• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kurum International investon 150 milionë euro për prodhimin e çelikut të gjelbër

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Dhjetor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Kurum International investon 150 milionë euro për prodhimin e çelikut të gjelbër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruajnë kontratën e investimit për ndërtimin e fabrikës së parë MIDA Steel në Europë, në Elbasan,

Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruajnë zyrtarisht kontratën e re të investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, partnerëve strategjikë dhe të ftuarve, në Tirane.

Ky investim përfaqëson një projekt industrial strategjik për Shqipërinë, në përputhje me prioritetet kombëtare për inovacion, konkurrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Fabrika e re do të ndërtohet mbi teknologjinë MIDA Steel Concept të kompanisë Danieli, një nga liderët botërorë në inxhinierinë dhe teknologjinë e industrisë së çelikut.

Drejtori i Financës i Kurum International, Z. Arif Shkalla u shpreh se:

“Kjo ditë është shumë e rëndësishme për ne pasi kemi arritur të firmosim një partneritet strategjik, një kontratë e rëndësishme për ne, për ndërtimin e një fabrike totalisht të re për prodhimin e çelikut në qytetin e Elbasanit me një vlerë investimi prej 150 milionë euro. Për herë të parë në Europë futet koncepti MIDA në këtë industri e cila bazohet në çelik të gjelbër e cila do te sjellë nje zhvillim të qëndrueshëm me rëndësi të veçantë për ambjentin i cili ka emetim zero të karbonit në atmosferë. Ky projekt nuk është vetëm një investim industrial por është një angazhim i qartë për zhvillim të qëndrueshëm, modernizim teknologjik dhe vlerë afatgjatë.

Me ndërtimin e impiantit te parë MIDA në Europë, Shqipëria forcon pozicionin e saj strategjik dhe do të jetë konkurruese në një të ardhme europiane që na pret në të ardhmen e afërt. Jemi krenarë për këtë partneritet me DANIELI e cila është kompania lider në botë në modernizimin e teknologjisë në idustrinë e çelikut. Eksperienca dhe vizioni i tyre përputhet me objektivat e KURUM International për rritje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, modernizim industrial duke respektuar mjedisin dhe komunitetin lokal.”

Me realizimin e këtij projekti, Shqipëria do të bëhet vendi pritës i impiantit të parë MIDA Steel në Europë, duke u pozicionuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun europian të çelikut të gjelbër. Teknologjia MIDA mundëson efikasitet të lartë energjetik, reduktim të ndjeshëm të ndikimit mjedisor dhe standarde të avancuara prodhimi, në përputhje me politikat europiane për dekarbonizimin e industrisë.

Ndërkohë, përfaqesuesi i Danieli Group, Z. Federico Rocchetti, vuri theksin në faktin që impianti që Kurum ka përzgjedhur, implementohet për herë të parë në Europë.

“Ky koncept i ri në prodhimin e celikut për ndërtim, ul ndjeshëm konsumin e energjisë, minimizon emetimet e karbonit, duke plotësuar kushtet dhe garantuar parametrat mjedisore perfekt për çertifikimin si çelik i gjelbër, për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Elbasanit, duke rijetësuar industrinë shqiptare. Falënderojmë KURUM për besimin që na kanë dhënë. Jemi të lumtur që jemi partnerë në këtë investim teknologjik i cili do të ndryshojë mendësinë e operimit të prodhuesve jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë e më gjerë. pasi ne mendojmë që do të duhet të shërbejë si stimul për të gjithë ata që bëjnë investime në këtë drejtim për të ndihmuar në ruajtjen e ambjentit.

Kemi nevojë për zgjedhje të guximshme si kjo që ka bërë KURUM pasi duhet të ruajmë të ardhmen tonë për ne dhe sidomos për fëmijët tanë. Falënderojmë KURUM për gjithçka dhe jemi gati për të nisur këtë rrugëtim së bashku.”, u shpreh ai.

  

Kryetari Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, në fjalën e tij përshëndetëse, tha: “Dua t’ju falenderoj shumë për bashkëpunimin që kemi patur deri tani ku Elbasani është një nga 100 qytetet europiane për uljen e nivelit të karbonit në atmosferë. Ne si bashki po lidhim kontratat klimatike ku KURUM së bashku me biznese të tjera në zonen industriale janë ndër të parat me të cilat kemi filluar diskutimet prej vitit 2021, të cilat patën një qasje positive për ndryshimin e teknologjisë. Më bëhet qejfi që sot flasim për një çelik të gjelbër – green steel dhe për një fabrikë e para ne Europë për nga teknologjia e përdorur. Kemi parë fabrika në SHBA apo kontinente të tjera por në Europë nuk ishin implementuar akoma. Më bëhet qejfi, që edhe në kuadër të projektit për të ulur emetimet e karbonit në Elbasan, të kemi këtë industri të re e cila është domethënëse për bashkinë Elbasan dhe industrinë e çelikut. Dilemën që ne kemi patur gjithmonë, qytet industrial apo qytet turistik, tashmë e kemi zgjidhur duke patur një industri të gjelbër dhe një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan. Në fakt kjo është ajo që po punojmë dhe kjo është ajo që kemi pritur apo presim nga bizneset tona. Une kam një falënderim për KURUM sepse pavarësisht që fabrika ka qenë e mbyllur, kompania po paguan punonjësit e saj sipas një marrëveshje të arritur më herët mes kompanisë dhe Bashkisë Elbasan.”

Për këtë projekt totali i investimit është rreth 150 milionë Euro, duke arritur kapacitetin e prodhimin vjetor në afër një milion ton hekur ndërtimi dhe produktet e tjera të celikut. Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj dhe me vënien në punë të kësaj fabrike të re, do të rikthehen eksportet e çelikut shqiptar në rajon, duke synuar tregjet europiane së bashku me udhëtimin e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian.

Investimi pritet të kontribuojë ndjeshëm në modernizimin industrial, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit me vlerë të shtuar dhe forcimin e zinxhirit industrial vendas. Njëkohësisht, projekti përforcon rolin e Elbasanit si qendër industriale strategjike dhe rrit atraktivitetin e Shqipërisë për investime të avancuara dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit.

Etiketat: celik i gjelberFederico RocchettiKurumkurum international
Artikulli para

Kur udhëtimet humbin një ritual, vulat e pasaportave do të jenë një gjë e së kaluarës

Artikulli pas

Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk është arratisur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Shtator, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi nuk është arratisur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zbulohet harta 3 000-vjeçare e Universit, i përkiste fisit Maja
Aktualitet

Zbulohet harta 3 000-vjeçare e Universit, i përkiste fisit Maja

Nga Editor
22 Nëntor, 2025
0

Një strukturë e madhe dhe e lashtë e zbuluar në Meksikë mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si qytetërimi...

Lexo të plotë
Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

Më shumë anije por më pak peshk në Shqipëri

26 Qershor, 2026
Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme

Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritme

3 Janar, 2026
Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

26 Qershor, 2026
Wizz Air merr në dorëzim një Airbus A321NX të ri – a do ta shohim së shpejti në qiellin shqiptar?

Plaçkitën dhe pastaj u tallën me familjen shqiptare, Wizz Air pas skandalit: Kërkojmë ndjesë, por ata e dinin…

23 Prill, 2025

Të Fundit

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh

Pagat e magjistratëve, Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës

28 Shtator, 2026
TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr