në 35 miliardë lekë dhe ekonomisë në tërësi deri në 38 miliardë lekë në vit.

Projektrregullorja krijon edhe bazën për pagesat pranë tregtarëve, por nuk e përcakton QR-në si mënyrë të detyrueshme. Forma konkrete e nisjes së pagesës do të varet nga shërbimet që do të ofrojnë bankat dhe institucionet e pagesave.

Ende nuk janë publikuar tarifat përfundimtare për klientët, lista e plotë e institucioneve pjesëmarrëse dhe data e saktë e aktivizimit të sistemit. /skyweb.al

Etiketat: pagesatsistemi
Artikulli para

Kodi i ri Penal, bizneset nën hetim do të përjashtohen nga kontratat publike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit
Ekonomi

Kodi i ri Penal, bizneset nën hetim do të përjashtohen nga kontratat publike

3 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive
Ekonomi

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb
Aktualitet

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA
Ekonomi

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

Nga SkyWeb
5 Shtator, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në 245-vjetorin e themelimit të Teqesë së Frashërit. Përpara besimtarëve bektashinj, të...

Lexo të plotë
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Korea “përmbyt” tregun e automjeteve në Shqipëri, u regjistruan mbi 66 000 makina të reja në 8 muaj

12 Shtator, 2025
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

13 Qershor, 2025
Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

Sekreti i rënies së flokëve në dimër që shumica e neglizhojnë

24 Shkurt, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

25 Janar, 2026

Të Fundit

LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

Kufiri 5 000 euro, transferta për 10 sekonda: Sistemi i ri i pagesave në Shqipëri nis në nëntor

3 Tetor, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

Kodi i ri Penal, bizneset nën hetim do të përjashtohen nga kontratat publike

3 Tetor, 2026
REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

3 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr