• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 16 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka publikuar një sqarim lidhur me mënyrën se si duhet të deklarohen të ardhurat nga dhënia me qira ditore e apartamenteve apo vilave përmes platformave online si Airbnb dhe Booking.

Sipas këtij njoftimi, individët që japin pronat e tyre me qira ditore nuk kanë detyrim të hapin NIPT nëse nuk ushtrojnë një aktivitet tjetër tregtar, por janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat përmes Deklaratës Vjetore Individuale të të Ardhurave (DIVA) dhe të paguajnë 15% tatim mbi to.

Tatimet theksojnë se kur qiramarrësi është një subjekt i regjistruar, detyrimin për mbajtjen dhe pagesën e tatimit e ka vetë subjekti.

Por në rastet kur qiramarrësi është një individ i paregjistruar, siç ndodh zakonisht me turistët vendas apo të huaj, atëherë përgjegjësia i takon pronarit, i cili duhet të deklarojë dhe të paguajë tatimin brenda datës 20 të muajit pasardhës.

Deklarimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit zyrtar tatime.gov.al, ku individët duhet të regjistrohen paraprakisht pranë zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve për t’u pajisur me fjalëkalim. Në deklaratë pasqyrohet shuma e të ardhurave nga qiratë dhe tatimi i llogaritur në masën 15%. Pas dorëzimit, gjenerohet edhe urdhri i pagesës për kryerjen e detyrimit në bankë.

Administrata Tatimore ka paralajmëruar gjithashtu se verifikimi i vetëdeklarimeve është pjesë e kontrolleve të rregullta dhe në rast se të ardhurat nuk deklarohen, do të ndërmerren masa ndëshkuese.

Në vitin 2024, sipas të dhënave të AirDNA, mbi 21 mijë apartamente, vila dhe shtëpi ishin të listuara në Shqipëri vetëm në platformën Airbnb, duke gjeneruar rreth 85 milionë euro të ardhura. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e tyre vijon të funksionojë jashtë sistemit formal, çka ka nxitur autoritetet të forcojnë evidentimin dhe fiskalizimin e qirave ditore.

Tatimet kujtojnë se dhënia me qira e pronës si njësi të mirëfillta akomodimi (bed & breakfast, hotele të vogla) përbën aktivitet tregtar, i cili kërkon regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe hapjen e NIPT-it.

Institucioni nënvizon se përmbushja vullnetare e detyrimeve ligjore është jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një akt qytetar për forcimin e shtetit ligjor. /skyweb.al

Artikulli para

“Spritz” mbush 210 vjeç, historia e pijes më të njohur në botë që u “shpik” nga ushtarët

Artikulli pas

Ngec shtimi i popullsisë në Tiranë, edhe pse kryeqyteti po mbushet me kulla

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN: Shqipëria nuk ka shfrytëzuar potencialin e rritjes ekonomike

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?
Ekonomi

Pijet po shiten në shishe gjithnjë e më të vogla, çfarë fshihet pas strategjisë së kompanive?

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria
Aviacion

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë
Ekonomi

Shpenzimet për shportën ushqimore, çmimet në Durrës të njëjta me Tiranën, qyteti i Lezhës më i lirë

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Ngec shtimi i popullsisë në Tiranë, edhe pse kryeqyteti po mbushet me kulla

Të Përzgjedhura

Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore
Turizëm

Media italiane: Ksamili, mes destinacioneve më të lira dhe mahnitëse për pushime verore

Nga Editor
18 Qershor, 2026
0

Shqipëria po renditet gjithnjë e më shpesh në listat e destinacioneve më të përballueshme dhe magjepsëse për verën 2026. Në...

Lexo të plotë
Prokuroria fle mbi dosjet me mbetjet toksike të Kurum

Prokuroria fle mbi dosjet me mbetjet toksike të Kurum

25 Qershor, 2025
Një gotë lëng shege në ditë mund të ulë rrezikun e bllokimit të arterieve

Një gotë lëng shege në ditë mund të ulë rrezikun e bllokimit të arterieve

8 Janar, 2026
Mercedes-Benz zhvendos prodhimin nga Berlini në Poloni, për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës kineze

Mercedes-Benz zhvendos prodhimin nga Berlini në Poloni, për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës kineze

22 Shtator, 2025
“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

“Gara” e qiellit, Airbus lë pas Boing me avionin A320

7 Tetor, 2025

Të Fundit

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN: Shqipëria nuk ka shfrytëzuar potencialin e rritjes ekonomike

16 Tetor, 2026
TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

16 Tetor, 2026
Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

16 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr