• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 5 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2025
në Aktualitet, Fokus
A A
0
Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti
Share on FacebookShare on WhatsApp

Denada Jushi-ACQJ.al

Ndërkohë që Kryeministri, me tagrat e reja të marra përsipër pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë nga SPAK, zotohet se do të zhvillojë një reformë rrënjësore për menaxhimin e ujit dhe se do të heqë përfundimisht depozitat e ujit nga tarracat e pallateve (një zotim që u bë kryefjalë për Kryetarin e Bashkisë Veliaj pas tërmetit të nëntorit 2019), në orën gjashtë të mëngjesit, J.K., banore prej vitesh në rrugën e Kavajës, zonë në zemër të Tiranës, ngrihet shpejt, jo vetëm sepse duhet të shkojë në punë, por edhe sepse ka një luks që nuk mund ta humbasë: ujin e çezmës.

“Vjen deri në katër të mbasdites, pastaj ndalet. Kthehet prapë nga ora 7:30 deri në dhjetë të darkës. Unë nuk kam depozitë, ndaj më shkon mbasditja kot pa bërë punë. Në darkë që duhet të pushoj, laj enët dhe rrobat,” thotë ajo.

Në Tiranë premtohet prej dekadash uji 24 orë, por ky mbetet ende një premtim larg realitetit. Për konsumim uji në rubinetat e kryeqytetit as që mendohet.

“Nuk jam e sigurt për cilësinë. Në pallatin përballë uji vjen me erë të keqe. Kush e di çfarë ngatërrese ujërash ka ndodhur. Ne kemi blerë një filtër që kushton 100 mijë lekë në vit vetëm për të pirë ujë dhe për të larë frutat,” tregon një tjetër banor i zonës “21 Dhjetori”.

Këto rrëfime janë vetëm një copëz e një tabloje shumë më të madhe: Tirana e shekullit XXI, një kryeqytet që po rritet me ritme të shpejta, i mbushur me turistë dhe kulla luksoze, por që nuk arrin të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për banorët e vet.

Në dekadën e fundit, Tirana është shndërruar në kantier gjigant ndërtimi. Popullsia zyrtare ka kaluar një milion banorë, ndërsa llogaritet se për shkak të migrimit të brendshëm dhe turizmit, shifra reale është më e lartë. Çdo vit, qindra mijëra turistë vizitojnë kryeqytetin, duke rritur kërkesën për shërbime bazike.

Por, rrjeti i ujësjellësit nuk ka mundur të ecë me këtë ritëm. Furnizimi mesatar në vitin 2024 është 17.3 orë në ditë, një rritje e lehtë nga 16.3 orë në vitin 2023, por ende shumë larg 24 orëve të premtuara. Banorët e zonave periferike që kemi intervistuar në Sauk të Ri e të Vjetër, Liqeni i Thatë, Yzberisht dhe Kashar thonë se përballen me mungesa të gjata dhe të përsëritura.

Në terren, ndjesia e qytetarëve është e qartë: uji nuk është i besueshëm as për sasi, as për cilësi. Shumë familje blejnë ujë të ambalazhuar ose investojnë në pajisje filtrimi, duke paguar dyfish për një shërbim që në teori duhet të garantohet nga shteti.

Ekspertë si Bilbil Daci, njohës i kësaj fushe, thonë se Shqipëria ka ujë për katër milionë banorë, por qeverisjet projektojnë vetëm për të përfituar.

“Situata e furnizimit me ujë në Tiranë është dramatike. Nuk është mungesë burimesh. Sasia e ujit që ka në dispozicion UKT mjafton për të furnizuar katër milionë banorë 24 orë në ditë. Problemi është projektimi dhe menaxhimi i rrjetit. Pseudoprojektuesit marrin lekët dhe nuk mbajnë përgjegjësi për dëmin që shkaktojnë,” shpjegon Daci.

Humbjet teknike: 40% e ujit zhduket në rrjet

Një nga problematikat që përballet prej vitesh vendi ynë janë defektet strukturore të rrjetit. Daci shpjegon se problemi kryesor nuk janë lidhjet e paligjshme apo përdorimet abuzive, por pikërisht mungesa e eficiencës së rrjetit.

“Humbjet teknike në UKT shkojnë rreth 40%. Ky ujë nuk shkon askund, nuk shitet dhe nuk përdoret as për vaditje. Thjesht humbet nga gabimet e projektimit. Për pasojë, edhe pse qyteti ka ujë të mjaftueshëm, vetëm një pjesë arrin tek konsumatori.

Furnizimi mbetet i kufizuar dhe i pabarabartë, zonat qendrore kanë orare më të mira, ndërsa periferitë vuajnë mungesën. Kjo është absurditet kur mendon që Shqipëria renditet e dyta në Europë për sasinë e ujit. Një bekim që nuk shfrytëzohet siç duhet.”

Të dhënat financiare të UKT tregojnë një kontrast të fortë. Në vitin 2023, ndërmarrja realizoi fitime para taksave prej 13 milionë eurosh, rreth 30% e të ardhurave. Në vitin 2024, fitimi neto ishte 990 milionë lekë, ose 20% mbi xhiron, shumë mbi normën mesatare ekonomike prej 9%.

Dhe natyrshëm lind pyetja: pse një institucion që fiton kaq shumë nuk garanton ujë 24 orë?

“Sepse kostoja e prodhimit të një metri kub uji është vetëm 65 lekë të vjetra, por shitet dhjetë herë më shtrenjtë, sikur të vinte nga Kina,” thotë Daci me ironi.

Ndërkohë, nga ana tjetër nuk ka transparencë mbi borxhet që institucionet publike mund të kenë ndaj UKT-së dhe as mbi përdorimin real të fitimeve për investime në rrjet.

Sinjalizo iu drejtua këtij institucioni për të ditur më shumë rreth furnizimit me ujë, zonave problematike dhe sigurisë së ujit, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Cilësia e ujit: kërcënim për shëndetin publik

Ndërsa UKT në komunikata publike deklaron se kryen analiza të rregullta, mungesa e raportimit transparent ka ulur besimin e qytetarëve.
Dr. Ilir Alimehmeti, mjek infeksionist, konfirmon se uji i çezmës në Tiranë nuk është i sigurt për t’u pirë dhe ky fakt është sanksionuar edhe nga Gjykata e Tiranës në vitin 2021.

“Rreziqet janë të dy llojeve: mikrobiologjike dhe kimike,” shpjegon ai.

Sipas doktorit, ndotja me baktere si Escherichia coli dhe Streptococcus fecalis tregon hyrjen e ujërave të zeza në rrjet. Niveli i ndotjes ndryshon sipas zonave: më pak te Bulevardi i Ri, por shumë i rrezikshëm në Astir e Kombinat, për shkak të amortizimit të tubacioneve dhe mungesës së presionit konstant. “Nëse presioni do të ishte 24 orë, ndotësit nuk do të depërtonin,” thekson ai.

Ndotja kimike është një tjetër problem. Niveli i lartë i klorit shpesh tejkalon normat ligjore, duke e bërë ujin potencialisht kancerogjen.

“Ka raste gastroenteriti dhe hepatiti A që ndjekin hartën e ndotjes së ujit në qytet. Shumica zgjidhen lehtë, por ka edhe raste të rënda. Ndërkohë, evidentimi i rasteve tumorale të lidhura me substanca kimike si klori apo metalet e rënda është më i vështirë.”

Këto fakte mjaftojnë për të kuptuar rrezikun e kontaminimit. Megjithatë, sipas tij, këto të dhëna shpesh nuk pasqyrohen zyrtarisht. Laboratorët privatë ngurrojnë të publikojnë analiza për shkak të presioneve nga Bashkia dhe UKT.

Ndërkohë, retorika politike premton ëndrra europiane për modernizim. Banka Evropiane për Investime ka dhënë 1 milion euro ndihmë teknike për përmirësimin e furnizimit dhe reduktimin e humbjeve.

Por, projektet për depo, impiante filtrimi dhe rrjet të ri nuk kanë sjellë rezultatet e premtuara. Dr. Mehmeti kërkon mbledhje urgjente të Bashkisë dhe Komisionit të Shëndetësisë për të zbatuar ligjin “jo për fasadë, por për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”.

Pasojat për qytetarët: pa afat për ujë 24 orë

Studime për zonën e Kombinatit kanë treguar se ndërprerjet dhe ndotja nga kanalizimet rrisin rrezikun e infeksioneve. Derisa analizat të bëhen publike dhe të verifikohen nga institucione të pavarura, qytetarët mbeten në pasiguri dhe detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar, duke paguar dy herë për një të drejtë bazë.

Pyetjet për një plan konkret nuk kanë marrë përgjigje. Deklaratat publike flasin për “punime mirëmbajtjeje dhe përmirësimi”, por banorët thonë se ndërprerjet shpesh zgjasin më shumë se paralajmërimet dhe nuk dihet çfarë po bëhet realisht.

Përfundimi mbetet i paqartë: Tirana po ndërton kulla, mikpret turistë dhe organizon evenimente ndërkombëtare, por ende nuk furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë. Për ekspertët, problemi nuk është teknik, por politik, financiar dhe tashmë edhe mjekësor.

“Problemi nuk është teknologjik apo natyror. Kjo gjendje nuk ndryshon me investime të reja, nëse ato vazhdojnë të përdoren për përfitime, jo për furnizim të qytetit,” përfundon Bilbil Daci.

Ndërkohë, dr. Ilir Alimehmeti paralajmëron: “Fshati që duket nuk do kallauz, dhe fakti që qytetarët nuk pijnë ujë rubineti është alarmi më i madh për shëndetin publik.”

Deri atëherë, qytetarët e Tiranës, si J.K. dhe mijëra të tjerë, do të vazhdojnë të çohen herët, të bëjnë plane sipas orarit të ujit dhe të blejnë ujë për të pirë, në një kryeqytet ku çdo gjë duket moderne, përveç shërbimit më bazë: ujit të pijshëm.

Artikulli para

EMRAT/ “Internacional Medicare Hospital” nuk deklaroi 1 mln euro fitime, përdorte produkte të ndaluara, në pranga administratori e shpallen në kërkim 2 aksionerët

Artikulli pas

Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë
Aktualitet

Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë

4 Dhjetor, 2025
Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë glonale
Aktualitet

Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë glonale

4 Dhjetor, 2025
Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale
Aktualitet

Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

4 Dhjetor, 2025
Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon
Aktualitet

Reshjet e nëntorit rekord, Shqipëria më e goditura në rajon

4 Dhjetor, 2025
Aplikacion i ri u tregon viktimave në kohë reale vendndodhjen e përndjekësve
Aktualitet

Aplikacion i ri u tregon viktimave në kohë reale vendndodhjen e përndjekësve

4 Dhjetor, 2025
Gjermania dislokon avionë luftarakë në Poloni pas ndërhyrjeve ruse
Aktualitet

Gjermania dislokon avionë luftarakë në Poloni pas ndërhyrjeve ruse

4 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Puna e shtetit nuk është më "qejf"? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjermania, 35 miliardë euro për mbrojtjen në hapësirë
Aktualitet

Gjermania, 35 miliardë euro për mbrojtjen në hapësirë

Nga SkyWeb
26 Shtator, 2025
0

Gjermania do të investojë 35 miliardë euro deri në vitin 2030 në projekte të lidhura me mbrojtjen hapësinore, për të...

Lexo të plotë
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Italianët zëvendësojnë shqiptarët e Kosovës si turistë në Shqipëri, 1 në 4 vizitorë vjen nga përtej detit

17 Korrik, 2025
Ndalohen celularët në shkolla! Ministria e Arsimit miraton udhëzimin e ri, masa kundër bullizmit

Ndalohen celularët në shkolla! Ministria e Arsimit miraton udhëzimin e ri, masa kundër bullizmit

21 Gusht, 2025
Pas shiut vjen acari, meteorologia shpjegon çfarë ndodh me motin gjatë javës tjetër

Pas shiut vjen acari, meteorologia shpjegon çfarë ndodh me motin gjatë javës tjetër

19 Nëntor, 2025
BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë

Shkaqet, pse Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit

3 Korrik, 2025

Të Fundit

Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë

Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë

4 Dhjetor, 2025
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit

Rama: Mbi 96 000 pensionistë kanë tërhequr deri më tani bonusin e fundvitit

4 Dhjetor, 2025
Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë glonale

Pse Arktiku po lidhet çdo ditë e më tepër me ekonominë glonale

4 Dhjetor, 2025
Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

Të rinjtë gjermanë të trembur më shumë nga krizat globale

4 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr