• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Shtator, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria vendosi dje që rregullat e reja për objektet pa titull pronësie, trojet funksionale dhe oborret në përdorim të zbatohen edhe për kërkesat e dorëzuara më parë, nëse shqyrtimi administrativ i tyre nuk ka përfunduar ende.

Kjo do të thotë se dosjet e vjetra që ndodhen në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk do të vijojnë domosdoshmërisht sipas procedurave që ishin në fuqi në momentin e aplikimit. Ato do të rivlerësohen dhe përfundohen sipas ndryshimeve të miratuara tani nga Këshilli i Ministrave.

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

Vendimi prek kërkesat që lidhen me miratimin e dokumenteve të pronësisë për objekte pa titull, trojet e tyre funksionale dhe të ashtuquajturat “oborre në përdorim”. Kushti kryesor është që për dosjen të mos jetë marrë ende një vendim përfundimtar administrativ.

Sipas rregullave të reja, ASHK-ja mund të kalojë në pronësi sipërfaqe deri në 300 metra katrorë, nëse provohet se toka posedohet efektivisht dhe përdoret në funksion të objektit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është mënyra e provimit të posedimit. Vendimi e lidh “posedimin efektiv” me rrethimin fizik të sipërfaqes, i cili duhet të konstatohet nga punonjësit e Kadastrës gjatë verifikimit në terren.

Nëse trualli është pronë shtetërore, figuron me pronar të pavërtetuar ose nuk ka informacion mbi pronësinë, dokumenti i pronësisë për sipërfaqen deri në 300 metra katrorë miratohet pa pagesë.

Kur toka rezulton pronë private e një personi tjetër, përfituesi nuk e merr atë automatikisht falas. Në këtë rast zbatohen procedurat ligjore për pronën private dhe kërkuesi duhet të paguajë vlerën e truallit sipas çmimit favorizues dhe lehtësive të parashikuara nga ligji.

Pas marrjes së Hipotekës, origjina e pronës nuk do të verifikohet më në shitjet e ardhshme

Për kërkesat individuale të paraqitura përmes platformës “e-Albania” vendoset një tarifë shërbimi prej 10 mijë lekësh. Tarifa paguhet në momentin e kërkesës dhe nuk kthehet edhe nëse ASHK-ja e rrëzon atë.

Ndryshe do të veprohet kur procedura hapet kryesisht nga vetë Kadastra, gjatë regjistrimit fillestar, përmirësimit të zonës kadastrale ose kontrolleve sipas blloqeve të përfshira në planveprim. Për objektet e banimit të evidentuara në këtë mënyrë nuk aplikohet tarifa standarde prej 10 mijë lekësh.

Vendimi parashikon gjithashtu që ASHK-ja të publikojë për 30 ditë rastet kur në terren gjendet një pasuri, por nuk identifikohet personi që e posedon. Nëse pretenduesi paraqitet brenda këtij afati, procedura mund të vazhdojë në emrin e tij pasi të verifikohet posedimi.

Për qytetarët që kanë aplikuar më parë, ndryshimi kryesor është se dosja e tyre nuk mbetet e lidhur me rregullat e ditës kur është dorëzuar. Nëse procedura nuk ka përfunduar, verifikimi i sipërfaqes, kriteri i rrethimit, kufiri prej 300 metrash katrorë dhe mënyra e pagesës do të përcaktohen nga vendimi i ri.

Megjithatë, ndryshimet nuk nënkuptojnë legalizim automatik të çdo sipërfaqeje të rrethuar. ASHK-ja duhet të verifikojë objektin, kohën dhe mënyrën e posedimit, statusin juridik të tokës, kufijtë në terren dhe nëse prona cenon të drejtat e personave të tretë. /skyweb.al

Etiketat: legalizimetpasuritepronattokat
Artikulli para

Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi

Artikulli pas

Rivalët kinezë fitojnë terren, Seat i Volkswagen rrezikon fundin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen
Ekonomi

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen
Ekonomi

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Aktualitet

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rivalët kinezë fitojnë terren, Seat i Volkswagen rrezikon fundin

Rivalët kinezë fitojnë terren, Seat i Volkswagen rrezikon fundin

Të Përzgjedhura

E thonë shkencëtarët: Vaji i ullirit ndihmon trupin kundër kancerit
Aktualitet

Vjelja e ullirit për 2026 pritet me rritje prodhimi, grumbulluesit presin rënie të çmimit

Nga Editor
6 Tetor, 2026
0

Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodhim më të lartë krahasuar me një vit më parë,...

Lexo të plotë
SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë

SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë

20 Mars, 2026
Damian Gjiknuri shqetësohet për efektet në ekonomi të goditjeve të SPAK ndaj bosave të kokainës, Braho: Nuk do të ndalemi!

Damian Gjiknuri shqetësohet për efektet në ekonomi të goditjeve të SPAK ndaj bosave të kokainës, Braho: Nuk do të ndalemi!

3 Korrik, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

Pensioni privat deri pesë vjet përpara pensionit ligjor, kontributet e punëdhënësit fitohen brenda tre vjetësh

23 Shtator, 2026
MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

19 Mars, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr