• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 27 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paqja fiskale, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

Editor Nga Editor
23 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Paqja fiskale, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave Petrit Malaj dhe ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me përfaqësues të bizneseve, ku në fokus ishte diskutimi mbi Paketën Fiskale 2026.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se nisma e paqes fiskale synon të rrisë formalizimin e bizneseve dhe njëkohësisht të ulë barrën tatimore. Rama u shpreh se kjo nismë përfshin të gjitha bizneset që nuk kanë çështje të hapura gjyqësore, duke shtuar se paqja fiskale tashmë është ligj dhe ishte pjesë e angazhimeve elektorale të qeverisë.

“Paqja fiskale sot është ligj. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë një urë komunikimi të shëndetshme mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Kjo u jep mundësi bizneseve të vetëkorrigjohen, duke rishikuar deklarimet e viteve të mëparshme. Qëllimi është rritja e formalizimit dhe ulja e tatimit,” deklaroi Rama.

Ai shtoi se qeveria pret një përmirësim të klimës së biznesit në vend, ndërsa sqaroi se përfitues do të jenë vetëm subjektet që nuk kanë probleme ligjore apo procese gjyqësore që cenojnë legjitimitetin e të ardhurave. Sipas tij, gjobat do të trajtohen në mënyra të ndryshme, nga fshirja e plotë deri te pagesa me këste të lehtësuara, në varësi të periudhës.

Gjatë takimit, kryeministri u përfshi edhe në një debat me një sipërmarrës, i cili kërkoi uljen e taksës së infrastrukturës. Rama iu përgjigj duke theksuar se sektori i ndërtimit ka qenë ndër përfituesit më të mëdhenj nga politikat shtetërore. Ai kritikoi faktin se ende në këtë sektor deklarohen paga minimale, rreth 50 mijë lekë, duke kërkuar më shumë përgjegjësi nga ndërtuesit.

“Ndërtuesit duhet të paguajnë punëtorët siç duhet, të investojnë në cilësinë e ndërtimeve dhe të kontribuojnë realisht në ekonomi,” u shpreh Rama, duke nënvizuar nevojën për rritjen e standardeve dhe formalizimit në këtë sektor. /skyweb.al

Etiketat: edi ramapaqja fiskale
Artikulli para

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët

Artikulli pas

Kur udhëtimet humbin një ritual, vulat e pasaportave do të jenë një gjë e së kaluarës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë
Ekonomi

Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

27 Qershor, 2026
Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm
Ekonomi

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm

27 Qershor, 2026
Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune
Ekonomi

Volkswagen drejt shkurtimeve masive, rrezikohen deri në 100 mijë vende pune

26 Qershor, 2026
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri
Ekonomi

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim
Ekonomi

Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

26 Qershor, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Ekonomi

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

26 Qershor, 2026
Artikulli pas
Kur udhëtimet humbin një ritual, vulat e pasaportave do të jenë një gjë e së kaluarës

Kur udhëtimet humbin një ritual, vulat e pasaportave do të jenë një gjë e së kaluarës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SHQIPËRIA/ Investimet e shumëpritura amerikane në energjetikë dhe nevoja për zgjerimin e kësaj eksperience edhe në sektorë të tjerë
Ekonomi

SHQIPËRIA/ Investimet e shumëpritura amerikane në energjetikë dhe nevoja për zgjerimin e kësaj eksperience edhe në sektorë të tjerë

Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
0

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa konkretë për të reduktuar ndikimin energjetik të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Në Bosnje Hercegovinë,...

Lexo të plotë
Rama: Pasi të fitojmë pavarësinë energjetike në 2028, do të bëjmë para bashkë me miqtë tanë arabë duke i shitur energji Europës

Rama: Pasi të fitojmë pavarësinë energjetike në 2028, do të bëjmë para bashkë me miqtë tanë arabë duke i shitur energji Europës

14 Janar, 2026
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

Sektori i turizmit në krizë për punonjës, duhen 30 mijë persona

31 Tetor, 2025
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi vijojnë skemat mes tyre, koha që shteti shqiptar të marrë frenat e Aeroportit të Vlorës!

19 Nëntor, 2025
VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

Parku fotovoltaik i dyti më i madh në vend duhet të nisë prodhimin e energjisë deri në fund 2027

19 Shkurt, 2026

Të Fundit

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

27 Qershor, 2026
Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

27 Qershor, 2026
Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm

27 Qershor, 2026
Rama reagon për banjat e Përmetit: S’kishe ku të ecje e as ku të uleshe

Rama reagon për banjat e Përmetit: S’kishe ku të ecje e as ku të uleshe

27 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr