• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pas marrjes së Hipotekës, origjina e pronës nuk do të verifikohet më në shitjet e ardhshme

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pronat e pajisura me certifikatë pronësie nga drejtoria vendore nuk do t’i nënshtrohen më verifikimit të origjinës gjatë shitjeve apo transaksioneve të tjera të mëvonshme.

Kjo do të thotë se pasi një pronë të jetë kontrolluar, regjistruar dhe certifikuar nga institucioni, origjina e saj nuk do të rihapet për verifikim sa herë që prona shitet, dhurohet apo bëhet pjesë e një transaksioni tjetër.

Për shembull, nëse një pronë e certifikuar shitet disa herë, gjatë transaksionit të radhës nuk do të rikontrollohet nga fillimi i gjithë zinxhiri i dokumenteve nëpërmjet të cilave është krijuar pronësia.

Qëllimi është rritja e sigurisë juridike dhe shmangia e rikthimit të vazhdueshëm te dokumentet e vjetra të pronësisë për çdo transaksion të ri.

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

Drafti i hedhur nga qeveria për konsultim përcakton shprehimisht se: “Pasuria që është certifikuar nga Drejtoria Vendore nuk është objekt verifikimi të origjinës së pronës, kur mbi pronën kryhen transaksione të tjera”.

Certifikata e pronësisë lëshohet nga drejtoria vendore pas përfundimit të regjistrimit fillestar ose pas regjistrimit të kalimit të pronësisë nga një pronar te një tjetër.

Sipas ligjit të ri për Agjencinë e Pronës, certifikata është dokumenti unik që provon titullin e pronësisë, statusin ligjor dhe kufijtë e pasurisë. Ajo shoqërohet me kartelën dhe hartën përkatëse kadastrale.

Lehtësi dhe probleme 

Ky rregull mund të lehtësojë ndjeshëm punën e administratës, noterëve dhe palëve që kryejnë transaksionin, pasi nuk do të kërkohet rikontrollimi i historikut të pronës sa herë që ajo ndryshon pronar.

Procedurat e shitblerjes mund të përfundojnë më shpejt, ndërsa certifikata merr një peshë më të madhe si dokumenti kryesor mbi të cilin mbështetet transaksioni.

Por mosverifikimi i origjinës mund të sjellë edhe probleme. Nëse një titull me mangësi, një dokument problematik ose një regjistrim i pasaktë arrin të kalojë kontrollin fillestar dhe të pajiset me certifikatë, origjina e tij nuk do të kontrollohet përsëri gjatë transaksioneve të ardhshme.

Kështu, një problem i vjetër me pronësinë mund të mos evidentohet gjatë shitjes së radhës, ndërsa pasuria mund të vazhdojë të kalojë nga një pronar tek një tjetër.

Garancia 

Projektligji parashikon megjithatë një garanci. Pika 5 e nenit 20 përcakton se certifikata duhet të lëshohet mbi bazën e një dokumenti ligjor që provon krijimin e së drejtës së pronësisë.

Nëse certifikata është lëshuar pa një dokument të tillë, ajo konsiderohet “absolutisht e pavlefshme”. Mosverifikimi i origjinës në transaksionet e ardhshme nuk e bën automatikisht të vlefshëm një dokument të lëshuar në kundërshtim me ligjin.

Pikëpyetja është se si do të zbulohet një certifikatë problematike pasi prona të jetë certifikuar, nëse origjina nuk kontrollohet më gjatë shitjeve të mëvonshme.

Dispozita nuk sqaron se cili mekanizëm do ta evidentojë problemin, si do të mbrohen blerësit e mëvonshëm dhe çfarë ndodh kur prona u është kaluar disa personave përpara konstatimit të pavlefshmërisë.

Projektligji synon t’i japë fund pasigurisë së vazhdueshme mbi titujt e pronësisë, por krijon njëkohësisht rrezikun që një titull me probleme të konsolidohet përmes transaksioneve të njëpasnjëshme, deri në momentin kur kundërshtohet administrativisht ose në gjykatë. /skyweb.al

Etiketat: certifikate pronesiepronat
Artikulli para

Ligji i ri, pronat me mbivendosje mund të shiten pa u zgjidhur konflikti! Çfarë ndodh me pretenduesit

Artikulli pas

S’kanë para, 8% e shqiptarëve heqin dorë prej ekzaminimeve Shëndetësore prej kostos financiare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra
Ekonomi

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol
Ekonomi

Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

8 Nëntor, 2026
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Ekonomi

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

S'kanë para, 8% e shqiptarëve heqin dorë prej ekzaminimeve Shëndetësore prej kostos financiare

Të Përzgjedhura

Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak
Ekonomi

Emigracioni masiv, Shqipërisë i tkurret popullsia në moshë pune

Nga SkyWeb
24 Qershor, 2026
0

Popullsia në moshë pune në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, duke reflektuar presionin që ndryshimet demografike dhe emigrimi...

Lexo të plotë
Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

UDHËZIMI/ Si të merrni paratë mbrapsht për tatimin e mbipaguar pas dorëzimit të DIVA-s

12 Maj, 2026
Sekuestrimet e bujshme të SPAK, Pashk Rrapi merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes Arjola Hysa dhe krushkut Viktor Kola

Sekuestrimet e bujshme të SPAK, Pashk Rrapi merr leje për 3 kulla përmes ekonomistes Arjola Hysa dhe krushkut Viktor Kola

22 Gusht, 2025
Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë që çuditën edhe prokurorët e SPAK

Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë që çuditën edhe prokurorët e SPAK

10 Korrik, 2026
Ndryshime në Kod për monopatinat, jo nën 16 vjeç, shpejtësi deri në 25 km/h, qarkullim vetëm brenda qytetit

Aksidentet në rritje, Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 17 vjeç

10 Shtator, 2026

Të Fundit

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr