• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mos e nënvlerësoni! Vota e Diasporës nuk është dhe aq kot, ndikon deri në 5 deputetë në Tiranë

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Prill, 2025
në Aktualitet
A A
0
Mos e nënvlerësoni! Vota e Diasporës nuk është dhe aq kot, ndikon deri në 5 deputetë në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, diaspora do të ketë mundësinë të japë votën e saj direkt nga jashtë vendit. Por sa realisht mund të ndikojnë emigrantët në ndryshimin e panoramës politike në vendin tonë?

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KQZ), janë rreth 245 mijë shqiptarë jorezidentë në Shqipëri të regjistruar për të votuar nga jashtë. Shumica janë nga Italia (36.5%), Greqia (27.3%), Gjermania (10.2%) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (8.2%).

Për ta kuptuar ndikimin e mundshëm të tyre, le të marrim një shembull konkret: Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në qarkun e Tiranës duheshin rreth 12 mijë vota për të fituar një mandat deputeti.

Në këto zgjedhje, diaspora ka regjistruar 52 mijë votues vetëm për Tiranën, që do të thotë se, teorikisht, emigrantët mund të ndikojnë fatet e deri në katër mandateve për deputetë.

Në qarkun e Fierit, i cili ndjek Tiranën për nga numri i emigrantëve të regjistruar (rreth 32,500), diaspora mund të ndikojë fatet e deri në dy mandateve.

Ngjashëm, fatet e deri dy mandateve mund të përcaktohen nga diaspora edhe në Elbasan dhe Durrësi, qarqet e të cilave kanë rreth 50 mijë persona të regjistruar për të votuar nga larg.

Partitë politike më aktive jashtë vendit

Në fushatat e shkuara elektorale, partitë politike shqiptare fokusoheshin më së shumti brenda vendit, por me ligjërimin e votës së diasporës, angazhimi i poartive jashtë nuk duket rastësor.

Analiza e përciptë bërë më sipër për ndikimin e mundshëm në fatet e dy-katër mandate për qarqet kryesore të vendit nxit një qasje të tillë.

Fushata të zëshme, koncerte dhe takime të mëdha janë organizuar kryesisht nga Partia Socialiste dhe Nisma “Shqipëria Bëhet”, ndërsa Partia Demokratike, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë kanë pasur një prani më të moderuar.

Partia Socialdemokrate, Djathtas për Zhvillim dhe koalicionet e tjera kanë qenë më të përmbajtura.

Aspekte me rëndësi për ata që votojnë nga jashtë

Më shumë se treçereku i emigrantëve të regjistruar (194 mijë) e kanë marrë tashmë fletën e votimit. Por në rast se ka probleme me adresën ose dorëzimin, votuesit mund ta tërheqin personalisht zarfin nga zyrat e DHL-së atje ku janë të regjistruar, deri më 1 maj.

Pas datës 1 maj, fletët e pa tërhequra kthehen në zyrat e KQZ-së në Tiranë.

Një tjetër afat i rëndësishëm është dorëzimi i votës në kohë: Zarfet duhet të mbërrijnë në Shqipëri para orës 19:00 të datës 11 maj.

Prandaj nëse e keni marrë fletën e votimit, mos vononi ta nisni me postë. Zakonisht një dërgesë merr rreth tre ditë për të mbërritur në Tiranë.

Nuk ka dyshim se pjesëmarrja e diasporës mund të sjellë një dimension të ri në jetën politike shqiptare. Për herë të parë, Shqipëria nuk voton vetëm brenda kufijve të saj – vota e shqiptarëve nga larg mund të ndikojë ndjeshëm drejtimin e vendit.

Nëse je një nga emigrantët e regjistruar për të votuar, shfrytëzoje këtë të drejtë me përgjegjësi sepse vota jote ka peshë në fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë. /citizens.al

*Titulli është i redaksisë, titulli i autorit: Zgjedhjet 2025: Sa mund të ndikojë vota e diasporës? 

Etiketat: vota e diaspores
Artikulli para

Rama prezanton planin për prodhimin e mjeteve ushtarake te ish-Uzina e Autotraktorëve

Artikulli pas

Policia Rrugore me makina të reja me qira, shpallet tenderi 450 milionë lekë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktualitet

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit
Aktualitet

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Policia Rrugore me makina të reja me qira, shpallet tenderi 450 milionë lekë

Policia Rrugore me makina të reja me qira, shpallet tenderi 450 milionë lekë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Problemet në rrugën Librazhd-Përrenjas lënë pa energji disa fshatra në zonë
Aktualitet

Problemet në rrugën Librazhd-Përrenjas lënë pa energji disa fshatra në zonë

Nga SkyWeb
23 Shkurt, 2026
0

Problemet në aksin rrugor Librazhd-Pogradec kanë shkaktuar pasoja edhe në rrjetin energjetik, duke krijuar një situatë emergjente në zonë. Që...

Lexo të plotë
Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI

Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI

29 Dhjetor, 2025
Raporti: Jeta e evropianëve është në rrezik serioz

Raporti: Jeta e evropianëve është në rrezik serioz

29 Shtator, 2025
Iu shqetësojnë videot me Inteligjencë Artificiale? TikTok ka gjetur zgjidhjen

Iu shqetësojnë videot me Inteligjencë Artificiale? TikTok ka gjetur zgjidhjen

21 Nëntor, 2025
Ngrohja globale po vret një person në minutë

Ngrohja globale po vret një person në minutë

29 Tetor, 2025

Të Fundit

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

AI zbulon një sekret të mënyrës si lexojmë: Pse kapërcejmë dhe rilexojmë fjalët?

11 Gusht, 2026
Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr