• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SKEMA/ Si u transferuan milionat e fituara prej Forex dhe Bursave false nga Shqipëria në parajsat fiskale

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
SKEMA/ Si u transferuan milionat e fituara prej Forex dhe Bursave false nga Shqipëria në parajsat fiskale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një kompani e regjistruar në Shqipëri në fillim të vitit 2023, me pronësi të plotë nga një shtetas shqiptar dhe që deklaron si aktivitet “shërbime marketingu dhe komunikacioni online”, është vënë në qendër të një hetimi për dyshime mbi pastrim parash.

Raporti vjetor i Autoritetit të Inteligjencës Financiare (AIF) për vitin 2024 jep detaje të një skeme të dyshuar që përfshin qarkullim të konsiderueshëm fondesh nga jashtë dhe përdorim të mjeteve financiare për qëllime që nuk përputhen me natyrën e deklaruar të aktivitetit të kompanisë.

Transferta të mëdha me origjinë të paqartë

Gjatë një periudhe njëvjeçare, në llogaritë bankare të shoqërisë janë transferuar rreth 400 mijë euro nga një shtet evropian, të gjitha me përshkrimin “likuidim fature”. Këto fonde janë përdorur kryesisht për pagesa pagash, shpenzime operative si qira, shërbime kontabiliteti dhe të tjera, por nuk janë konstatuar pagesa që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e marketingut apo komunikacionit online.

Profile të pazakonta dhe lidhje të dyshimta

Hetimi i mëtejshëm ka ngritur pikëpyetje për profesionalizmin dhe përputhshmërinë e personave të përfshirë në aktivitetin e kompanisë:

  • Administratori i shoqërisë, shtetasi A, nuk ka përvojë profesionale të mëparshme në fushën e marketingut apo IT-së.

  • Pjesa më e madhe e punonjësve rezultojnë se kanë punuar më parë në “Call Center” dhe “Forex”, aktivitete të cilat në Shqipëri janë shpesh të përfshira në hetime për mashtrime financiare.

  • Një prej punonjësve është identifikuar përmes burimeve të hapura si i përfshirë në aktivitet kriminal.

Transferta nga kompani të dyshimta në Evropë

Subjektet që kanë dërguar fondet:

  • Janë regjistruar kohët e fundit në të njëjtën zonë gjeografike të një shteti evropian.

  • Kanë fusha të deklaruara veprimtarie të ndryshme si tregti, hotel dhe restorant, jo të lidhura me marketing apo shërbime digjitale.

  • Kanë kryer transfertat përmes e-banking, ndërkohë që mungon informacioni i detajuar për natyrën dhe qëllimin e këtyre pagesave.

Autoriteti shqiptar është komunikuar me Njësinë e Inteligjencës Financiare të huaj, e cila ka konfirmuar se për kompanitë dërguese ka raportime për veprimtari të dyshimtë financiare, për shkak të qarkullimit të lartë të fondeve nëpër disa shtete.

Skema ndërkombëtare e transferimeve

Transfertat janë identifikuar se vijnë nga vende si: Spanja, Franca, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Qipro, dhe më pas shpërndahen në vende të ndryshme si: Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëria, Belgjika, Zvicra, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Sllovakia.

Subjekte të tjera të përfshira

Nga analizimi i mëtejshëm janë evidentuar edhe kompani të tjera me karakteristika të ngjashme:

  • Regjistrime të reja në fushën e IT dhe marketingut;

  • Administratorë të rinj në moshë;

  • Subjekte të tjera të regjistruara nga familjarë të tyre.

Bazuar në këtë informacion dhe në dyshimet për një skemë të pastrimit të parave, AIF ka referuar rastin për hetim të mëtejshëm pranë organeve të zbatimit të ligjit. Dyshohet se kompanitë me aktivitet të paqartë përdoren për të futur fonde nga jashtë dhe për t’i kanalizuar ato në mënyrë të strukturuar në vende të tjera, duke maskuar origjinën e tyre reale.

Hetimet pritet të zbardhin nëse kjo është pjesë e një rrjeti më të gjerë ndërkombëtar të pastrimit të parave dhe mashtrimeve financiare që operon përmes fasadës së aktiviteteve të marketingut dhe teknologjisë. /skyweb.al

Etiketat: aifbursat falseinteligjenca financiare
Artikulli para

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

Artikulli pas

SPAK nis hetimet për tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e tenderit!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset
Aktualitet

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar
Aktualitet

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit
Aktualitet

A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
SPAK nis hetimet për tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e tenderit!

SPAK nis hetimet për tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e tenderit!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët
Aktualitet

Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët

Nga SkyWeb
23 Qershor, 2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 3-vjeçar është kafshuar nga një qen. Sipas njoftimit të...

Lexo të plotë
Tatimet publikojnë linkun për të kontrolluar nëse duhet të dorëzoni DIVA 2025

Tatimet publikojnë linkun për të kontrolluar nëse duhet të dorëzoni DIVA 2025

13 Shkurt, 2026
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që “fshehin” të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që “fshehin” të dhënat

12 Janar, 2026
Karakaçi thotë se Aeroporti i Vlorës do të futet në punë: Kompanitë kanë 30 ditë afat të merren vesh

Karakaçi thotë se Aeroporti i Vlorës do të futet në punë: Kompanitë kanë 30 ditë afat të merren vesh

3 Qershor, 2026
“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

14 Tetor, 2025

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr