• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Instalimi i pajisjeve DPI në Shqipëri, eksperti: Gjysmë të vërtetat që pranoi AKSK

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Prill, 2025
në Aktualitet
A A
Instalimi i pajisjeve DPI në Shqipëri, eksperti: Gjysmë të vërtetat që pranoi AKSK
Share on FacebookShare on WhatsApp

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ka reaguar ashpër ndaj justifikimeve të dhëna nga Agjencia Kombëtare për Siguri Kibernetike (AKSK) për vendosjen e pajisjeve DPI (Deep Packet Inspection) në Shqipëri, si pjesë e masës për bllokimin e aplikacionit TikTok.

EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael, kthehen pas një viti

Përmes një analize të hollësishme, Semanaj hedh poshtë argumentet e AKSK-së, duke i cilësuar si të pabazuara teknikisht, të rrezikshme për liritë qytetare dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

Masa joproporcionale dhe pa vlerësim rreziku

Sipas Semanajt, ndalimi total i TikTok-ut për 12 muaj nuk është i justifikuar me asnjë vlerësim publik të rrezikut. Ai kritikon faktin se nuk janë marrë në konsideratë masa më të buta si filtrimi në nivel aplikacioni, ndërgjegjësimi prindëror apo bashkëpunimi me vetë platformën. “Praktikat ndërkombëtare kërkojnë proporcionalitet, transparencë dhe kufizim në kohë. Asnjë nga këto nuk është respektuar në rastin e Shqipërisë”, thekson eksperti.

Cënim i privatësisë dhe mungesë vlerësimi të ndikimit

Semanaj thekson se DPI, ndonëse nuk dekodon përmbajtjen e trafikut, analizon metadata si IP, porte, timestamp dhe madhësi paketash, të cilat mjaftojnë për të ndërtuar profile të sjelljes së përdoruesve. Ai nënvizon se, sipas GDPR dhe ligjit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave, kjo praktikë kërkon një vlerësim të ndikimit në privatësi (DPIA), i cili nuk është bërë publik dhe as nuk është zhvilluar në bashkëpunim me një organ të pavarur.

Përdorim i teknologjisë për censurë

DPI, sipas Semanajt, përdoret në vendet demokratike për qëllime të kufizuara si menaxhimi i trafikut apo mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, por jo për ndalim të përmbajtjes. “Ky është një mjet që përdoret nga regjime autoritare si Kina, Rusia dhe Irani. Shqipëria, si vend kandidat për BE, nuk duhet të ndjekë këtë model të rrezikshëm”, paralajmëron ai.

Mungesë transparence dhe kontrolli

Eksperti evidenton se nuk ka informacion publik për mënyrën se si kontrollohet apo auditohet platforma DPI. Ai shpreh shqetësimin për mungesën e mekanizmave të ankesës, përkufizimin e kohëzgjatjes së bllokimit dhe faktin që pajisjet janë vendosur me mbështetje nga një vend i tretë (Izraeli), pa garanci mbi pronësinë dhe integritetin e sistemit.

Efektivitet i kufizuar teknikisht

Edhe nga ana teknike, Semanaj vë në dyshim efektivitetin e DPI-së, duke theksuar se përdoruesit mund ta anashkalojnë lehtësisht ndalimin përmes VPN-ve apo protokolleve të enkriptuara. “Një përpjekje teknologjike e kushtueshme që sjell efekt të kufizuar, por dëmton rëndë të drejtat qytetare”, përmbledh ai.

“AKSK gënjen ose devijon të vërtetën”

Semanaj identifikon pesë deklarata kryesore nga AKSK që i konsideron si të pavërteta ose gjysmë të vërteta:

  1. “DPI nuk përgjon komunikimet” – Semanaj thekson se DPI mund të profilizojë përdoruesin përmes analizës së metadatave, edhe pa aksesuar përmbajtjen.

  2. “DPI nuk akseson informacion personal” – Ai citon GDPR-në për të treguar se IP-ja dhe metadata janë të dhëna personale.

  3. “DPI nuk mund të profilizojë individin” – Në fakt, sipas tij, kjo është një nga përdorimet kryesore të DPI-së në sisteme të mbikëqyrjes masive.

  4. “DPI është në përputhje me GDPR” – Për Semanajn, mungesa e një DPIA dhe konsultimi me autoritetet e pavarura përbën shkelje të qartë të rregullores.

  5. “DPI nuk ndikon në konkurrencën e lirë” – Ai argumenton se përfshirja e shtetit me teknologji të tillë ndikon në strukturën e tregut dhe krijon precedent për centralizim të kontrollit.

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj ngre alarmin për pasojat afatgjata të vendosjes së DPI në Shqipëri. Ai i bën thirrje institucioneve, shoqërisë civile dhe publikut të reagojnë përballë një teknologjie që, sipas tij, cenon të drejtat bazë dhe krijon precedent për censurë dhe mbikëqyrje të pajustifikuar.

“DPI në Shqipëri është një hap i madh mbrapa për të drejtat dixhitale dhe lirinë e shprehjes. Nuk është vetëm çështje teknologjie, por edhe çështje demokracie.”, tha Semanaj. /skyweb.al

Etiketat: akskbesmir semanajdpiemirjon senjaisp
Artikulli para

EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael

Artikulli pas

Dyshime për lidhje me krimin, bizneset që mësyu BKH në Elbasan

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Dyshime për lidhje me krimin, bizneset që mësyu BKH në Elbasan

Dyshime për lidhje me krimin, bizneset që mësyu BKH në Elbasan

Të Përzgjedhura

Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri
Aktualitet

Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri

Nga SkyWeb
24 Janar, 2026
0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën e zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit në të...

Lexo të plotë
Zjarret në vend, Presidenti Begaj: Mirënjohje për zjarrfikësit, ndëshkim për zjarrvënësit

Zjarret në vend, Presidenti Begaj: Mirënjohje për zjarrfikësit, ndëshkim për zjarrvënësit

12 Gusht, 2026
Marta Kos: Dritarja e zgjerimit është e hapur për Ballkanin

Marta Kos: Dritarja e zgjerimit është e hapur për Ballkanin

9 Qershor, 2026
Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

Shqipëria pajiset me sistemet raketore “Javelin”

24 Dhjetor, 2025
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish çmimi i naftës

8 Maj, 2026

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr