• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kleringu kërcënon ndërtimin/ Mungesa e likuiditetit, prodhuesit e tullave: Rrezikojmë falimentin, apartamentet nuk shiten

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
0
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kantieret e ndërtimit nuk janë një mundësi e mirë ekonomike për prodhuesit e tullave. Fabrikat po i ndezin furrat e tyre, jo për të fituar para, por për prona.

Viktor Nikolli, i cili është administrator i një fabrike tullash në Fushë Krujë, thotë se kjo formë e re tregtie po e dërgon atë drejt falimentimit.

Sipas tij, shpirti i biznesit është qarkullimi i parasë.

“Problemi më i madh që kemi është likuiditeti, po na shkatërron kleringu. Jemi të detyruar të shesim me klering sepse kështu punojnë konkurrentët tanë. Është për të ardhur habi se si ka mundësi po kthehemi në kohën e shkëmbimit mall me mall”,shprehet Viktor Nikolli.

Kleringu, duket se është fitimprurës për ndërtuesit, por jo për prodhuesit e materialeve që ngrihen objektet e tyre.

“Sot ka ndërtues që nuk ka nevojë të shesin sepse gjithë kostot që një ndërtues ka i shpërndan nëpërmjet kleringut, dhe e ka mundësinë të presë një moment të dytë për të shitur pronën me një çmim më të lartë”, shprehet Ervin Demirxhiu, vlerësues pasurive të paluajtshme.

Kjo marrëdhënie biznesi, ndikoi që Viktori të ndërmarrë vendimin ekstrem për fabrikën e tij.

“Më datën 20 dhjetor fabrika u fik, jemi të bllokuar për pagesat, të mbash fabrikën në punë duhen minimalisht 400 mln lekë të vjetra për të bërë pagesat”, shprehet Nikolli.

Çmimet e larta të diktuara nga ndërtuesit kanë lënë stok apartamentet që Viktori ka përfituar nga kleringu.

“Sot që flasim unë kam 40 banesa në treg që nuk i shes dot, dhe arsyeja është se është bllokuar tregu, çmimit janë tepër të larta”, shton më tej ai.

E ndërsa pallatet shtohen, shitjet kanë ecur në të njëjtin ritëm si një vit më parë.

“Është e vërtetë që ka pas një stopim për pronat e rishitura dhe këtu ndikon procesi i rivlerësimit”, thotë Demirxhiu.

Sipas Bankës së Shqipërisë, koha mesatare për të shitur një apartament është rritur në 11.1 muaj, duke ia bërë më të vështirë pronarëve nxjerrjen në treg  të një banese./TCH

Artikulli para

A dinë gjë Ilir Proda dhe Gent Gazheli për 3 milion euro verë të Ergys Agasit që u zhduk gjatë natës në Tiranë?

Artikulli pas

Fermerët grekë do t’i heqin bllokadat vetëm për Krishtlindje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktualitet

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit
Aktualitet

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Fermerët grekë do t’i heqin bllokadat vetëm për Krishtlindje

Fermerët grekë do t’i heqin bllokadat vetëm për Krishtlindje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Peptidet injektuese për energji dhe imunitet bëhen trend në TikTok, mjekët ngrenë shqetësimin për rreziqe
Shëndet

Peptidet injektuese për energji dhe imunitet bëhen trend në TikTok, mjekët ngrenë shqetësimin për rreziqe

Nga Editor
21 Prill, 2026
0

Një trend i ri në rrjetin social TikTok po tërheq vëmendjen e përdoruesve. Bëhet fjalë për përdorimin e peptideve injektuese...

Lexo të plotë
Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale

Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale

11 Maj, 2026
Një aromë shumë e keqe në kabinë kthen mprapsht në mes të Atlantikut avionin me qindra pasagjerë

Një aromë shumë e keqe në kabinë kthen mprapsht në mes të Atlantikut avionin me qindra pasagjerë

12 Shkurt, 2026
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Korea “përmbyt” tregun e automjeteve në Shqipëri, u regjistruan mbi 66 000 makina të reja në 8 muaj

12 Shtator, 2025
Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të markave të njohura të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar dhe proceduar penalisht

Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të markave të njohura të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar dhe proceduar penalisht

13 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

Më në fund Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

11 Gusht, 2026
Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

11 Gusht, 2026
Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

Trump firmos urdhrin për më pak vaksina për fëmijët

11 Gusht, 2026
Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr