• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Paketimet e pijeve po bëhen gjithnjë e më të vogla, ndërsa çmimet jo domosdoshmërisht ulen. Nga lëngjet e frutave te pijet energjike dhe koktejet, kompanitë po ndryshojnë strategjinë e shitjes, duke nxjerrë në treg produkte në përmasa gjithnjë e më të vogla.

Sipas një analize të publikuar nga Food Navigator, pas këtij trendi qëndron ndryshimi i zakoneve të konsumatorëve, por edhe mundësia e kompanive për të shitur produkte me vlerë më të lartë për njësi.

Një nga kategoritë që po rritet më shpejt është ajo e pijeve të vogla të përqendruara, të njohura si wellness shots, të cilat përmbajnë vitamina, xhenxhefil, shafran indie, probiotikë dhe përbërës të tjerë që promovohen për përfitimet e tyre shëndetësore.

Sipas kompanisë kërkimore Dataintelo, tregu global i këtyre pijeve në paketime individuale prej 30 deri në 100 mililitra vlerësohej në rreth 2 miliardë euro në vitin 2025 dhe pritet të kalojë 3 miliardë euro deri në vitin 2034.

Ekspertët shpjegojnë se konsumatorët po preferojnë produkte që mund të konsumohen menjëherë, pa përgatitje dhe pa pasur nevojë të mbajnë me vete shishe të mëdha.

Për kompanitë, paketimet e vogla krijojnë gjithashtu mundësinë për t’i pozicionuar produktet si premium, duke përfituar çmime relativisht më të larta për çdo litër të shitur.

Trendi po përhapet edhe te pijet alkoolike. Sipas raportit Bacardi Cocktail Trends 2026, konsumatorët po kërkojnë sasi më të vogla, por përvoja më cilësore.

Në treg po shtohen koktejet e gatshme në paketime prej 100 deri në 125 mililitra, të cilat mund të konsumohen në shtëpi apo gjatë aktiviteteve sociale.

Madje, edhe disa bare në Britaninë e Madhe dhe SHBA kanë nisur të ofrojnë versione më të vogla të koktejeve tradicionale.

Përveç kontrollit të sasisë së konsumuar, një avantazh tjetër është se pijet më të vogla konsumohen më shpejt dhe nuk arrijnë të ngrohen përpara se të përfundojnë.

Megjithatë, paketimet më të vogla kanë edhe një aspekt ekonomik për konsumatorët: çmimi për litër mund të rezultojë më i lartë se ai i produkteve në paketime tradicionale.

Kështu, ajo që për kompanitë është një strategji e re marketingu dhe shitjeje, për konsumatorët mund të nënkuptojë më pak produkt për paratë e shpenzuara.

Artikulli para

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

Artikulli pas

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë
Ekonomi

Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë

16 Tetor, 2026
Sa para u mbeten familjeve europiane pas pagesës së qirasë? Ku janë më të shtrenjtat
Ekonomi

Sa para u mbeten familjeve europiane pas pagesës së qirasë? Ku janë më të shtrenjtat

16 Tetor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Tirana në kaos prej tri ditësh, por Leku vazhdon të forcohet ndaj Euros!

16 Tetor, 2026
Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”
Ekonomi

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

Të Përzgjedhura

Kondicioneri shpëton çdo vit mbi 5 mijë amerikanë nga vdekja
Shëndet

Kondicioneri shpëton çdo vit mbi 5 mijë amerikanë nga vdekja

Nga Editor
1 Shtator, 2026
0

Kondicionerët në banesa parandalojnë më shumë se 5,000 vdekje të lidhura me temperaturat e larta çdo vit vetëm në Shtetet...

Lexo të plotë
Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme?

13 Tetor, 2026
Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

Sigal Pension rrëfen përmes një dokumentari bilancet e sukseseve të 20-vjetorit

26 Shkurt, 2026
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëmijët

Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëmijët

19 Mars, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Dikur parajsë, kostoja e lartë e jetesës largon edhe pensionistët italianë nga Shqipëria

7 Nëntor, 2025

Të Fundit

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, nga lufta kundër epidemive te mjekët e familjes

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, nga lufta kundër epidemive te mjekët e familjes

16 Tetor, 2026
Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr