• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 28 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si hetimet për Berberin e ARRSH çuan SPAK-un te tuneli i Llogarasë

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
në Aktualitet
A A
0
Si hetimet për Berberin e ARRSH çuan SPAK-un te tuneli i Llogarasë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kalon në sitë një nga kontratat më të rëndësishme të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), atë për mbikëqyrjen e punimeve të Tunelit të Llogorasë, duke thelluar hetimet ndaj ish-drejtorit të institucionit, Evis Berberi.

Hetimi ka vënë në qendër të vëmendjes bashkëpunimin e dyshimtë mes kompanisë amerikane “Hill International” dhe shoqërisë shqiptare “Net Group”, e zotëruar nga Valter Begaj, ish-ortaku i Berberit. Dyshimet e SPAK lidhen me faktin se përfshirja e “Net Group” në këtë joint venture mund të jetë rezultat i një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë nga Berberi.

Tenderi për mbikëqyrjen e tunelit, me fond limit prej 1.96 milionë euro, u zhvillua në dhjetor të vitit 2021 dhe u fitua nga bashkimi i këtyre dy kompanive me një ofertë prej 1.94 milionë euro.

Sipas hetuesve të BKH, të cilët vetëm një javë më parë zbarkuan në zyrat e “Hill International” në Tiranë, ka dyshime se kompania amerikane ka pranuar të përfshijë “Net Group” pas një presioni nga ish-kreu i ARRSH-së. Kompania amerikane ka kërkuar kohë për të dorëzuar dokumentacionin, duke sqaruar se ai ndodhej i arkivuar në selinë rajonale në Greqi.

SPAK po heton edhe nëse përmes kompanisë “Net Group” janë devijuar fonde publike drejt një subjekti tjetër – shoqërisë “Daam” – që zyrtarisht është në pronësi të Begajt, por që sipas prokurorëve dyshohet se kontrollohej në mënyrë të tërthortë nga Berberi.

Të dy, Berberi dhe Begaj, u arrestuan në mars të vitit të kaluar dhe ndodhen nën hetim me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Prokurorët dyshojnë se Berberi ka përdorur pozicionin e tij për t’i dhënë tenderë të paligjshëm Begajt, i cili më pas i kalonte fondet përmes kompanisë “Daam”. /skyweb.al

Etiketat: evis berberihetimetspaktuneli llogarase
Artikulli para

Sezon tenderësh, 14 milion euro për uniformat e Policisë së Burgjeve

Artikulli pas

Dollari amerikan nuk mban më, sot kapi treguesit më të ulët që prej 2008

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare
Aktualitet

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës për dosjen “Veliaj 2”, sekuestrohen dokumente për udhëtimet dhe dietat

28 Korrik, 2026
Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE

28 Korrik, 2026
El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme
Aktualitet

Rritje e menjëhershme e temperaturave, sinoptikanët parashikojnë 10 ditë ekstreme në vend

28 Korrik, 2026
Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014
Aktualitet

Regjistrimet online në shkolla, MAS: Afati mbyllet më 31 korrik, mos e lini për ditën e fundit

28 Korrik, 2026
Gjermania po synon të ketë ketë ushtrinë më të fortë në Europë
Aktualitet

302 milionë dollarë hua për mbrojtjen nga SHBA, prapaskenat e marrëveshjes që trazoi Parlamentin

28 Korrik, 2026
Rama premton paga shtesë për zjarrfikësit dhe shtyn me 6 muaj ardhjen e avionëve për shuarjen e zjarreve
Aktualitet

Rama premton paga shtesë për zjarrfikësit dhe shtyn me 6 muaj ardhjen e avionëve për shuarjen e zjarreve

27 Korrik, 2026
Artikulli pas
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Dollari amerikan nuk mban më, sot kapi treguesit më të ulët që prej 2008

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur
Shëndet

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur

Nga Editor
8 Janar, 2026
0

Nëse jeni si unë, atëherë ideja juaj për një mëngjes perfekt përfshin një gotë të ftohtë me lëng portokalli të...

Lexo të plotë
Pse turbulencat janë më shumë të bezdisshme se sa të rrezikshme

Pse turbulencat janë më shumë të bezdisshme se sa të rrezikshme

13 Maj, 2026
Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së

Shqipëria përgatitet për kalimin në euro, ligji i ri përshtat Bankën e Shqipërisë me sistemin e BQE-së

16 Korrik, 2026
OpenAI: Kompanitë duhet të aplikojnë javën katërditore të punës

OpenAI: Kompanitë duhet të aplikojnë javën katërditore të punës

8 Prill, 2026
Kaosi me sistemin e ri të kontrollit, disa aeroporte europiane rikthejnë policët

Kaosi me sistemin e ri të kontrollit, disa aeroporte europiane rikthejnë policët

14 Prill, 2026

Të Fundit

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës për dosjen “Veliaj 2”, sekuestrohen dokumente për udhëtimet dhe dietat

28 Korrik, 2026
Shëndeti i gojës mund të përcaktojë sa gjatë do të jetoni

Shëndeti i gojës mund të përcaktojë sa gjatë do të jetoni

28 Korrik, 2026
Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE

28 Korrik, 2026
Media britanike: Nga Tirana në Ksamil, pse duhet të zbuloni Shqipërinë këtë verë

Media britanike: Nga Tirana në Ksamil, pse duhet të zbuloni Shqipërinë këtë verë

28 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr