• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Vetmia dhe izolimi shoqëror u kushtojnë njerëzve deri në 6 vite jetë të shëndetshme

Editor Nga Editor
23 Shtator, 2026
në Shëndet
A A
Vetmia dhe izolimi shoqëror u kushtojnë njerëzve deri në 6 vite jetë të shëndetshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Izolimi shoqëror dhe vetmia heqin ‘gjashtë vite jetë të shëndetshme’, por burrat dhe gratë ndikohen ndryshe.

Izolimi shoqëror i referohet kontaktit dhe pjesëmarrjes së kufizuar me të tjerët, ndërsa vetmia është një përvojë subjektive e ndjenjës së shkëputjes nga bota rreth nesh. Megjithëse të dyja nuk janë e njëjta gjë, një studim i ri i publikuar në revistën Nature Communications ka zbuluar se të dyja lidhen me më pak vite jete të shëndetshme.

Përmes analizimit të të dhënave nga më shumë se 270,000 të rritur të mosshës mes 40 dhe 69 vjeç, kërkuesit zbuluan se mesatarisht, vetmia dhe izolimi shoqëror u kushtojnë njerëzve rreth gjashtë vite jetë pa sëmundje, duke dëmtuar si shëndetin fizik ashtu edhe atë mendor.

“Në përgjithësi, studimi zbuloi se izolimi shoqëror dhe vetmia mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetëgjatësinë pa sëmundje,” tha autori kryesor Lu Qi, profesor në Universitetin Tulane.

Studimi zbuloi se kjo lidhje ishte më e fortë për humbjen e viteve pa çrregullime mendore — si depresioni dhe ankthi — sesa për vitet pa sëmundje fizike si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet kronike të frymëmarrjes, sëmundjet neurodegjenerative dhe kanceri.

Lajmi i mirë është se ruajtja e një stili të shëndetshëm jete mund të zbutë ndikimin negativ të izolimit shoqëror. Lajmi i keq — ai nuk duket se e kompenson dëmin e shkaktuar nga vetmia.

Në moshën 50-vjeçare, individët që përjetonin si vetminë ashtu edhe izolimin shoqëror jetonin më pak vite pa sëmundje kronike madhore në krahasim me ata që nuk përjetonin asnjërën prej tyre.

Si ndikohen ndryshe burrat dhe gratë?

Burrat dhe gratë nuk vuajnë nga vetmia dhe izolimi shoqëror në të njëjtën mënyrë, dhe kjo pasqyrohet gjithashtu në ndikimin që ato kanë në shëndetin e tyre. Meqenëse gratë mund të i japin përparësi lidhjes emocionale, sfidat e tyre të shëndetit mendor lidhen më fort me vetminë, ndërsa shëndeti mendor i burrave tregon një lidhje më të fortë me izolimin shoqëror.

Tek gratë, vetmia dhe izolimi shoqëror nënkuptonin 2.4 vite të kaluara në shëndet më të keq fizik dhe 3.7 vite në shëndet më të keq mendor, ndërsa për burrat kjo nënkuptonte 1.7 vite të humbura jete pa sëmundje fizike dhe 5.8 vite të humbura jete pa çrregullime mendore.

Burrat kishin më shumë gjasa të përjetonin si vetminë ashtu edhe izolimin shoqëror, kishin mungesë të burimeve shoqërore, materiale e ekonomike, si dhe një nivel më të ulët të stilit të shëndetshëm të jetesës.

Autorët vunë re se kjo diferencë gjinore mund të shpjegohet me ndryshimet në mënyrën se si burrat dhe gratë marrin mbështetje dhe arrijnë mirëqenien psikologjike, ku burrat priren të mbështeten më shumë te prania fizike dhe ndërveprimet e shpeshta shoqërore, ndërsa gratë më shumë te mbështetja emocionale.

Etiketat: vetmia
Artikulli para

Raporti me Ergys Agasin, Vlora Hyseni do të “rrëfehet” nesër në SPAK

Artikulli pas

Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA
Shëndet

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Shëndet

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?
Shëndet

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës
Shëndet

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit
Shëndet

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

5 Nëntor, 2026
5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve
Shëndet

5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

Droga e lirë që përdorin adoleshentët, mjekët thonë se ketamina shkatërron fshikëzën e urinës

Të Përzgjedhura

Proteinat në gjak, çelësi për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike
Shëndet

Proteinat në gjak, çelësi për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike

Nga Editor
4 Janar, 2026
0

Proteinat që qarkullojnë në gjak po shihen gjithnjë e më shumë si një mjet i rëndësishëm për të kuptuar mekanizmat...

Lexo të plotë
Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025

Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025

31 Gusht, 2026
Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

19 Gusht, 2026
Shqipëria dhe vendet e rajonit nuk po e shfrytëzojnë sa duhet potencialin e energjisë diellore

Shqipëria dhe vendet e rajonit nuk po e shfrytëzojnë sa duhet potencialin e energjisë diellore

12 Nëntor, 2025
ERRU refuzon shtrenjtimin për herë të dytë të ujit në Kukës: Aplikoni sërish!

ERRU refuzon shtrenjtimin për herë të dytë të ujit në Kukës: Aplikoni sërish!

6 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr