• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë janë publikuar pamje dhe denoncime tronditëse për rrahjen e studentëve dhe adoleshentëve nga punonjës të policisë.

Shqetësim të veçantë kanë shkaktuar goditjet gjatë ndalimeve dhe arrestimeve, ku në pamjet e denoncuara kanë spikatur edhe efektivët e forcës së posaçme “Shqiponja”.

Mediat kanë raportuar pamje të rënda të rrahjeve gjatë arrestimeve nga “Shqiponjat”në rrugët e kryeqytetit.

Denoncimet për dhunë ndaj të miturve janë ngritur edhe nga CRCA–ECPAT Shqipëri dhe ALO 116-111.

Organizatat njoftuan se kishin marrë raportime nga media dhe prindër, duke kërkuar hetim të pavarur dhe identifikimin e përgjegjësve.

Por çfarë janë “Shqiponjat” dhe pse po rrahin pa mëshirë?

Sipas Policisë së Shtetit, kjo forcë ka për detyrë parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, si dhe ndërhyrjen në situata që nuk menaxhohen dot nga patrullat e përgjithshme. Njësitë janë pjesë e drejtorive vendore të policisë.

Efektivët dallohen nga jelekët e kuq dhe emblema e posaçme në krah.

Struktura ekzistonte përpara vitit 2013 dhe u rikthye më 2014 nën shembullin e “Delfinëve” në Turqi, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Më 2020 u zgjerua dhe u strukturua në të gjitha drejtoritë vendore të policisë.

Misioni i ndërhyrjes së shpejtë kërkon përgatitje dhe vetëkontroll.

Pikërisht këtu lind pyetja për sjelljen e jelekëkuqve gjatë arrestimeve: Përse ndalimi i një të riu duhet të shoqërohet me rrahje në grup nga disa efektivë?

Paradoksi bëhet edhe më i fortë në krahasimin me FNSH-në.

Janë efektivët e kësaj force që qëndrojnë në vijën e parë, nën gurë , zjarr dhe sende të forta. Nëse presioni dhe sulmet ndaj policisë do të shpjegonin humbjen e vetëkontrollit, të parët që do ta humbnin durimin do të ishin ata.

Por ndërsa FNSH-ja po tregon njëfarë vetëpërmbajtjeje, përveç ndonjë rasti si ato të dy ditëve të para të protestës, dajakun masiv gjatë ndalimeve po e japin “Shqiponjat”.

Çfarë i shtyn efektivët e përfshirë të sillen kështu?

Mungesa e trajnimit? Mungesa e empatisë  njerëzore? Apo dëshira për të treguar zell dhe forcë apo bindja se tejkalimet do të kalojnë pa pasoja?

Po drejtuesit e tyre? Janë të paaftë për t’i kontrolluar apo e tolerojnë ose nxisin këtë sjellje?

Kur protestat të përfundojnë, thëntë Zoti pa pasoja të rënda në njerë, veprimet e “Shqiponjave” duhet t’i nënshtrohen një analize të plotë, nga çdo episod i denoncuar deri te zinxhiri komandues. /skyweb.al

 

Artikulli para

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

20 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët
Aktualitet

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para
Aktualitet

Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

19 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Aktualitet

Protestat dëmtuan 38 degë bankare dhe 42 bankomate në të gjithë vendin

19 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve
Aktualitet

Rama paralajmëron ndëshkim për studentët e dhunshëm: Ndërprerje të bursave. Pasoja edhe për prindërit e të miturve

19 Tetor, 2026
Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria
Aktualitet

Nisin lëvizjet për ulur Ramën me protestuesit dhe partitë politike: Kryeministri pranon dialogun, por përjashton largimin nga qeveria

19 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Grekë që bëjnë pushime në Shqipëri/ “Stereotipi i një armiqësie midis shqiptarëve dhe grekëve u shkatërrua”
Kryesore

Grekë që bëjnë pushime në Shqipëri/ “Stereotipi i një armiqësie midis shqiptarëve dhe grekëve u shkatërrua”

Nga SkyWeb
6 Shtator, 2025
0

Një vend që ishte terra incognita disa vite më parë po zbulohet nga mijëra grekë që zgjedhin Shqipërinë për pushimet...

Lexo të plotë
Shqipëria në hartën e rrezikut, priten reshje ekstreme gjatë javës në të gjithë rajonin

Shqipëria në hartën e rrezikut, priten reshje ekstreme gjatë javës në të gjithë rajonin

2 Shkurt, 2026
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
Si u vodhën 95 mln euro nga Intesa SanPaolo bank vetëm me një telefonatë

Si u vodhën 95 mln euro nga Intesa SanPaolo bank vetëm me një telefonatë

29 Shtator, 2026
Pse inteligjenca artificiale po frikëson brezin e ri?

Pse inteligjenca artificiale po frikëson brezin e ri?

20 Maj, 2026

Të Fundit

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

20 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

20 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr