• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Problemet me Self Care, Tatimet ultimatum bizeseve: Dorëzoni inventarin deri nesër!

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore u ka vendosur një afat të shkurtër bizneseve për dorëzimin e inventarëve, duke kërkuar që dokumentacioni të depozitohet brenda ditës së nesërme, në një periudhë kur shumë subjekte ende po përballen me pasojat e problemeve teknike në sistemin Self Care.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë subjekteve, Tatimet bëjnë me dije se, në zbatim të ligjit për procedurat tatimore, çdo tatimpagues është i detyruar të paraqesë inventarin analitik të datës 31 dhjetor 2025. Dokumenti duhet të përfshijë të dhëna të detajuara mbi lëndët e para, produktet e gatshme dhe mallrat për rishitje, të pasqyruara sipas njësisë, sasisë, çmimit dhe vlerës.

Inventari duhet të ngarkohet në mënyrë elektronike në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, me emërtimin Inventari 31.12.2025, brenda datës 31 janar 2026.

Administrata Tatimore paralajmëron se, në rast vonesash, pasaktësish apo mospërputhjesh me të dhënat e fiskalizimit, subjektet mund të klasifikohen me risk dhe të bëhen objekt verifikimi në terren për saktësinë e inventarit të deklaruar.

Vendimi ka shkaktuar reagime nga bizneset, të cilat shprehen se afati është tepër i ngushtë, sidomos pas problemeve të zgjatura me platformën Self Care, e cila për rreth tre javë ka qenë jashtë funksioni deri ditën e djeshme. Sipas tyre, mungesa e aksesit ka pamundësuar rakordimin e faturave dhe verifikimin e të dhënave të nevojshme për inventarët.

Nga ana tjetër, ka edhe subjekte që theksojnë se procesi i inventarizimit mund të kryhet përmes e-Filing, pa qenë domosdoshmërisht i varur nga Self Care.

Problemet teknike kanë ndikuar edhe në përgatitjen e pasqyrave financiare për vitin 2025. Kontabilisti Sotiraq Dhamo ka theksuar më herët se Self Care është mjeti kryesor për rakordime dhe mbetet i domosdoshëm edhe gjatë hartimit të planit financiar vjetor, pasi pa akses në platformë është e vështirë të kryhen verifikimet e nevojshme.

Në të njëjtën linjë, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka kërkuar një plan emergjence dhe shtyrje të afateve për dorëzimin e bilanceve, të cilat aktualisht mbyllen më 31 mars. Sipas shoqatës, përgatitja e tyre nis që në janar dhe kërkon kohë, ndërsa rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve mes të dhënave të softuerëve të bizneseve dhe atyre të serverit tatimor është bërë jashtëzakonisht i vështirë.

Në mungesë të një pasqyre të qartë dhe të saktë, shoqata vlerëson se hartimi i pasqyrave financiare rrezikon të kthehet në një proces hamendësimi, duke cenuar parimin themelor të vërtetësisë financiare. /skyweb.al

Etiketat: tatimet
Artikulli para

Kush e mbron të vërtetën në epokën e inteligjencës artificiale?

Artikulli pas

Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç'po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INSTAT: Censi i Bujqësisë nis në vjeshtën e 2026, gjobë kush nuk jep informacion
Aktualitet

INSTAT: Censi i Bujqësisë nis në vjeshtën e 2026, gjobë kush nuk jep informacion

Nga Editor
14 Tetor, 2025
0

Censi i Bujqësisë në Shqipëri pritet të zhvillohet në muajt shtator dhe tetor të vitit 2026, me një buxhet të...

Lexo të plotë
Bllokohet lëvizja për këmbësorët në sheshin “Skënderbej”

Bllokohet lëvizja për këmbësorët në sheshin “Skënderbej”

4 Qershor, 2026
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

Nafta ka “punën e vet”, blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

6 Prill, 2026
Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

“Maxhorancës i duhet vetëpastrim” dhe një sqarim i nevojshëm nga Elisa Spiropali për takimin me një personazh si Indrit Aliu Kolleshi

4 Korrik, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

21 Maj, 2026

Të Fundit

Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr