E hënë, 11 Gusht, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Gusht, 2025
in Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Turizmi veror nuk duket të jetë duke përjetuar suksesin e sezoneve të kaluara.

Lëvizjet e shtetasve, që referohen si turizëm dhe rezultojnë në rritje, duket se nuk po materializohen në më shumë pushues në brigjet shqiptare, ku strukturat akomoduese raportojnë më pak rezervime.

Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve, shprehet se arsyet që kanë sjellë këtë rezultat mund të jenë disa.

Sipas tij, kjo mund të lidhet me një mungesë të balancës mes cilësisë dhe shërbimit, konkurrencën agresive rajonale, reputacionin dhe përvojën e vizitorëve të cilët i japin zë edhe kur nuk është e këndshme në platforma ndërkombëtare.

 Ky vit pritej të shënonte rritje të ngjashme me atë të vitit të kaluar, por optimizmi u zbeh përpara fillimit të sezonit veror. Madje, parashikimet tregojnë se këtë verë pritet të ketë më pak turistë se në verën e vitit 2024. Si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të turizmit për këtë vit dhe cilat janë arsyet që po ushqejnë këtë pesimizëm për sezonin veror?

Bazuar në të dhënat operative nga sektori hotelier dhe një sondazh me rreth 400 subjekte, konstatohet një sezon zhgënjyes për industrinë e turizmit të rërës dhe detit në Shqipëri, me 25-30% më pak të ardhura.

Jugu dhe Vlora raportojnë oferta me ulje, që tregojnë se ka kapacitete të lira në kulmin e sezonit.

Kur ndodhin ulje të tilla në muajt kulmor, si korriku dhe gushti, që zakonisht janë të mbushur plot, kjo është një shenjë serioze se diçka nuk po funksionon siç duhet.

Cilat janë arsyet që mendoni se e kanë sjellë këtë situatë?

Ja disa arsye që mund të shpjegojnë këtë rënie: 

  1. Çmimet dhe mungesa e balancuar me cilësinë dhe shërbimin.

Shqipëria ka përjetuar një rritje të çmimeve në sektorin e hoteleri-turizmit (si rezultat i rënies së Euros në masën 27% kundrejt Lekut dhe shtrenjtimit e lëndëve të para) dhe rritjes së pagave në sektorin e shërbimeve, nga 50 – 100%, që shpesh nuk përputhet me cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Kur destinacione të tjera si Greqia, Turqia apo Kroacia ofrojnë për të njëjtin çmim më shumë përvojë, më shumë organizim dhe më shumë transparencë, pushuesit zgjedhin atje. 

  1. Konkurrenca rajonale gjithnjë e më e fortë

Destinacionet e rajonit kanë investuar seriozisht në infrastrukturë, promovim dhe përmirësim të shërbimeve. Shqipëria, megjithëse me potencial të madh natyror, ende vuan nga kaosi urbanistik, mungesa e standardeve të unifikuara dhe turizmi që në shumë zona është lënë në dorën e vetë fatit.

Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Turqia po përfitojnë nga organizimi më i mirë, promovimi i qëndrueshëm dhe investimet strategjike në turizëm.

Pushuesit nuk zgjedhin më vetëm detin; ata zgjedhin përvojën, sigurinë dhe rehatinë.

  1. Reputacioni dhe përvoja e vizitorëve

Rrjetet sociale dhe platformat si Booking apo TripAdvisor janë plot me ankesa për çmime të larta, mungesë pastërtie, mungesë të transportit publik cilësor, zhurmë, mungesë parkingu apo shërbime jokorrekte.

Kjo bën që shumë turistë të mos rikthehen dhe të mos e rekomandojnë vendin. 

  1. Ndërtimi i pakontrolluar dhe humbja e autenticitetit

Zona të tëra bregdetare janë mbushur me ndërtime jo estetike, të papërfunduara me vite, shpesh pa planifikim, që kanë zhbërë bukurinë natyrore të vendeve si Dhërmi, Sarandë, etj.

Kur natyra humb vlerat dhe komoditeti nuk vlen, vlera turistike bie. Nuk mjafton vetëm të bësh ndërtime luksi. 

Lidhjet e kufizuara ajrore dhe infrastruktura

Pavarësisht rritjes së fluturimeve, Shqipëria ende nuk ka një rrjet të zgjeruar lidhjesh direkte me tregjet e mëdha turistike. Kjo, e kombinuar me rrugë të mbingarkuara dhe mungesë transporti publik të organizuar, e bën vendin më pak tërheqës për pushime të shkurtra apo spontane. 

Pengesa kryesore e turizmit shqiptar ka qenë aksesi i kufizuar ajror.

Me vetëm një aeroport (Rinasin), vendi nuk ka arritur të përthithë dot flukset e mëdha të turistëve, veçanërisht në sezon.

Aeroporti i Vlorës, e vendos Jugun e Shqipërisë në hartën direkte të destinacioneve europiane, sidomos për tregjet që duan bregdet (Italia, Polonia, etj.).

Ul kostot e logjistikës për turistët që synojnë zonat si Dhërmi, Himarë, Sarandë.

 

Pse duket se Shqipëria po humbet tërheqjen e saj vetëm gjatë verës? A lidhet kjo me çmimet, cilësinë e shërbimeve, apo me dështime në marketing?

Turizmi nuk mund të mbahet vetëm me entuziazëm të përvitshëm dhe reklama në media të rëndësishme! Ndikimi i mediave po ulet gradualisht dhe efekti i rrjeteve sociale po dominon.

Shqipëria nuk mund të mbështetet më vetëm në bukuritë natyrore si garanci të vetme për sukses turistik. Pa një strategji afatgjatë.

Dikur, imazhi i Shqipërisë ishte i cenuar dhe problematik, me pa të drejtë, “Turistët e mendonin Shqipërinë më keq dhe e gjenin më mirë!” Kjo e ndihmonte vendin të përmirësohej gradualisht.

Sot kur kemi një imazh të mbivlerësuar ndaj realitetit, dëmi është më i madh, “Turistët e mendojnë Shqipërinë si ‘Maldivet e Europës’ dhe gjejnë më keq”.

Turizmi shqiptar po kalon një provë serioze: nga kurioziteti fillestar i vizitorëve të huaj, tashmë jemi në një fazë ku cilësia, raporti i drejtë çmim / shërbim dhe përvoja reale vendosin nëse turistët do të kthehen apo jo!

Rënia e këtij viti duhet të shërbejë si sinjal alarmi, jo si surprizë. Turizmi i Qëndrueshëm nuk mbahet me spontanitet, por me vizion dhe përgjegjësi.

Një nga ankesat më të zakonshme nga turistët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj, është disbalanca e theksuar mes çmimeve dhe cilësisë së shërbimeve.

Shpesh, për të njëjtin çmim që ofrojnë destinacionet fqinje, në Shqipëri mungon profesionalizmi, komoditeti dhe transparenca.

Nëse dikur pushuesit e pranonin këtë për shkak të çmimeve të ulëta dhe natyrës së paprekur, sot standardet janë rritur, ndërsa pritshmëritë nuk përmbushen më.

Rrjetet sociale si marketing i dyfishtë

Ndryshe nga e kaluara, sot çdo përvojë shpërndahet online. Rekomandimet dhe kritikat përhapen me shpejtësi.

Komente negative për pastërtinë, mungesën e organizimit, kaosin në infrastrukturë, zhurmën apo çmimet e pajustifikuara kanë efekt të drejtpërdrejtë në vendimet e pushuesve.

Kjo “reklamë spontane” po bëhet një armë me dy tehe për Shqipërinë.

 

Cilat janë emergjencat më të mëdha që duhet të adresojë Shqipëria për të siguruar një rritje të qëndrueshme në turizëm dhe për të shmangur rënien e interesit ndaj saj si një destinacion turistik?

Çfarë duhet të bëjmë më mirë:

  • Përmirësim i shpejtë i cilësisë së shërbimeve: trajnime, mbikëqyrje dhe standardizim. Rishikimi i Ligjit të Turizmit dhe standardeve.
  • Një “Strategji Turizmi” afatgjatë me konsensus politik, ku jo çdo qeveri që vjen ta përdorë turizmin si “bonus” pas zgjedhjeve.
  • Formalizim të tregut, kontroll ndaj çmimeve abuzive dhe transparencë.
  • Një Model Zhvillimi të Qëndrueshëm të turizmit, i cili qëndron te Menaxhimi i Destinacionit në nivel qendror, lokal dhe sektorit privat.
  • Investim në infrastrukturë reale, jo vetëm fasada. Me këtë kuptoj furnizim me ujë dhe energji 24 orë, rrugë dytësore, sinjalistikë horizontale e vertikale sipas standardeve (jo duke kufizuar lëvizjen me tabela).
  • Promovim i Shqipërisë nëpërmjet përvojës konkrete, jo vetëm imazhit. Sot turistët kërkojnë përvoja të reja.
  • Zgjatja e sezonit me politika fiskale e subvencione.
  • Modeli i alternimit: Turizmi masiv në zonat që e përballojnë, turizëm i përzgjedhur dhe i orientuar drejt cilësisë në zonat e ndjeshme si Riviera, Alpet, zonat UNESCO. Të mos harrojmë që Turizmi Elitar siguron tetë herë më shumë të ardhura dhe dy herë më shumë të punësuar.
  • Aksesi i kufizuar ajror. Me vetëm një aeroport (Rinasin) nuk mund të jemi komplementar. Aeroporti i Vlorës e vendos Jugun e Shqipërisë në hartën direkte të destinacioneve europiane, sidomos për tregjet që duan bregdet duke ulur kostot e logjistikës për turistët që synojnë zonat si Vlorë, Dhërmi, Himarë, Sarandë.
  • Transporti publik është ndoshta pika më e dobët. Të huajt janë mësuar të përdorin transportin publik si mënyra efektive për të qarkulluar. Mungesa e një transporti cilësor dhe pamundësia e linjave të rregullta çorienton turistët, ul imazhin e vendit si destinacion turistik serioz, rrit ndjeshëm ankthin dhe pasigurinë në lëvizje dhe nxit përdorimin e makinave me qira.
  • Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, janë mbeturinat dhe derdhja e ujërave të ndotura në ujërat larës.
  • Përmirësimi i Destinacionit dhe paketave turistike shqiptare me më shumë produkte e shërbime. Hotelet duhet të aplikojnë paketa të plota fjetje /ushqim/ pije. Metodat me “menu alacart”, për kategorinë e turistit që viziton Shqipërinë janë të dështuara.
  • Shqipëria po përballet me një fazë të “mbiturizmit”, ku fluksi i turistëve tejkalon ndjeshëm kapacitetet e vendit (12 milionë vizitorë për 2.4 milionë banorë) dhe ¼ e PPB vjen nga turizmi dhe udhëtimi. Kjo situatë krijon varësi të rrezikshme për ekonominë, duke e ekspozuar vendin ndaj goditjeve të jashtme (si pandemia apo krizat gjeopolitike), ndërsa kapacitetet publike dhe private nuk arrijnë të menaxhojnë dot presionin që kjo sjell.

Kosova, pavarësisht luhatjeve, vazhdon të mbetet tregu kryesor i vizitorëve në Shqipëri. Megjithatë, vërehet një zhvendosje e ndjeshme e pushimeve drejt zonave si Shëngjini dhe Velipoja, ndërsa diaspora dhe vizitorët me mundësi më të mëdha ekonomike po parapëlqejnë gjithnjë e më shumë destinacione të tjera, sidomos Greqinë. Mendoni se kjo është pasojë e liberalizimit të vizave apo lidhet me përfitimet konkrete që ata gjejnë në paketa më të favorshme, të cilat paguhen në euro?

Për vite me radhë, Kosova ka qenë burimi kryesor i vizitorëve në Shqipëri, sidomos gjatë sezonit veror. Por të dhënat më të fundit dhe vëzhgimet nga terreni tregojnë një zhvendosje të qartë të sjelljes turistike të këtij tregu.

Nga 48% e totalit të turistëve në vitin 2023, në 38% në vitin 2024, rënia nominale është sinjal i qartë se dominimi i padiskutueshëm i këtij tregu po venitet.

Ky skenar nuk erdhi papritur. Që para pesë vitesh, paralajmërova se duhej përgatitje serioze për të mbajtur turizmin kosovar në Shqipëri pas liberalizimit të vizave.

Por, për fat të keq, strategjitë munguan, investimet në përmirësimin e infrastrukturës e shërbimit nuk u bënë, dhe profili i turizmit nuk u modernizua.

Shqipëria duhet të ndërhynte fuqimisht për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në korridorin e veriut dhe ndoshta me zgjerimin provizor me një korsi shtesë nga Miloti në Velipojë e Shëngjin si pengesa kryesore për të kapur destinacionet kryesore.

Rruga panoramike Shëngjin – Velipojë nuk i shërben emergjencës, por vetëm investitorëve strategjikë që do ndërtojnë në ato zona.

Turistët kosovarë me të ardhura mbi mesataren, që më parë shihnin Shqipërinë si të vetmen portë bregdetare pa barriera, tani kanë hyrë në një treg më të gjerë. Greqia, Kroacia, Italia dhe Spanja, tashmë janë pjesë e hartës së pushimeve të tyre.

Shumë qytetarë kosovarë po përdorin Aeroportin e Rinasit tranzit për të fluturuar drejt destinacioneve të BE-së dhe jo për të pushuar në Shqipëri.

Numri i hyrjeve nuk përkthehet domosdoshmërisht në net qëndrimi, konsum lokal apo përfitim ekonomik për turizmin vendas.

Ndërkohë që Jugu i Shqipërisë po përjeton rënie, pushuesit nga Kosova po orientohen më shumë drejt zonave veriore si Shëngjini dhe Velipoja, që janë më afër, më të aksesueshme dhe më të përballueshme financiarisht.

Kjo nuk duhet parë si kompensim i humbjes, por më tepër një ndryshim i profilit të turistit, nga ai me potencial të lartë shpenzues në turistin ditor apo fundjave me buxhet më të kufizuar.

Një faktor kyç që po ndikon në këtë zhvendosje është fuqia konkurruese e ofertave turistike rajonale në Euro. Zhvlerësimi i Euros me 27% (krahasuar me Lekun) ka rritur ndjeshëm koston e paketave shqiptare.

Në Greqi, për të njëjtin çmim, një familje nga Kosova mund të marrë shërbime të standardizuara, resort të mirorganizuar, vila me kapacitete të kufizuara dhe privatësi të garantuar.

Ndërkohë, në Shqipëri, për të njëjtin buxhet, shpesh përballen me shërbime të rastësishme, çmime të larta dhe mungesë konsistence në cilësi.

Kosova do të mbetet një treg i rëndësishëm për Shqipërinë, por nuk do të jetë më treg i garantuar. Liria e lëvizjes sjell liri zgjedhjeje, dhe turistët kosovarë po e ushtrojnë këtë të drejtë duke zgjedhur përvojën më të mirë, jo domosdoshmërisht më të afërtën.

Tani jemi në pikën kur nuk kemi më avantazhin e të qenët zgjedhja e vetme, ndaj duhet të bëhemi zgjedhja më e mirë!

Italianët, të cilët janë grupi i dytë më i rëndësishëm i turistëve për vendin tonë, sipas agjencive të tyre turistike, kanë shfaqur një tkurrje në pushimet verore në Shqipëri, megjithëse në total janë në rritje për shkak se po shndërrohen në vizitorë gjatë gjithë vitit. Cilat janë arsyet e rënies së interesit të tyre për pushimet verore?

Në kontrast me rënien e turizmit kosovar, turistët italianë, grupi i dytë më i rëndësishëm për Shqipërinë, po rriten çdo vit me përqindje dyshifrore.

Kjo është një mundësi reale për të diversifikuar tregun, por gjithashtu një sinjal se strategjia turistike duhet të shikojë përtej tregjeve tradicionale dhe të krijojë lidhje më të forta me tregjet e BE-së. Aeroporti i Vlorës do të jetë një nyje e rëndësishme e këtij tregu që synon kryesisht Jugun e vendit.

“Është koha që turizmi Shqiptar të dalë nga faza e vetëkënaqësisë dhe të kalojë në një etapë të re zhvillimi: Konkurrencë me tregjet më cilësore të Mesdheut.

Kjo kërkon ndërtimin e një turizmi të qëndrueshëm, të bazuar në strategji afatgjata, investime të zgjuara dhe krijimin e një marke të vërtetë shqiptare që e diferencon vendin në tregun ndërkombëtar”.

 

Qeveria ndërmori një aksion në Theth për ndërtimet pa leje dhe më pas kaloi te lirimi i hapësirave publike, që u shtri kudo. Pamjet, sidomos te Thethit, u bënë virale. A ishte ky momenti i duhur për një ndërhyrje të tillë dhe a do të ishte më efektive një qasje e diferencuar, rast pas rasti? Si ndikon ky veprim në imazhin tonë turistik?

Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të pakontrolluar në mungesë të një kuadri të qartë planifikimi dhe menaxhimi.

Përgjegjësia bie si mbi institucionet shtetërore, që kanë neglizhuar për dekada zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe mungesën e strategjisë për zonat e mbrojtura, ashtu edhe mbi komunitetin lokal, i cili, ndonëse i braktisur, ka ndërtuar shpesh pa kritere, në përgjigje të thirrjeve për zhvillim dhe investim në tokat e veta.

Në vend të dënimit të njëanshëm, do të ishte e nevojshme një qasje bashkëpërgjegjësie, ku shteti duhet të merrte rolin udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata.

Cila mund të ishte zgjidhja?

1. Hartimi i një Masterplani për zonat malore dhe të mbrojtura, sipas modelit të përdorur në studimin për bregdetin shqiptar, mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë si Banka Botërore dhe BE.

2. Zbatimi i parimit të “ndërhyrjes së butë” (soft enforcement), të praktikuar në vende si Italia apo Sllovenia, ku ndërtime jashtë standardeve në zona të mbrojtura mund të legalizohen vetëm nëse integrohen në një model zhvillimi që respekton traditën, natyrën dhe karakterin lokal.

3. Mekanizma mbështetës për banorët, si grantet, kreditë e buta dhe asistenca teknike për transformimin e ndërtimeve ekzistuese në struktura të përshtatshme për turizëm të qëndrueshëm (kulla, bujtina ekologjike, etj.).

Në rast se nuk mund të integrohet, prishja brenda 24 muajsh duke mbështetur kalimin në një biznes tjetër me qira apo kredi të buta.

4. Fuqizimi i bashkive për të ushtruar kontroll urbanistik dhe për të garantuar që zhvillimi turistik të ndjekë modele të qarta dhe të miratuara.

Fillimi i vjeshtës do të ishte koha për një pakt të ri zhvillimi për zonat malore, ku shteti dhe komuniteti lokal të mos shihen si palë kundërshtare, por si bashkëpunëtorë në ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit, në përputhje me standardet europiane.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të ndodhë mbi rrënoja, por nëpërmjet respektit, planifikimit dhe dialogut reciprok. Do ta konsideroja të nxituar këtë aksion në sy të mijëra turistëve që qëllimin kryesor kanë natyrën e virgjër dhe qetësinë. /monitor.al 

Etiketat: zak topuzi
Artikulli para

Pse makinat nga Koreja e Jugut po “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë

Artikulli pas

Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale
Aktualitet

STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale

11 Gusht, 2025
Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj
Ekonomi

“Jam gjallë!” Si do të bëhet transferimi i pensionit nga Posta në bankë

11 Gusht, 2025
Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA
Ekonomi

Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA

11 Gusht, 2025
Pse makinat nga Koreja e Jugut po “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë
Ekonomi

Pse makinat nga Koreja e Jugut po “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë

11 Gusht, 2025
Paraja CASH “mbyt” tregun, 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024
Ekonomi

Paraja CASH “mbyt” tregun, 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024

9 Gusht, 2025
Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit
Ekonomi

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

9 Gusht, 2025
Artikulli pas
Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA

Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore: Të ulet numri i dosjeve!
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore: Të ulet numri i dosjeve!

Nga SkyWeb
9 Qershor, 2025
0

Ditën e sotme, në Vlorë po mbahet Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të disa vendeve. Në këtë konferencë...

Lexo të plotë
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

14 Prill, 2025
Noterët në fokusin e AIF për pastrimin e parave, më pak se gjysma e rasteve të shqyrtuara përfunduan me gjoba

Noterët në fokusin e AIF për pastrimin e parave, më pak se gjysma e rasteve të shqyrtuara përfunduan me gjoba

8 Prill, 2025
Rriten shpresat për trajtimin e kancerit, testet e fundit kanë sjellë rezultate të shkëlqyera

Rriten shpresat për trajtimin e kancerit, testet e fundit kanë sjellë rezultate të shkëlqyera

14 Prill, 2025
“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”

“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”

11 Gusht, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Lejtnant Arben Kingjin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për një mandat të dytë

Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Lejtnant Arben Kingjin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për një mandat të dytë

11 Gusht, 2025
STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale

STATISTIKAT/ Ndryshon trendi, të rinjtë po regjistrohen më shumë në shkollat e mesme profesionale

11 Gusht, 2025
Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj

“Jam gjallë!” Si do të bëhet transferimi i pensionit nga Posta në bankë

11 Gusht, 2025
Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA

Ngadalësohet pas 12 vitesh rritje të vrullshme tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA

11 Gusht, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr