• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Prindërit si menaxherë të fëmijëve të tyre, por a po ua vjedhin fëmijërinë?

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Maj, 2026
në Shëndet
A A
Prindërit si menaxherë të fëmijëve të tyre, por a po ua vjedhin fëmijërinë?
Share on FacebookShare on WhatsApp
Dikur pyetja më e zakonshme për një fëmijë ishte: “Kur del të luash?” Sot, rutina e shumë fëmijëve duket krejt ndryshe. Shkollë, anglisht, kurs programimi, not, basketboll, muzikë, robotikë, aktivitete kreative, mësime shtesë dhe kampe verore.

Në shumë familje, fëmijëria po organizohet si një projekt për të ardhmen.

Prindërit nuk shqetësohen më vetëm që fëmija të jetë i lumtur apo të kalojë mirë. Frika kryesore është që ai të mos mbetet pas në një botë që po bëhet gjithnjë e më konkurruese, teknologjike dhe e pasigurt.

Kjo ka krijuar një treg të madh rreth edukimit dhe aktiviteteve për fëmijët. Qendrat edukative premtojnë “liderët e së nesërmes”, kurset premtojnë zhvillim aftësish, ndërsa aktivitetet jashtëshkollore po nisin që në moshë shumë të vogël.

Në Europë, tregu i teknologjisë arsimore vlerësohet rreth 46.5 miliardë euro në vitin 2025 dhe parashikohet të arrijë mbi 122 miliardë euro deri në vitin 2033. Vetëm tregu i mësimeve private online llogaritet në miliarda euro.

Edhe në Greqi, familjet shpenzuan afro 614 milionë euro për kurse dhe mësime shtesë gjatë vitit 2023. Ndërkohë, shpenzimet për kurse në arsimin fillor janë rritur ndjeshëm në dekadën e fundit.

Fenomeni nuk lidhet më vetëm me adoleshentët që përgatiten për provime. Ai ka hyrë që në fëmijërinë e hershme.

Natyrisht, aktivitetet nuk janë problem në vetvete. Sporti ndihmon disiplinën dhe bashkëpunimin. Muzika zhvillon përqendrimin. Gjuhët e huaja hapin horizonte të reja. Programimi ndihmon njohjen me teknologjinë.

Por problemi nis kur çdo aktivitet shihet si investim për CV-në e së ardhmes së fëmijës.

Fëmija nuk mëson më anglisht vetëm për të komunikuar. Ai po “ndërton profil”. Nuk luan basketboll vetëm për argëtim, por për të zhvilluar “aftësi lidershipi”. Nuk shkon në robotikë për kuriozitet, por sepse “duhet të përgatitet për ekonominë e së ardhmes”.

Edhe prindërit kanë hyrë në këtë ritëm. Ata organizojnë orare, krahasojnë qendra kursesh, monitorojnë progresin dhe planifikojnë çdo pasdite të fëmijës.

Koha e lirë po bëhet gjithnjë e më e rrallë.

Sipas një studimi të Universitetit të Xhorxhias në vitin 2024, fëmijët mund të jenë tashmë pranë limitit të tyre përsa i përket aktiviteteve shtesë. Studimi paralajmëron se shtimi i vazhdueshëm i angazhimeve nuk sjell domosdoshmërisht rezultate më të mira dhe mund të ndikojë negativisht kur zëvendëson gjumin, lojën apo socializimin.

Kjo krijon një paradoks të ri: prindërit përpiqen të mbrojnë të ardhmen e fëmijës, por shpesh duke i marrë atij një pjesë të së tashmes.

Fëmijët fitojnë më shumë aftësi, por kanë më pak kohë të mërziten, të improvizojnë apo thjesht të luajnë pa plan.

Sepse në fund, rritja e një fëmije nuk funksionon si startup apo projekt biznesi. Jo çdo moment duhet të ketë objektiv, rezultat apo strategji. Fëmijëria ka nevojë edhe për kohë të lirë, spontane dhe pa qëllim të caktuar. Pikërisht atë pjesë që sot po zhduket gradualisht. /skyweb.al

Etiketat: femijeprinder
Artikulli para

Ekspertët: Alkooli është shaktari kryesor i 62 sëmundjeve

Artikulli pas

Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre
Shëndet

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre

19 Nëntor, 2026
Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?
Shëndet

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re
Shëndet

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik
Shëndet

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik

19 Nëntor, 2026
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri
Kryesore

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

19 Nëntor, 2026
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji
Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI

Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI

Të Përzgjedhura

Trondit kreu i SPAK, thotë se në Polici ka njerëz me probleme me ligjin: Arrestojmë vetë se duam pavarësi!
Aktualitet

Trondit kreu i SPAK, thotë se në Polici ka njerëz me probleme me ligjin: Arrestojmë vetë se duam pavarësi!

Nga SkyWeb
3 Korrik, 2026
0

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend, teksa u pyet për arrestimin e kryer...

Lexo të plotë
Infrastrukturë për temperatura mbi 55 gardë Celsius, si po bëhet gati Europa për “katastrofën e heshtur”

Infrastrukturë për temperatura mbi 55 gardë Celsius, si po bëhet gati Europa për “katastrofën e heshtur”

1 Gusht, 2026
50 mijë euro nuk e nxjerrin Ilir Metën nga qelia, GJKKO jep vendimin

50 mijë euro nuk e nxjerrin Ilir Metën nga qelia, GJKKO jep vendimin

24 Mars, 2026
Lënia e qenit në makinë mund t’u kushtojë burgun qytetarëve në këtë shtet

Lënia e qenit në makinë mund t’u kushtojë burgun qytetarëve në këtë shtet

20 Qershor, 2026
Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

Rrezik nga përmbytjet, emergjencat civile mblidhen me urgjencë në Shkodër

17 Nëntor, 2025

Të Fundit

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

Pavarësisht ndalimit, Brazili vijon të na “ngopë” me mish! Mbi 3,300 tonë importe në dy muaj, çfarë tregojnë shifrat

19 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr