• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sigurimet dhe pensionet private, EIOPA: Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt standardeve evropiane

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Sigurimet dhe pensionet private, EIOPA: Shqipëria po ecën me hapa të sigurt drejt standardeve evropiane
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria është vlerësuar për hapat e rëndësishëm që ka ndërmarrë në përmirësimin e sistemit të sigurimeve dhe pensioneve private, duke u afruar gjithnjë e më shumë me standardet e Bashkimit Evropian.

Vlerësimi u bë gjatë Konferencës Globale të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), që po zhvillohet për herë të parë në Tiranë, me pjesëmarrjen e 500 përfaqësuesve ndërkombëtarë nga autoritete rregullatore, kompani sigurimesh dhe institucione financiare.

Në fjalën e saj, drejtoresha e Autoritetit Evropian të Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale (EIOPA), Petra Hielkema, theksoi se Shqipëria ka një plan të qartë veprimi për zbatimin e standardeve të BE-së, ndërsa shtoi se rezultate të dukshme priten që në fillim të vitit të ardhshëm.

Ajo vuri në dukje se rruga e Shqipërisë drejt integrimit të plotë financiar është e lidhur me zbatimin e direktivës Solvency II, që synon forcimin e stabilitetit të tregut të sigurimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve. “Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur, me hapa të qëndrueshëm për të zbatuar procesin e integrimit financiar sipas standardeve të Bashkimit Evropian,” u shpreh Hielkema.

Sa i përket strukturës së tregut të sigurimeve, ku produktet e detyrueshme si MTPL (sigurimi i automjeteve)dominojnë pjesën më të madhe të tregut, Hielkema nënvizoi nevojën për zhvillimin e produkteve vullnetare si sigurimet e jetës, të pronës dhe të të korrave bujqësore.
Ajo theksoi se “është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e kursimit për pensionin që në moshë të re dhe të mbrojnë pasurinë e tyre përballë rreziqeve natyrore dhe ekonomike.”

Drejtoresha e EIOPA shtoi gjithashtu se sfidat e tregut shqiptar nuk janë unike, pasi edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë struktura të ngjashme, ku sigurimet motorike mbeten produkti dominues. “Shumë shtete anëtare ndajnë të njëjtën sfidë: pak sigurime pronash, pak kursime për pensione, dhe ne duhet të punojmë bashkë për t’i ndryshuar këto tendenca,” tha ajo.

Lidhur me perspektivën e tregut të sigurimeve shqiptare pas integrimit në tregun e vetëm evropian, Hielkema u shpreh optimiste se konkurrenca e re nuk do të zëvendësojë aktorët vendas, por do të sjellë produkte të reja dhe më shumë zgjedhje për qytetarët. “Në çdo vend të BE-së ekzistojnë ende lojtarë vendas, edhe pse prezenca e kompanive ndërkombëtare ka sjellë më shumë inovacion dhe produkte të standardeve evropiane,” theksoi ajo.

Ky vlerësim ndërkombëtar e pozicionon Shqipërinë si një shembull pozitiv të reformës në tregjet financiare, në prag të fazës së re të integrimit evropian. /skyweb.al

Artikulli para

Shqipëria, në krye të Europës për fluturimet komerciale: 173% më shumë se para pandemisë, tetori arrin kulmin

Artikulli pas

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri mbetet mbi mesataren e BE-së

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Shtator, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri mbetet mbi mesataren e BE-së

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri mbetet mbi mesataren e BE-së

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Ekonomi

Kursi i këmbimit/ Euro mbetet në nivelet më të ulëta, shënon rënie edhe dollari

Nga Editor
10 Mars, 2026
0

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme këtë mëngjes duke u dobësuar nga një ditë më parë, teksa është blerë...

Lexo të plotë
Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika

Rikthimi i bujshëm i avionëve me helika

2 Korrik, 2026
“Paguaj sipas mbetjeve” Qeveria synon tarifim të plehrave sipas sasisë së prodhuar nga çdo familje

“Paguaj sipas mbetjeve” Qeveria synon tarifim të plehrave sipas sasisë së prodhuar nga çdo familje

22 Dhjetor, 2025
Epoka e kartës SIM drejt fundit, Apple nis revolucionin me iPhone Air 17

Epoka e kartës SIM drejt fundit, Apple nis revolucionin me iPhone Air 17

12 Shtator, 2025
Në shtator nis heqja e kabllove ajrore: Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike

Në shtator nis heqja e kabllove ajrore: Fokusi, në qendrat urbane dhe zonat turistike

26 Qershor, 2026

Të Fundit

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh

Pagat e magjistratëve, Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës

28 Shtator, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr