• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Plakja e popullsisë dhe estetika rrit ndjeshëm të ardhurat për tregun farmaceutik

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

Drug prescription for treatment medication. Pharmaceutical medicament, cure in container for health. Pharmacy theme, capsule pills with medicine antibiotic in packages.

Share on FacebookShare on WhatsApp

Barra e sëmundjeve në vend vijon të rritet, e ndikuar nga plakja graduale e popullsisë, apo dhe pasojat afatgjata që la Covid.

Pas Censit të popullsisë, që u zhvillua në vitin 2023 nga INSTAT, rezultoi që mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte rritur me shpejtësi, e ndikuar si nga emigracioni i të rinjve, ashtu dhe rënia e lindjeve, duke arritur në 44.3 vjeç në 1 janar 2025, që do të thotë se gjysma e popullsisë është mbi këtë moshë.

Ky nivel është pothuajse i njëjtë sa mesatarja e Bashkimit Europian, prej 44.7 vjeç, sipas të dhënave të Eurostat.

 

Burimi: INSTAT

 

Importet e produkteve farmaceutike u rritën me 5% në vitin 2024 duke arritur në 28.2 miliardë lekë. 2021-i vijon të jetë viti me rekordin e importeve, i ndikuar si nga pandemia, ashtu edhe hyrja e vaksinave që u përdorën kundër Covid-19.

Edhe të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se indekset e vlerës së produkteve farmaceutike po shënojnë rritje të fortë vit pas viti.

 

Burimi: INSTAT

 

Disa operatorë të tregtimit me shumicë të produkteve farmaceutike kanë raportuar rritje në vitin 2024.

“Rejsi Farma” raportoi të ardhura prej rreth 5.1 miliardë lekësh në 2024-n, me rritje 2%. Sipas raportit të aktivitetit, kjo performancë tregon për një situatë të konsoliduar financiare dhe ekonomike të shoqërisë.

“Për të ruajtur performancën e arritur deri tani dhe për të zgjeruar më tej aktivitetin, shoqëria ka zgjeruar gamën e veprimtarisë së saj në fushën e tregtisë me pakicë për të cilën kemi filluar ndërtimin e një godine të re, e cila do të shërbejë si supermarket me pakicë, si dhe magazinë me pikë shumice”.

“Delta Pharma” u zgjerua me 4.6%, në 5 miliardë lekë. Lindita Tema, CFO, tregon se si me një strukturë të dedikuar dhe një investim që ka arritur në 7 milionë euro, Delta Pharma po përditëson dhe përmirëson kapacitetet e saj në tregun e Kosovës, që është edhe vendi i parë ku kompania ka eksportuar modelin e saj të menaxhimit.

Burimet zyrtare pohojnë se në procesin e rritjes, një rol të veçantë ka pasur mbështetja e partnerëve strategjikë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e hallkës që ka afruar Delta Pharma-n me pacientët, rrjetin farmaceutik “Ditë e Natë”.

“Trimed” u zgjerua me 6.3%, në 4 miliardë lekë. “Që të sigurojë vijimësinë dhe rritjen e biznesit, shoqëria ka ndërmarrë një sërë masash duke siguruar dhe disponueshmërinë e produkteve të saj në treg, si dhe duke shtuar gamën e produkteve”, thuhet në raportin e aktivitetit.

“Alfarmakos” qarkulloi 3.5 miliardë lekë, në 2024-n, me një zgjerim prej 7.3%. Sipas raportit të aktivitetit, shoqëria ka aktualisht një numër të konsiderueshëm klientësh, të shpërndarë në të gjithë territorin shqiptar.

 

Burimi: QKB

/monitor.al 

Artikulli para

BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

Artikulli pas

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

Të Përzgjedhura

Ryanair hap bazë të re në Tiranë: 3 avionë, plus 10 linja të reja (33 në total) teksa trafiku rritet në 4 milionë pasagjerë në vit
Aviacion

Ryanair hap bazë të re në Tiranë: 3 avionë, plus 10 linja të reja (33 në total) teksa trafiku rritet në 4 milionë pasagjerë në vit

Nga SkyWeb
14 Gusht, 2025
0

Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, ka njoftuar hapjen e një baze të re në Aeroportin...

Lexo të plotë
Spiralja e braktisjes rurale dhe demografike

Spiralja e braktisjes rurale dhe demografike

14 Shkurt, 2026
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, kur nis rënia e temperaturave në Shqipëri

Ditëve të nxehta po u vjen fundi, kur nis rënia e temperaturave në Shqipëri

9 Gusht, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

THIRRJA/ Mbani 100 euro për person, ushqime dhe ilaçe në shtëpi!

31 Dhjetor, 2025
Rimbursimet fiktive, prokuroria dhe policia mësyjnë te CFO Pharma: Bllokohen kompanitë e Nadir Çaushollit

Rimbursimet fiktive, prokuroria dhe policia mësyjnë te CFO Pharma: Bllokohen kompanitë e Nadir Çaushollit

2 Tetor, 2025

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr