• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 17 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Tetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Ndizet “lufta” Gerond Meçe – Ermal Beqiri për tenderat e AKSHI-it, pëplasje në KPP për kontratën 4 milionë euro të DOGANAVE: Në lojë dhe Grigor Joti
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përplasja mes biznesmenëve Gerond Meçe dhe Ermal Beqiri në lidhje me tenderat publikë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është thelluar ndjeshëm gjatë muajve të fundit, duke bllokuar thuajse të gjithë tenderët e mëdhenj të AKSH-t.

Prej kohësh, tenderat e AKSHI-t kanë mbetur pezull për shkak të ankesave të përsëritura të paraqitura nga Meçe, ndërsa nga raportime të ndryshme mediatike, Beqiri duket se e akuzon këtë të fundit për ngritjen e një skeme bllokimi të qëllimshëm përmes proceseve ekstraligjorë.

Siç mëson Skyweb.al, në qendër të përplasjes së fundit është tenderi me vlerë 4 milionë euro pa TVSH, me objekt “Përmirësimi i infrastrukturës hardware për sistemet doganore dhe rrjetet fizike”.

Më 14 tetor 2025, në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) është depozituar një ankesë nga bashkimi i operatorëve ekonomikë Infosoft Systems dhe Horizon.

Kompania “Horizon”, e blerë nga Ermal Beqiri pak më shumë se një vit më parë për 380 mijë euro, ka fituar rreth 14 milionë euro tendera publikë në pesë vitet e fundit, kryesisht nga AKSHI.

Në ankesën e tyre, dy kompanitë kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) të AKSHI-t, i cili i kishte skualifikuar nga gara pa dhënë arsye të qarta.

Në dokumentin e dorëzuar në KPP thuhet: “Shfuqizimi i vendimit të Komisionit të vlerësimit të ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik, bashkimi i operatorëve ekonomikë (BOE) ‘Infosoft Systems’ SHPK & ‘Horizon’ SHPK, në procedurën e prokurimit ‘E hapur, mbi kufirin e lartë monetar’, me nr. REF-42481-03-26-2025, me objekt ‘Përmirësimi i infrastrukturës hardware për sistemet doganore dhe rrjetet fizike’, me fond limit 387,500,000 lekë (pa TVSH), zhvilluar më 05.05.2025 nga autoriteti kontraktor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.”

Ankesat e HORIZON-InfoSoft Systems dhe Advanced Business Solutions

Vetëm pak orë pas dorëzimit të ankesës, KPP urdhëroi AKSHI-n të publikojë arsyet e skualifikimit. Në përgjigjen e saj, AKSHI argumentoi se:

“Pas verifikimit të dokumentacionit fizik të BOE vihet re se nuk është paraqitur certifikata CSP për stafin, por është paraqitur Certifikata e Sigurisë Industriale. Në mungesë të certifikatave nuk mund të shohim detaje se për ku janë lëshuar këto certifikata. Referuar sa më sipër, BOE ‘Infosoft Systems’ sh.p.k dhe ‘Horizon’ sh.p.k skualifikohet.”

Vendimi i plotë i KPP-së u publikua më 15 tetor.

Menjëherë pas kësaj, kompania Advanced Business Solutions, në pronësi të Gerond Meçes, dorëzoi një tjetër ankesë në KPP lidhur me të njëjtin tender, vetëm pak minuta para përfundimit të orarit zyrtar.

Përmbajtja e ankesës pritet të bëhet publike në orët në vijim, ndërkohë që tenderi i shpallur që në mars 2025 mbetet i bllokuar deri në një vendim final të KPP.

Përplasja mes dy biznesmenëve po ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e tenderave të AKSHI-t, duke bllokuar miliona euro projekte publike.

Vetëm kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit ka përfituar mbi 24 milionë euro tendera gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa Advanced Business Solutions e Gerond Meçes ka marrë rreth 50 milionë euro, po në të njëjtën periudhë.

Konkurrenca mes tyre, dikur e heshtur, tashmë është shndërruar në një përballje të hapur ligjore në KPP dhe më gjerë, duke paralizuar përkohësisht një pjesë të rëndësishme të prokurimeve publike në fushën e teknologjisë së informacionit./skyweb.al

Etiketat: advanced bussines solutionsakshiermal beqirigerond mecegrigor jotiinfosoftsoft & solution
Artikulli para

Arabia Saudite drejt një pakti të ngushtë mbrojtjeje me SHBA-në

Artikulli pas

Kursi i këmbimit valutor, pëson zbritje dollari dhe paundi britanik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve
Ekonomi

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

17 Shtator, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

17 Shtator, 2026
Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi
Ekonomi

Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi

17 Shtator, 2026
Qeveria ndryshon procedurën e legalizimeve, objekti merr Certifikatë Pronësie edhe pa truallin
Ekonomi

Pronat pa dokumente, kush përfiton deri në 300 m² dhe si vepron Kadastra

17 Shtator, 2026
Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës peng i luftës Pacolli-Ademi, si po sabotohet turizmi shqiptar prej pazareve në Libi

17 Shtator, 2026
A është Kina OPEC-u i ri i naftës?
Ekonomi

Rezerva shtetërore e naftës mund të sjellë një tjetër shtrenjtim të karburanteve

17 Shtator, 2026
Artikulli pas
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Kursi i këmbimit valutor, pëson zbritje dollari dhe paundi britanik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Avokati shpjegon simbolin e Ilir Metës në gjyq
Aktualitet

Ilir Meta bën kërkesën e pazakontë ndaj GJKKO-së

Nga SkyWeb
3 Dhjetor, 2025
0

Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Gjykatën e Posaçme për mënyrën se si po paraqitet në sallën e...

Lexo të plotë
Fushata dhe funerali i TV

Fushata dhe funerali i TV

29 Prill, 2025
Pse hapësira Tokë-Hënë mund të bëhet Ngushtica e re e Hormuzit

Pse hapësira Tokë-Hënë mund të bëhet Ngushtica e re e Hormuzit

2 Maj, 2026
“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”

“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”

9 Prill, 2026
Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

7 Prill, 2026

Të Fundit

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

17 Shtator, 2026
Rivalët kinezë fitojnë terren, Seat i Volkswagen rrezikon fundin

Rivalët kinezë fitojnë terren, Seat i Volkswagen rrezikon fundin

17 Shtator, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

17 Shtator, 2026
Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi

Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi

17 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr