• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

A do t’i zëvendësojë inteligjenca artificiale njerëzit në shërbimin ndaj klientit?

Editor Nga Editor
3 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
0
A do t’i zëvendësojë inteligjenca artificiale njerëzit në shërbimin ndaj klientit?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kur pyet ChatGPT apo ndonjë tjetër inteligjencë artificiale nëse AI do t’i zëvendësojë njerëzit në industrinë e shërbimit ndaj klientit, përgjigjja zakonisht është diplomatike: “njerëzit dhe AI do të punojnë krah për krah”. Por shumë ekspertë mendojnë se realiteti mund të jetë krejt ndryshe.

Shefi ekzekutiv i gjigantit indian të teknologjisë Tata Consultancy Services, K. Krithivasan, deklaroi për Financial Times se së shpejti mund të ketë “nevojë minimale” për qendra telefonike në Azi, pasi AI do të marrë përsipër shumicën e detyrave.

Në të njëjtën linjë, kompania kërkimore Gartner parashikon se deri në vitin 2029, inteligjenca artificiale do të zgjidhë në mënyrë të pavarur 80% të kërkesave të zakonshme të klientëve.

Nga “chatbot”-ët tek “AI agent”-ët

Sot po flitet shumë për “AI agents”, sisteme të inteligjencës artificiale që mund të veprojnë dhe të marrin vendime vetë, pa shumë ndërhyrje njerëzore. Por realiteti i sotëm tregon se rruga për te kjo teknologji është ende e gjatë.

Gazetarja e BBC-së tregon përvojën e saj me chatbot-in e kompanisë së shpërndarjes së pakove Evri, të quajtur Ezra. Pas raportimit se pakoja nuk kishte mbërritur, chatboti i kërkoi kodin e ndjekjes dhe më pas njoftoi se pakoja ishte dorëzuar. Kur ajo kërkoi provën e dorëzimit, sistemi tregoi një foto të pakos, por para një dere të gabuar. Biseda nuk mund të vazhdonte më tej.

Evri deklaroi për BBC se po investon 57 milionë paund për të përmirësuar shërbimin. Kompania tha se sistemi i saj përdor të dhënat e gjurmimit për të ofruar përgjigje sa më të shpejta dhe se shumica e klientëve marrin ndihmën që u duhet “brenda sekondave të para”.

Në anën tjetër, konkurrenti DPD u detyrua të çaktivizojë chatbot-in e vet, pasi ai ofendoi përdoruesit dhe kritikoi kompaninë. Kjo tregon se gjetja e ekuilibrit mes sjelljes “njerëzore” dhe ruajtjes së imazhit të markës mbetet një sfidë për bizneset që po kalojnë drejt AI-së.

Pritshmëritë dhe realiteti

Sipas Gartner, 85% e drejtuesve të shërbimit ndaj klientit po testojnë ose po zbatojnë chatbotë me AI, por vetëm 20% e këtyre projekteve kanë përmbushur pritshmëritë.

“Me AI mund të kesh një bisedë shumë më natyrale,” shpjegon analistja e Gartner, Emily Potosky. “Por rreziku është që chatboti mund të ‘haluçinojë’, të japë informacion të gabuar ose të vjetruar. Për shërbime si dërgesat, sistemet e bazuara në rregulla janë më të sigurta, sepse pyetjet janë të kufizuara.”

Një tjetër faktor është kostoja. Pavarësisht se pritet të zëvendësojë njerëzit, AI nuk është domosdoshmërisht më e lirë. “Kjo është një teknologji shumë e kushtueshme,” thotë Potosky.

Për të funksionuar si duhet, kompanitë duhet të kenë të dhëna të bollshme për trajnimin e modeleve. “Shpesh mendohet se menaxhimi i njohurive bëhet më pak i rëndësishëm kur përdoret AI gjenerative, por në fakt ndodh e kundërta, bëhet edhe më i domosdoshëm,” – shton ajo.

Qendrat e thirrjeve si terren trajnimi për AI

Sipas Joe Inzerillo, shefit digjital të kompanisë Salesforce, qendrat e thirrjeve janë vendi ideal për trajnimin e inteligjencës artificiale, sidomos ato që operojnë në vende me kosto të ulët si India apo Filipinet.

“Këto qendra kanë sasi të mëdha dokumentacionesh dhe trajnimesh, të cilat janë burim i vlefshëm për AI,” – thotë ai.

Platforma e Salesforce, AgentForce, e bazuar në AI, përdoret tashmë nga kompani si Formula 1, Prudential, OpenTable dhe Reddit. Gjatë testimeve, kompania mësoi se mënyra se si agjenti reagon emocionalisht është thelbësore. “Një njeri mund të thotë ‘më vjen keq për këtë’, ndërsa agjenti thjesht hapte një kërkesë. Kështu që e trajnuam të tregojë më shumë empati,” – shpjegon Inzerillo.

Një tjetër problem doli kur AI refuzonte të fliste për konkurrentët. “Klientët pyesnin si të integrohej Microsoft Teams me Salesforce, dhe agjenti refuzonte të ndihmonte sepse Microsoft ishte në listën e konkurrentëve,” thotë ai. Ky rregull u hoq më pas.

E ardhmja: njerëzit apo robotet?

Në fund, shumë ekspertë bien dakord se inteligjenca artificiale nuk do të zhdukë plotësisht njerëzit nga shërbimi ndaj klientit, por do ta transformojë thellësisht këtë industri.

AI mund të marrë përsipër detyrat e përsëritura dhe teknike, ndërsa njerëzit do të fokusohen te çështjet që kërkojnë ndjeshmëri, vendimmarrje dhe kreativitet.

Por me ritmin e zhvillimit aktual, duket se pyetja nuk është më “a do të ndodhë?”, por “sa shpejt do të ndodhë?”. /Skyweb.al

Etiketat: Inteligjenca artificiale
Artikulli para

Trump: Rusia dhe Kina po kryejnë testime të fshehta bërthamore

Artikulli pas

“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg Britanisë

Editor

Editor

Nga Kategoria

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës
Aktualitet

Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës

10 Gusht, 2026
IKMT e kapi “mat” me pallatin pa leje në Qeparo, Vangjel Tavo ia “hedh” duke njoftuar shkrirjen e IMT-së së Bashkisë Himarë
Aktualitet

IKMT e kapi “mat” me pallatin pa leje në Qeparo, Vangjel Tavo ia “hedh” duke njoftuar shkrirjen e IMT-së së Bashkisë Himarë

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg Britanisë

“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg Britanisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Edhe bateritë e telefonave në rrezik nga temperaturat ekstreme
Aktualitet

Edhe bateritë e telefonave në rrezik nga temperaturat ekstreme

Nga Editor
24 Qershor, 2026
0

Temperaturat ekstreme po kthehen në një kërcënim serioz për bateritë e telefonave celularë, sipas paralajmërimeve të publikuara nga media dhe...

Lexo të plotë
Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen

Përmbytjet, ngjarje katastrofike që mund të sigurohen

21 Nëntor, 2025
Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve

Facebook mund të vendosë pagesë për shpërndarjen e linqeve

18 Dhjetor, 2025
Pesë aftësitë që Inteligjenca Artificiale nuk do të mund t’i zëvendësojë

Pesë aftësitë që Inteligjenca Artificiale nuk do të mund t’i zëvendësojë

3 Nëntor, 2025
Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri

Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri

24 Janar, 2026

Të Fundit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr