• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Projekti “Smart City”, Rama: Shqipëria, brenda dy viteve në mesin e vendeve më të sigurta në botë

Editor Nga Editor
19 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
Projekti “Smart City”, Rama: Shqipëria, brenda dy viteve në mesin e vendeve më të sigurta në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Më vënien në zbatim të projektit “Smart City Albania”, kryeministri Edi Rama tha se brenda dy viteve Shqipëria do të jetë në mesin e vendeve më të sigurta në botë.

Rama gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e marrëveshjes me parterë nga Abu Dabi foli për instalimin e këtij sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente.

“Syri i “Smart City” është një sy që shikon gjithandej në të njëjtën kohë dhe që mbledh të gjitha informacionet e nevojshme për të sinjalizuar problemin.

Nuk ka nevojë të presim nga postoblloqet e policisë për të mbledhur taksat e papaguara të drejtuesve të automjeteve. Të gjitha këto informacione vijnë në kohë reale, pastaj policia ndërhyn për të zbatuar ligjin bazuar në këto informacione.

Nuk ka nevojë që dikush të filmojë me kamera punonjësin e policisë që nuk përmbush standardin e komunikimit të një nxënësi të klasës së parë, sepse në kohë reale kamera e trupit të një polici që është duke debatuar me një qytetar e sjell debatin në sallën operative.

Është e pamundur që kamera të fiket sipas dëshirës, sepse kamera e fikur sinjalizohet menjëherë në qendër”.

Sipas kreu të qeverisë, projekti dotë japë rezultate edhe për sigurinë në shkolla.

“Qysh se ky sistem ka hyrë në shkolla, jo vetëm që kanë rënë në mënyrë drastike krimet e çdo natyre, por ka rënë në mënyrë drastike edhe mungesa në shkollë, kopjet, shfaqjet e kthimit të klasës në një kënd lodrash, sepse i gjithë sistemi funksionon për mësuesin, për prindin, për shkollën dhe Ministrinë e Arsimit, dhe në momentin që policia ka nevojë të bëjë një verifikim, i ka të gjitha të regjistruara.

Ashtu siç një person i afrohet derës së shkollës apo persona të padëshiruar vijnë për të shpërndarë lëndë narkotike, policia i sheh në kohë reale. Elementet e kriminalitetit të rrugës e kanë të pamundur të shkojnë ku të duan dhe të bëjnë çfarë të duan, sepse janë nën sytë e policisë gjatë gjithë kohës. Kjo është një sfidë menaxhimi, ku ta çojmë përpara këtë projekt.

Është normale që një pjesë e Policisë së Shtetit të mos e dojë këtë projekt, sepse ky projekt do ta bëjë të mundur që shumë nga ato gjëra që sot dhe çdo ditë janë shqetësim për punonjësit e policisë, për popullsinë të bëhen të pamundura.

Brenda dy viteve, Shqipëria do të jetë në nivelin e vendeve më të sigurta të botës falë implementimit të projektit “Smart City”, pasi do të jetë shumë e vështirë, në mos e pamundur, të lëvizet në rrugët e Shqipërisë për të bërë keq”, u shpreh Rama. /Skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Ceremonia e diplomimit të studentëve të KPGJT, investim në arsimin profesional dhe të ardhmen e të rinjve

Artikulli pas

AI po “vjedh” recetat, në rrezik të ardhurat e blogerëve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë

25 Shtator, 2026
A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?
Aktualitet

A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

25 Shtator, 2026
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re
Aktualitet

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

25 Shtator, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Aktualitet

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

25 Shtator, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?
Aktualitet

Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
AI po “vjedh” recetat, në rrezik të ardhurat e blogerëve

AI po “vjedh” recetat, në rrezik të ardhurat e blogerëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Kryesore

Turistët e huaj rriten 21%, por qëndrojnë më pak, bregdeti dhe apartamentet udhëheqin qershorin

Nga SkyWeb
17 Gusht, 2026
0

Turizmi vijoi rritjen në qershor, por të dhënat e reja të INSTAT tregojnë një zhvillim interesant, ku numri i turistëve...

Lexo të plotë
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

Korrupsioni te AKSHI shpartallon e-shtetin, prej një muaji black out të dhënash nga thesari: Ku shkojnë paratë?

27 Mars, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

“Korsi e shpejtë” për projektet e mëdha të energjisë: Status kombëtar dhe deri 42 muaj për lejet

2 Shtator, 2026
Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë

Nga kaosi te perfeksioni, pse Changi mbetet aeroporti numër një në botë

14 Maj, 2026
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT

TABELAT/ Ndryshojnë pagat për policët, rritja sipas gradave

2 Mars, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr