• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qejfi po paguhet çdo ditë edhe më shtrenjtë në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Qejfi po paguhet çdo ditë edhe më shtrenjtë në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e çmimeve është përshpejtuar gjatë muajve të fundit, duke u reflektuar edhe në inflacionin e matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit. Në muajin prill 2026, inflacioni sipas këtij treguesi arriti në 2.8%, në të njëjtin nivel me normën e publikuar më herët nga INSTAT.

Të dhënat tregojnë se presioni mbi çmimet nuk ka ardhur vetëm nga transporti dhe karburantet, por edhe nga shërbime të tjera që lidhen drejtpërdrejt me konsumin e përditshëm dhe aktivitetet e kohës së lirë. Ndryshe nga matja e mëparshme e INSTAT, ku rritja më e lartë ishte evidentuar në grupin e transportit, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit tregon se shtrenjtimi më i madh në prill është regjistruar te grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”.

Sipas të dhënave, të cilave u është referuar Monitor, ky grup shënoi rritjen më të lartë vjetore, me 6.6%. Pas tij renditet transporti, me një rritje prej 4.1%, i ndikuar nga çmimet më të larta të karburanteve krahasuar me një vit më parë. Rritje të ndjeshme pati edhe grupi “Pije alkoolike dhe duhan”, me 4.0%, si dhe “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme”, me 3.6%.

Çmimet në grupin “Restorante dhe shërbime akomodimi” u rritën me 3.0%, duke reflektuar presionin që vjen nga sektori i shërbimeve, sidomos në një periudhë kur vendi po hyn gradualisht në sezonin turistik. Ndërkohë, “Sigurime dhe shërbime financiare” u shtrenjtuan me 2.7%, ndërsa “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shërbimi arsimor” shënuan rritje me nga 2.6% secili.

Edhe grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, një nga zërat më të ndjeshëm për buxhetet familjare, u rrit me 2.2% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Më të ulëta ishin rritjet në grupin “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, me 1.7%, “Veshje dhe këpucë”, me 1.0%, “Shëndeti”, me 0.7%, dhe “Informacioni dhe komunikimi”, me 0.5%.

Në krahasim me muajin mars, çmimet e konsumit në prill u rritën me 0.3%. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i pijeve alkoolike dhe duhanit, me 1.4%. Pas këtij grupi, rritje shënuan “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme”, me 0.7%, “Restorante dhe shërbime akomodimi”, me 0.6%, si dhe “Shërbimi arsimor”, me 0.4%.

Në të njëjtën periudhë, grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Argëtim, sport dhe kulturë” u rritën me nga 0.2% secili. Rritje më të lehta, me 0.1%, patën edhe “Shëndeti” dhe “Informacioni dhe komunikimi”.

Nga ana tjetër, transporti shënoi ulje mujore me 0.4%, pavarësisht se në krahasim vjetor mbetet një nga grupet me rritjen më të lartë të çmimeve. Ulje të lehta mujore u regjistruan edhe te “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, me nga 0.1% secili.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve, duke marrë në konsideratë strukturën e shpenzimeve të konsumatorëve vendas dhe të huaj për konsumin final në territorin e Shqipërisë. Ky tregues përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet evropiane dhe mundëson krahasimin e inflacionit ndërmjet vendeve.

Ndryshimi vjetor mat diferencën e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit aktual dhe të njëjtit muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim pasqyron lëvizjet korrente të çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga faktorë të përkohshëm ose efekte të papërsëritshme të muajve të caktuar.

Etiketat: argetim
Artikulli para

Gentian Likaj në SPAK, të pathënat e “kunatit” të Ermal Beqirit dhe pagesat që po merr ende nga AKSHI

Artikulli pas

Qeveria miraton tre parqe të reja fotovoltaike, 174 MW në Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin
Ekonomi

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

5 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Afati final, Kadastra shpjegon me DETAJE si të rivlerësoni pasurinë përmes e-Albania

5 Tetor, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

145 mijë pensionistë ende në punë, propozohet përjashtimi nga kontributet e pensioneve për katër vjet

5 Tetor, 2026
Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO
Ekonomi

24 orë ankthi, çfarë ndodhi me llogaritë e klientëve të Raiffeisen nga ku i tërhoqën para fshehurazi: Reagon banka

5 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Nis shqyrtimi i hartave kadastrale në Vlorë, çfarë duhet të dini

5 Tetor, 2026
Kriza e strehimit rrëzon qeverinë spanjolle
Ekonomi

Kriza e strehimit rrëzon qeverinë spanjolle

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

Qeveria miraton tre parqe të reja fotovoltaike, 174 MW në Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Të shkollohesh…
OP-ED

Të shkollohesh…

Nga SkyWeb
8 Shtator, 2025
0

Nga Agim Baçi* “Të shkollohesh” biri im do të thotë shumë, por ndonjëherë edhe asgjë, ose shumë pak për të...

Lexo të plotë
Aksidenti fatal te TEG-u ende pa përgjigje, pompa e betonit mund të kishte shkaktuar një tragjedi edhe më të madhe

Aksidenti fatal te TEG-u ende pa përgjigje, pompa e betonit mund të kishte shkaktuar një tragjedi edhe më të madhe

24 Korrik, 2026
Shkencëtarët po përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar viruse që luftojnë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Shkencëtarët po përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar viruse që luftojnë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

7 Gusht, 2026
Miliarderi që thuajse të gjithë pasurinë e ka në ar dhe argjend

Miliarderi që thuajse të gjithë pasurinë e ka në ar dhe argjend

18 Qershor, 2026
Anila, Festimi dhe një histori sigurimesh

Anila, Festimi dhe një histori sigurimesh

29 Shtator, 2026

Të Fundit

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

5 Tetor, 2026
Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

5 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor për Alzheimerin, një molekulë rikthen kujtesën te kafshët

Zbulim i ri shkencor për Alzheimerin, një molekulë rikthen kujtesën te kafshët

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr