• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Armë dhe turizëm, programi ekonomik i qeverisë Rama4

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Armë dhe turizëm, programi ekonomik i qeverisë Rama4
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria Rama 4, e dalë nga zgjedhjet me 83 mandate në Kuvend, ka paraqitur programin e saj qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke shpalosur ambicie që shkojnë nga integrimi europian, te zhvillimi i turizmit dhe industrisë ushtarake.

Në qendër të planit qëndrojnë tre shtylla kryesore: “Shqipëria Europiane” me synim anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, “Rritja e qëndrueshme ekonomike” dhe “Mirëqenie për të gjithë”.

Kryeministri Edi Rama ka shpallur synimin për ta pozicionuar vendin si një destinacion të nivelit të lartë në Mesdhe, duke ndërtuar 20 marina të reja nga Velipoja në Ksamil dhe duke ndarë territorin në gjashtë rajone turistike.

Një tjetër drejtim i fortë i programit është zhvillimi i industrisë së mbrojtjes.

Qeveria planifikon të rrisë prodhimin “Made in Albania” të municioneve, armatimit të lehtë, mjeteve të blinduara, mjeteve të emergjencave civile dhe sistemeve pa pilot, duke e kthyer industrinë ushtarake në një sektor strategjik.

Në fushën e emergjencave civile, pas kritikave për menaxhimin e zjarreve këtë verë, Rama ka paralajmëruar blerjen e dy avionëve zjarrfikës, forcimin e flotës tokësore dhe ngritjen e katër qendrave rajonale për emergjencat.

Një pjesë e rëndësishme e programit lidhet me dixhitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale. Sistemi i drejtësisë do të integrohet me module të AI për menaxhimin e çështjeve deri në vitin 2028, ndërsa administrata publike synohet të funksionojë pa dokumente fizike.

Qeveria premton gjithashtu miratimin e një Kodi Penal dhe Civil të ri, të përafruar me standardet e BE-së.

Në fushën e transparencës dhe prokurimeve publike, qeveria planifikon të fuqizojë portalin “Transparent Albania” dhe të kalojë tek një sistem plotësisht tërësisht të automatizuar për tenderat përmes inteligjencës artificiale, duke synuar eliminimin e korrupsionit dhe ndërhyrjeve njerëzore.

Me këtë program, qeveria kërkon të kombinojë ambiciet për turizëm të nivelit të lartë dhe zhvillim ekonomik me industrinë e mbrojtjes dhe teknologjinë, duke dhënë një mesazh të dyfishtë: Shqipëria e pushimeve mesdhetare, por edhe e armatimit “Made in Albania”. /skyweb.al

Artikulli para

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Artikulli pas

Qeveria planifikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite, çfarë parashikon “Paqja Fiskale”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës
Ekonomi

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim
Aktualitet

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Artikulli pas
Qeveria planifikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite, çfarë parashikon “Paqja Fiskale”

Qeveria planifikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite, çfarë parashikon "Paqja Fiskale"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta
Ekonomi

New York Times: Shqipëria, destinacioni i ri i Evropës me plazhe, histori dhe çmime ende të ulëta

Nga SkyWeb
26 Gusht, 2025
0

Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer Shqipërinë në një nga...

Lexo të plotë
BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

BE shpreh shqetësime serioze për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

11 Dhjetor, 2025
Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

Ndoc Kulla merr 5.5 milionë euro tendera pasi u mor i pandehur nga SPAK

4 Gusht, 2025
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Gati 1 në 3 shqiptarë në moshë pensioni drejt varfërisë ekstreme

11 Korrik, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Tatimet fshijnë 313 milionë euro detyrime, përfitojnë mbi 121 mijë tatimpagues

10 Korrik, 2026

Të Fundit

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

28 Shtator, 2026
Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

28 Shtator, 2026
Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr