• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 12 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Alarm për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Editor Nga Editor
26 Shkurt, 2026
në Aviacion
A A
0
Alarm për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoritetet amerikane të aviacionit kanë ngritur alarmin pas dy incidenteve serioze që përfshijnë avionë të prodhuar nga Boeing, ku temperatura në kabinën e pilotëve u rrit mbi kufijtë e sigurisë, duke krijuar një situatë të rrezikshme të përshkruar si “efekt saune”. Sipas raportimeve, pilotët nuk arritën ta ulnin temperaturën përmes procedurave standarde, duke u përballur me rreziqe reale për shëndetin, pasi nxehtësia ekstreme mund të shkaktojë marramendje, lodhje të theksuar apo edhe humbje ndjenjash.

Pas këtyre ngjarjeve,Administrata Federale e Aviacionit në SHBA ka nisur hetime dhe ka vendosur masa për 771 avionë që operojnë në Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për modelet 737-8, 737-9 dhe 737-8200, pjesë e familjes 737 MAX. Sipas autoriteteve, këta avionë mund të kenë të njëjtin problem elektrik që ndikon në funksionimin e sistemit të kondicionimit të ajrit, duke krijuar rrezik si për ekuipazhin, ashtu edhe potencialisht për pasagjerët.

FAA ka urdhëruar që linjat ajrore të zbatojnë menjëherë masa të përkohshme sigurie dhe brenda 30 ditëve të përditësojnë Manualin e Fluturimit të Avionit (AFM). Kostoja e përditësimit vlerësohet rreth 85 dollarë për avion, por autoritetet theksojnë se masa është thelbësore për garantimin e sigurisë.

Sipas udhëzimeve të reja, në rast se problemi shfaqet gjatë fluturimit, piloti duhet të planifikojë ulje të menjëhershme në aeroportin më të afërt. Pas marrjes së lejes për ulje, avioni duhet të zbresë në një lartësi maksimale prej 10 mijë këmbësh dhe lejohet vetëm një përpjekje për rindezjen e sistemit elektrik. Nëse defekti vazhdon, ekuipazhi duhet të presë jo më shumë se dy minuta përpara se të nisë procedurat për ulje emergjente.

Në situata alarmi, mund të ndërpriten shërbime jo thelbësore në bord, si sistemet e argëtimit, dhe të reduktohet ndriçimi për të ulur ngarkesën elektrike. Një nga masat më të ndjeshme është hapja e derës së blinduar që ndan kabinën e pilotëve nga pasagjerët, për të lejuar qarkullimin e ajrit më të freskët. Kjo derë zakonisht qëndron e mbyllur për arsye sigurie, ndaj hapja e saj konsiderohet veprim i jashtëzakonshëm dhe përdoret vetëm në emergjenca.

Nga ana tjetër, Boeing ka premtuar ndërhyrje strukturore në qarqet elektrike të avionëve të prekur, me synimin për të parandaluar përsëritjen e incidenteve dhe për të garantuar standarde më të larta sigurie në të ardhmen. /skyweb.al

Etiketat: boing
Artikulli para

Ermal Beqiri i bleu jaht luksoz, thirret në SPAK e “besuara” Xhenila Tamizi, si i shërbeu Ergys Agasit te EA Solution

Artikulli pas

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

Editor

Editor

Nga Kategoria

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit
Aviacion

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

11 Korrik, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave
Aviacion

BE detyron kompanitë ajrore të mos ndajnë fëmijët nën 14 nga prindërit, kushte dhe për fluturimet që vonohen

11 Korrik, 2026
VIDEO/ U dëgjua një shpërthim! Si është shkatërruar motori i avionit të Ryan Air, copat e të cilit më pas thyen xhamin e kabinës
Aviacion

VIDEO/ U dëgjua një shpërthim! Si është shkatërruar motori i avionit të Ryan Air, copat e të cilit më pas thyen xhamin e kabinës

11 Korrik, 2026
Momente tmerri, thyhet xhami i dritares së avionit që fluturonte nga Selaniku në Mynih, ajri “thith” pasagjerin”
Aviacion

Momente tmerri, thyhet xhami i dritares së avionit që fluturonte nga Selaniku në Mynih, ajri “thith” pasagjerin”

10 Korrik, 2026
Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës
Aviacion

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

9 Korrik, 2026
BE, rregulla të reja për fluturimet: Valixhe e vogël e përfshi në biletë, por kjo pritet të rrisë çmimet
Aviacion

BE, rregulla të reja për fluturimet: Valixhe e vogël e përfshi në biletë, por kjo pritet të rrisë çmimet

9 Korrik, 2026
Artikulli pas
Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Banka e Shqipërisë sinjalizon ulje të mëtejshme të kostos së huamarrjes
Ekonomi

BSH mban normën e interesit të pandryshuar, por thotë se kriza e karburanteve do të rrisë çmimet

Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
0

Këshilli Mbikëqyrës i Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, ndërsa paralajmëroi...

Lexo të plotë
Luksi që nuk shihet, bota e fshehtë e miliarderëve të rinj

Luksi që nuk shihet, bota e fshehtë e miliarderëve të rinj

12 Janar, 2026
Aeroporti ku të gjithë të njohin me emër

Aeroporti ku të gjithë të njohin me emër

17 Dhjetor, 2025
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

A ulen vërtetë çmimet e karburanteve nëse qeveria futet në treg?

13 Mars, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Shtohen kontrollet, fokusi te automjetet pa kolaudim dhe taksa të papaguara

7 Korrik, 2026

Të Fundit

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

12 Korrik, 2026
“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

12 Korrik, 2026
Hëngri 720 vezë në një muaj, rezultati me kolesterolin habiti edhe vetë studiuesin

Hëngri 720 vezë në një muaj, rezultati me kolesterolin habiti edhe vetë studiuesin

12 Korrik, 2026
Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

Transplantet e mushkërive mund të shpëtojnë pacientë me kancer në fazë terminale

12 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr