• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Skema e pensioneve në krizë, ISSH bën thirrje për sigurime vullnetare

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Instituti i Sigurimeve Shoqërore i ka bërë një thirrje publike për qytetarëve shqiptarë që të përfitojnë nga mundësia e sigurimit vullnetar, në një kohë kur skema e pensioneve ndodhet nën presion të madh financiar dhe deficiti i thellë i saj mbulohet çdo vit nga buxheti i shtetit.

Sipas një postimi të ISSH në rrjetet sociale, të drejtën për të paguar sigurim vullnetar e kanë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës së pensionit të pleqërisë.

Sigurimi vullnetar mbulon periudhën aktuale për personat që nuk janë pjesë e sigurimit të detyrueshëm.

Pagesat mund të kryhen mujore, tremujore apo vjetore, ndërsa për parapagimin e kontributeve ISSH aplikon edhe ulje: 6 për qind për pagesë vjetore, 3 për qind për pagesë gjashtëmujore dhe 1.5 për qind për pagesë tremujore.

Instituti sqaron gjithashtu se sigurimi vullnetar mund të përdoret për plotësimin e periudhave të kaluara të pambuluara me sigurim të detyrueshëm deri në plotësimin e moshës së pensionit, ndërsa personat e punësuar, të vetëpunësuar apo punëdhënësit privatë mund të paguajnë kontribute shtesë për të siguruar pensione më të larta pleqërie, invaliditeti apo familjare.

Këto pagesa shtesë mund të bëhen vetëm për vitin aktual dhe jo për periudha të mëparshme.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar është 8,640 lekë, ndërsa kuota vjetore arrin në 103,680 lekë.

Sipas ISSH-së, sigurimi vullnetar nuk mund të kryhet pas lindjes së së drejtës për një përfitim nga skema e sigurimeve të detyrueshme dhe as nga të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët përfitojnë subvencione nga buxheti i shtetit.

Procedura realizohet nëpërmjet një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë mes personit që aplikon dhe punonjësit të ngarkuar në strukturat e ISSH-së.

Thirrja për të paguar sigurime vullnetare vjen në një moment delikat për skemën e pensioneve, e cila për shkak të raportit gjithnjë e më të dobët mes kontribuuesve dhe përfituesve, po përballet me vështirësi serioze financiare./skyweb.al

Etiketat: pensionetsigurimi vullnetar
Artikulli para

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Artikulli pas

“Qytetarë, raportoni!” Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar për sigurimin e jetës të lidhur me kreditë bankare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

“Qytetarë, raportoni!” Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar për sigurimin e jetës të lidhur me kreditë bankare

Të Përzgjedhura

Pse i hoqi Trump përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse
Ekonomi

Pse i hoqi Trump përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse

Nga SkyWeb
14 Mars, 2026
0

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e lëshoi të enjten një licencë të përkohshme që i lejon vendet të blejnë...

Lexo të plotë
OBSH: 546 mijë vdekje në vit nga i nxehti

OBSH: 546 mijë vdekje në vit nga i nxehti

1 Nëntor, 2025
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria përshpejton lejet e qëndrimit për të huajt

30 Korrik, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

24 Shkurt, 2026
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

27 Korrik, 2026

Të Fundit

Inteligjenca artificiale identifikon plakjen e qelizave staminale të gjakut

Inteligjenca artificiale identifikon plakjen e qelizave staminale të gjakut

13 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr