• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjashtë minuta larg tragjedisë, avionit të “Ryanair” i mbaron karburanti në ajër

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Tetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një avion pasagjerësh i Ryanair ishte vetëm gjashtë minuta larg mbarimit të karburantit përpara se të bënte një ulje emergjente në Manchester. Incidenti ndodhi më 3 tetor kur fluturimi nga Piza drejt aeroportit Prestwick të Glasgout lëshoi një sinjal emergjence për mungesë kritike të karburantit.

Avioni u detyrua të devijonte drejt Mançesterit për një ulje emergjente, ndërsa stuhia e fuqishme “Amy” godiste Britaninë me erëra që arritën deri në 100 milje në orë.

Fluturimi FR1194 u përball me disa tentativa të pasuksesshme për ulje, fillimisht në Prestwick dhe më pas në aeroportin e Edinburgut përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Manchester, pothuajse dy orë pas përpjekjes së parë për ulje.

Sipas raportimeve, avioni kishte mbetur me vetëm 220 litra karburant në rezervuar në momentin e uljes, një sasi që mjafton vetëm për 5 deri në 6 minuta të tjera fluturim. Kjo e çon avionin shumë pranë shifrës së “rezervës minimale të detyrueshme” për fluturim të sigurt, që për një Boeing 737-800 duhet të jetë të paktën 30 minuta karburant rezervë në çdo rast.

Një prej pasagjerëve në bord, Alexander Marchi, tregoi për gazetën Ayr Advertiser përjetimet e tij gjatë fluturimit dramatik. “Avioni bëri disa rrotullime para tentativës së parë për ulje, por u ngrit menjëherë. Herën e dytë ishim shumë pranë tokës, por u ngritëm me forcë sërish. Më pas na u komunikua se do të devijonim për në Mançester.”

Ai shtoi se vetëm pasi panë lajmet, udhëtarët e kuptuan se sa pranë kishin qenë një katastrofe të mundshme.

“Kur zbuluam se kishim mbetur me vetëm pak minuta karburant, njerëzit ishin të tronditur. Të gjithë donin vetëm të zbrisnin dhe askush nuk kishte më dëshirë të ngjitej në një avion tjetër për një kohë të gjatë.”

Ryanair ka konfirmuar incidentin dhe ka bërë të ditur se është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse që kanë nisur një hetim zyrtar. “Ryanair e raportoi këtë çështje tek autoritetet përkatëse më 3 tetor. Meqë çështja është subjekt i një hetimi të vazhdueshëm, nuk mund të japim komente të mëtejshme për momentin,” deklaroi një zëdhënës i kompanisë. /voxnews.al

Artikulli para

Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

Artikulli pas

Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidenti Begaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë

25 Shtator, 2026
A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?
Aktualitet

A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

25 Shtator, 2026
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re
Aktualitet

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

25 Shtator, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Aktualitet

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

25 Shtator, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?
Aktualitet

Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidenti Begaj

Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidenti Begaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Karakaçi: Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e karburantit, synojmë që rezervat të manaxhohen nga shteti
Aviacion

Karakaçi: Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e karburantit, synojmë që rezervat të manaxhohen nga shteti

Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
0

Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e furnizimit me hidrokarbure. Garancia u dha nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi,...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik

Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik

25 Qershor, 2025
Vetmia dhe izolimi shoqëror u kushtojnë njerëzve deri në 6 vite jetë të shëndetshme

Vetmia dhe izolimi shoqëror u kushtojnë njerëzve deri në 6 vite jetë të shëndetshme

23 Shtator, 2026
Kontratat e qirasë me akt noterial, Kadastra kërkon regjistrimin e tyre brenda 30 ditësh

Kontratat e qirasë me akt noterial, Kadastra kërkon regjistrimin e tyre brenda 30 ditësh

23 Janar, 2026
Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

17 Shtator, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr