• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 20 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI
Share on FacebookShare on WhatsApp

Biznesmeni Gentian Likaj, pronar i kompanisë “Communication Progress”, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen e madhe të AKSHI-t.

Likaj nuk është thjesht një emër periferik në dosjen AKSHI, përkundrazi, hetimet e SPAK kanë treguar se ai ndodhet në zemër të saj, si njeriu i besuari i Ermal Beqirit, ndërsa vijon të marrë ende pagesa nga AKSHI edhe tani.

Gentian Likaj është nën hetim nga SPAK dhe po verifikohet në mënyrë të thelluar për rolin e tij të dyshuar në skemën e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gentian Likaj njihet si kunati i Ermal Beqirit, një prej figurave kyçe të dosjes së AKSHI-t, i cili vijon të jetë në kërkim. Referuar provave të deritanishme, që lidhen kryesisht me dëshmi dhe lëvizjen e parave, Likaj dhe kompania e tij “Communication Progress” dyshohet se kanë qenë pjesë e rrethit të kompanive që përfitonin nga tenderat e AKSHI-t përmes procedurave të manipuluara dhe kritereve të paracaktuara.

SPAK po heton çështjen në kuandrin e një grupi të strukturuar  kriminal, i cili ka orientuar tenderat publikë të AKSHI-t drejt kompanive të lidhura me rrjetin, duke kufizuar konkurrencën dhe duke krijuar kushte për përfitime të paligjshme nga fondet publike.

Në këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime për korrupsion, manipulim tenderash, përdorim të kompanive të lidhura dhe riciklim fondesh përmes faturave fiktive. Në kërkim vijojnë të jenë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa ish drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur një ditë më parë në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Por ndërkohë që Gentian Likaj po hetohet nga SPAK si pjesë e kësaj skeme, të dhënat e Thesarit tregojnë se kompania e tij ka vijuar të marrë pagesa nga AKSHI edhe gjatë muajit maj.

Sipas të dhënave të publikuara në sistemin e Thesarit dhe të aksesueshme përmes OpenSpending Albania, vetëm gjatë muajit maj 2026, “Communication Progress” ka marrë nga AKSHI 13.603.200 lekë.

Pagesa më e fundit rezulton e ekzekutuar më 13 maj 2026, vetëm pak ditë përpara paraqitjes së Gentian Likës në SPAK. Shuma është 324.000 lekë dhe lidhet me “ngritjen e sistemit të menaxhimit të informacionit për startup-et dhe lehtësuesit”.

Nga të dhënat e Thesarit rezulton se gjatë muajit maj, AKSHI ka kryer disa pagesa për “Communication Progress”, kryesisht për mirëmbajtje sistemesh dhe shërbime teknologjike.

Ky fakt ngre pikëpyetje të forta mbi vijimin e pagesave publike ndaj një kompanie, pronari i së cilës është nën hetim nga SPAK si pjesë e dosjes së AKSHI-t. Edhe më problematik është fakti se pagesat kanë vijuar pas operacionit të Prokurorisë së Posaçme dhe pas sekuestrimit të pasurive me vlerë të madhe që lidhen me të pandehurit e kësaj çështjeje.

Në fund të muajit prill, SPAK sekuestroi 52 prona, llogari bankare dhe pasuri të tjera me vlerë rreth 40 milionë euro, që sipas hetimit lidhen me personat e përfshirë në dosjen e AKSHI-t.

Gentian Likaj doli më qartë në skenë pas zgjerimit të hetimeve nga prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani. Sipas të dhënave të dosjes që ka parë skyweb.al, ai figuron si person nën hetim për vepra që lidhen me korrupsionin dhe përfshirjen në strukturë të organizuar kriminale.

Kompania e tij “Communication Progress” përmendet si një nga subjektet që dyshohet se kanë përfituar nga skema e tenderave të AKSHI-t. Sipas hetimeve, këto kompani dyshohet se fitonin kontrata publike përmes tenderëve të para caktuar dhe më pas një pjesë e fondeve riciklohej përmes faturave fiktive apo shërbimeve të dyshuara si të sajuara.

Skema sipas SPAK, nuk ishte thjesht një rast korrupsioni i izoluar, por një mekanizëm i organizuar për kontrollin e tenderave publikë në fushën e teknologjisë. Në qendër të saj qëndronin zyrtarë, ish zyrtarë, biznesmenë dhe kompani të lidhura mes tyre, të cilat dyshohet se përfitonin fonde publike përmes procedurave të paracaktuara.

Në këtë kuadër, paraqitja e Gentian Likës në SPAK merr një rëndësi të veçantë. Ai nuk po shihet më vetëm si përfitues tenderash, por si një nga personat që Prokuroria po e heton për të kuptuar rolin e tij në skemën e dyshuar të AKSHI-t dhe lidhjet me Ermal Beqirin.

Megjithatë, deri në një vendim të formës së prerë, Gentian Likaj gëzon prezumimin e pafajësisë.

Fakti i verifikueshëm mbetet se ndërsa ai është nën hetim nga SPAK, kompania e tij ka vijuar të marrë pagesa nga AKSHI edhe në maj, me një pagesë të fundit të ekzekutuar vetëm pak ditë përpara paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. /skyweb.al

Etiketat: Communication Progressgentian likaj
Artikulli para

Prindërit si menaxherë të fëmijëve të tyre, por a po ua vjedhin fëmijërinë?

Artikulli pas

Qejfi po paguhet çdo ditë edhe më shtrenjtë në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar
Aviacion

Cilat janë kompanitë ajrore më të lira dhe më të shtrenjta

20 Gusht, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave
Aviacion

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të mira për 2026

20 Gusht, 2026
Gazi shtrenjtohet 120% dhe më e keqja nuk ka ardhur ende në Europë
Ekonomi

Gazi shtrenjtohet 120% dhe më e keqja nuk ka ardhur ende në Europë

20 Gusht, 2026
Tregjet mbi “gjemba”, Trump njofton “D-Day Ekonomik” ndaj Iranit, fokusi te Kina
Ekonomi

Tregjet mbi “gjemba”, Trump njofton “D-Day Ekonomik” ndaj Iranit, fokusi te Kina

20 Gusht, 2026
Projekti kundër ngrohjes globale, mijëra avionë do të fluturojnë në lartësi më të ulta
Aviacion

Projekti kundër ngrohjes globale, mijëra avionë do të fluturojnë në lartësi më të ulta

20 Gusht, 2026
Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale
Aviacion

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
Qejfi po paguhet çdo ditë edhe më shtrenjtë në Shqipëri

Qejfi po paguhet çdo ditë edhe më shtrenjtë në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit, përfshi edhe Kosovën
Ekonomi

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit, përfshi edhe Kosovën

Nga SkyWeb
7 Shkurt, 2026
0

Shqipëria po humbet gradualisht pozicionin e saj në tregtinë me vendet e rajonit (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe...

Lexo të plotë
SPAK kërkon dënim me burg për Majlinda Bufin e Roskovecit

SPAK kërkon dënim me burg për Majlinda Bufin e Roskovecit

17 Shkurt, 2026
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

12 Qershor, 2026
Personalizimi i lajmit në epokën e AI, përfitim apo kufizim i së vërtetës?

Personalizimi i lajmit në epokën e AI, përfitim apo kufizim i së vërtetës?

27 Janar, 2026
Murtaja e bagëtive shfaqet në 2 ferma në Shkodër

Murtaja e bagëtive shfaqet në 2 ferma në Shkodër

20 Maj, 2026

Të Fundit

Revista gjermane “CHIP”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Revista polake: Shqipëria, parajsa ballkanike që ka ruajtur autenticitetin

20 Gusht, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

Cilat janë kompanitë ajrore më të lira dhe më të shtrenjta

20 Gusht, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të mira për 2026

20 Gusht, 2026
Gazi shtrenjtohet 120% dhe më e keqja nuk ka ardhur ende në Europë

Gazi shtrenjtohet 120% dhe më e keqja nuk ka ardhur ende në Europë

20 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr