• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?

Editor Nga Editor
13 Tetor, 2025
në Aviacion
A A
Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shumica e pasagjerëve gjatë një fluturimi zgjedhin të shikojnë një film apo të dëgjojnë muzikë për të kaluar kohën. Por, në disa raste, kjo mund të çojë në tensione të panevojshme, veçanërisht nëse kufjet nuk hiqen gjatë ndërveprimeve me stjuardesat.

Një pasagjer në një fluturim të Delta Airlines nga Salt Lake City për në Austin, rrëfeu në Reddit se një stjuard refuzoi t’i shërbente nëse nuk hiqte plotësisht kufjet nga të dy veshët.

“As një situatë me njërin vesh të lirë nuk u pranua. Më injoroi plotësisht kur i hapa njërin vesh për t’i dëgjuar porosinë,” shkroi ai.

Jay Robert, një ish-punonjës i lartë i kabinës në Emirates dhe themelues i rrjetit të njohur “Fly Guy’s Cabin Crew Lounge”, tha për The Independent se “pasagjerët që mbajnë kufje ndërkohë që ne po përpiqemi të marrim porositë e tyre janë një nga gjërat më të bezdisshme për stafin e kabinës.”

Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni?

Ekspertët e etiketës kanë komentuar për këtë sjellje, duke theksuar se ekziston një rregull i thjeshtë por i rëndësishëm për të treguar respekt në bord.

Diane Gottsman, nga The Protocol School of Texas, shpjegon: “Kur po flisni me një person tjetër, hiqni kufjet për t’i dhënë vëmendje të plotë. Është çështje respekti, qoftë me një stjuardesë apo dikë që keni përballë në një restorant.”

Sidoqoftë, ajo shton se ka përjashtime nga ky rregull. “Nëse një stjuardesë kalon me karrocën e pijeve dhe ju pyet nëse doni ndonjë lëng, heqja e një kufjeje për një ndërveprim tre sekondësh është plotësisht e pranueshme,” shpjegon Diane. /Skyweb.al

Etiketat: avionstjuardesa
Artikulli para

A quhet cënim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë nëse SPAK heton Guvernatorin për SKANDALIN e mikrokredive?

Artikulli pas

Presidenti Begaj përshëndet Marrëveshjen e Paqes për Gazën: Një moment historik për njerëzimin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje
Aviacion

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit
Aviacion

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj përshëndet Marrëveshjen e Paqes për Gazën: Një moment historik për njerëzimin

Presidenti Begaj përshëndet Marrëveshjen e Paqes për Gazën: Një moment historik për njerëzimin

Të Përzgjedhura

Besmir Beja zëvendëson Gent Gazhelin në krye të doganave
Aktualitet

Besmir Beja zëvendëson Gent Gazhelin në krye të doganave

Nga SkyWeb
28 Janar, 2026
0

Besmir Beja është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave, pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të administratës...

Lexo të plotë
WhatsApp sjell një lajm të mirë për përdoruesit e Apple Watch

WhatsApp sjell një lajm të mirë për përdoruesit e Apple Watch

6 Nëntor, 2025
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Problemet me Self Care, Tatimet ultimatum bizeseve: Dorëzoni inventarin deri nesër!

30 Janar, 2026
“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë

“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë

23 Shkurt, 2026
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Ngadalësohet ndërtimi, bie me 67% sipërfaqja e dhënë si leje: “Ngopet” Tirana, kryeson Durrësi

29 Gusht, 2025

Të Fundit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

20 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr