• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shteti mban në këmbë ekonominë shqiptare, tkurret privati

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndonëse në vitin 2024, ekonomia shqiptare ka ruajtur rritjen rreth 4%, në të njëjtat nivele me vitet e mëparshme, nëse shihen të detajuar kontribuuesit në këtë ecuri, realiteti është zhgënjyes.

Në vend që të mbështetet te prodhimi, ndërtimi, tregtia dhe shërbimet apo industria, ajo është mbajtur kryesisht nga efekti fiskal i taksave neto dhe shpenzimet publike për pagat e administratës, duke theksuar një model të rritjes së nxitur nga konsumi dhe politika buxhetore, jo nga baza reale prodhuese.

Për herë të parë në historinë e post-tranzicionit, shteti ka qenë kontribuuesi më i madh i ekonomisë në vitin 2024, duke sjellë më shumë se gjysmën e rritjes. Ironikisht, fakti që shteti po mban mbi shpinë më shumë se gjysmën e rritjes ekonomike na rikthen në kujtimet e ekonomisë socialiste, ku rritja mbështetej te shteti dhe jo te prodhimi real.

Në rezultatin prej 4%, taksat neto[1] dhanë ndikimin më të lartë 1.97 pikë përqindje. “Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm” ishin kontribuuesi i dytë me 0.91 pikë përqindje, si rrjedhojë e rritjes së pagave në sektorin publik.

Sipërmarrja private kontribuoi me vetëm 1.97 pikë përqindje, nga 3.84 pikë përqindje në vitin 2023, ose 96% të rritjes të atij viti.

Në 2024-n, sipërmarrja private solli vetëm 49% të rritjes totale të ekonomisë. Ky është kontributi më i ulët historik i bizneseve, që nga 1996-a, kur INSTAT raporton të dhënat (janë përjashtuar vitet 1997 dhe 2020, kur trendi i ekonomisë ishte negativ për shkak të përkatësisht krizës së piramidave dhe pandemisë së Covid 19).

Ecuria e PBB-së në vitin 2024 është mbajtur artificialisht më lart përmes rritjes së të ardhurave fiskale, jo përmes rritjes reale të prodhimit apo eksporteve.

Të ardhurat nga TVSH dhe akcizat janë rritur, për shkak të çmimeve më të larta dhe konsumit të brendshëm, të nxitur dhe nga turizmi, por kjo nuk përfaqëson domosdoshmërisht rritje të qëndrueshme ekonomike.

Edhe qeveria e ka nxitur këtë tendencë, përmes politikës së rritjes së pagave në administratën publike për dy vjet radhazi, në një përpjekje për të konkurruar me rajonin dhe për të shtyrë sipërmarrjet private që të bëjnë të njëjtën lëvizje (edhe përmes pagës minimale), pa u shqetësuar shumë për lidhjen me produktivitetin, duke vënë në “siklet” sipërmarrjet prodhuese.

Pasojat po ndihen në ekonomi. Nëse heqim kontributin e shtetit, rritja në 2024-n është vetëm 1.97%, nga 3.84% vitin e kaluar, duke qenë niveli më i ulët që nga 2013-a (gjithnjë përjashtuar vitin e pandemisë).

Një analizë më e detajuar sipas aktiviteteve ekonomike tregon një model të paqëndrueshëm ekonomik, për të mos thënë rastësor. “Ndërtimi”, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, “Energjia elektrike, furnizimi me gaz”, që kanë qenë kontribuuesit kryesorë të rritjes deri në vitin 2023, kishin një efekt minimal në vitin 2024.

Ndërtimi është një sektor ciklik, që duket se ka arritur një maturim të ri, ndonëse ka ende shumë projekte në horizont që kanë marrë leje për t’u zhvilluar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Në vitin 2023, ndërtimi solli gati një të tretën e rritjes, ndërsa në 2024-n, kontributi zbriti në 13%.

Ritmi i lartë i ndërtimeve, në një korrelacion të çuditshëm që nuk lidhet shumë me kërkesë ofertën, apo me rritjen e të ardhurave e pagave, vetëm sa i ka bërë më të shtrenjta apartamentet për vendasit, sidomos në kryeqytet.

Çmimi mesatar i banesave në Tiranë ka arritur në rreth 2 mijë euro për metër katror, duke u trefishuar në krahasim me dy dekada më parë dhe duke e bërë kryeqytetin shqiptar ndër më të papërballueshmit në Europë, në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Numbeo, duke qenë një faktor shtesë që ka rritur koston e jetesës, krahas produkteve ushqimore.

“Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, një sektor i nxitur nga turizmi, sërish nuk po arrin të ketë efekt dominues, duke dhënë ndikim të kufizuar (8% të rritjes në 2024 nga 23% në 2023).

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e shtuar në këtë sektor po rritet shumë më ngadalë se të ardhurat, duke sinjalizuar efekt më të ulët në ekonomi.

Energjia është një sektor i varur tërësisht nga moti, teksa prodhimi nga uji sjell ende mbi 90% të totalit, ndonëse po rritet ngadalë dhe pesha e fotovoltaikëve. Kontributi i saj në rritje ishte 4% në 2024-n, nga 20% në vitin 2023.

“Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike”, apo profesionet e lira, një nga treguesit e zhvillimit të ekonomisë moderne, sepse përfaqëson kapacitetin analitik dhe kreativ të ekonomisë dhe burimin e inovacionit për bizneset e tjera, që po rritej me shpejtësi vitet e fundit, u tkurr ndjeshëm në 2024-n, duke dhënë kontribut prej më pak se 1% të rritjes, nga 12% në vitin 2022.

Përpjekja e qeverisë për të taksuar rëndë këtë aktivitet në 2024-n, që dështoi përkohësisht pas kthimit nga Gjykata Kushtetuese, duket se është reflektuar në stepjen e tij.

“Tregtia me shumicë dhe me pakicë” po jep gjithashtu kontribut të ulët, me 12% të totalit të rritjes, teksa emigracioni ka ndikuar negativisht në konsum, që nuk arrin të rikuperohet plotësisht nga turizmi. Shtrenjtimi i çmimeve, ndërsa ka ndikuar pozitivisht në kontributin e taksave neto, duke shtuar të ardhurat buxhetore, ka ulur fuqinë blerëse të popullatës.

Sektorë të tjerë të rëndësishëm për punësimin, si bujqësia, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese kanë dhënë kontribute negative për tre vite radhazi, duke reflektuar vështirësitë strukturore të ekonomisë reale si nivelin e ulët të investimeve, kostot e larta të energjisë dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

[1] “Taksat neto” nënkuptojnë taksat mbi produktet minus subvencionet që jep qeveria për sektorë të ndryshëm. Ato përfaqësojnë të ardhurat buxhetore që shtohen mbi vlerën e prodhimit për të arritur te PBB-ja në çmime tregu.

 

/Monitor.al

 

Etiketat: ekonomiashqiptaretaksat
Artikulli para

Bashkitë Kolonjë dhe Devoll dhanë 920 ha tokë publike për parqe fotovoltaike pa ligj dhe në mungesë TRANSPARENCE

Artikulli pas

Shqiptarët online, por jo për blerje: Të fundit në Europë për e-commerce dhe banking dixhital

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm
Ekonomi

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

7 Shtator, 2026
Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm
Ekonomi

Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm

7 Shtator, 2026
Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve
Ekonomi

Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

7 Shtator, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Shqiptarët paguan 70 mln euro për të rivlerësuar pronat

7 Shtator, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES
Kryesore

Skadon afati për sistemin EES, udhëtarët drejt BE-së mund të përballen sërish me radhë të gjata

7 Shtator, 2026
Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?
Ekonomi

Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

7 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët online, por jo për blerje: Të fundit në Europë për e-commerce dhe banking dixhital

Shqiptarët online, por jo për blerje: Të fundit në Europë për e-commerce dhe banking dixhital

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

Biznes me tarifa familjarësh, OSHEE nis verifikimin e çmimeve të reja të energjisë

Nga SkyWeb
5 Shkurt, 2026
0

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka intensifikuar procesin e përditësimit të kontratave të energjisë elektrike për...

Lexo të plotë
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

Bitcoin shënon humbjen e parë mujore që nga viti 2018

1 Nëntor, 2025
Çfarë duhet të dini për shëndetin mendor pas lindjes

Çfarë duhet të dini për shëndetin mendor pas lindjes

5 Shtator, 2026
Ishte anuluar, rihapet gara për koncensionin e rrugës Milot-Balldre

Ishte anuluar, rihapet gara për koncensionin e rrugës Milot-Balldre

11 Gusht, 2025
Shqipëria me PPP, qeveria zgjeron koncensionet edhe në burgje, arsim dhe drejtësi

Shqipëria me PPP, qeveria zgjeron koncensionet edhe në burgje, arsim dhe drejtësi

29 Tetor, 2025

Të Fundit

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

7 Shtator, 2026
Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

7 Shtator, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

7 Shtator, 2026
Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

7 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr