• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Bufi” dhe “miu” zbresin sot në shesh: Rama kërkon +71, Berisha përmbysjen, të rinjtë konfirmimin

Hapet sot fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Prill, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
“Bufi” dhe “miu” zbresin sot në shesh: Rama kërkon +71, Berisha përmbysjen, të rinjtë konfirmimin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 majit nis sot zyrtarisht, por debati politik ka marrë një ngjyrim krejt të veçantë që në prag: në vend të sloganeve klasike, këtë herë simbolikat e kafshëve kanë hyrë fuqishëm në retorikën elektorale.

Kryeministri Edi Rama, në një dalje publike, e ka etiketuar rivalin e tij historik Sali Berisha si “bufin e kënetës”, një metaforë e ashpër që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Por përgjigjja e demokratëve nuk ka vonuar: llogaria zyrtare e La Civita-s, një prej figurave mediatike që mbështet opozitën, publikoi një video në Twitter me mesazhin “Bufi e ha miun”, shoqëruar me pamje të një buf që kap dhe ha një mi.

Në këtë mënyrë, beteja politike është kthyer në përplasje simbolike: njëra palë përdor bufin për të portretizuar kundërshtarin si simbol të errësirës e izolimit, ndërsa pala tjetër i kthen përgjigje me idenë e forcës dhe fitores përmes të njëjtës figurë.

Ndërkohë, partitë po përgatiten për nisjen e fushatave elektorale në terren. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapin fushatën sot në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”. Partia Socialiste do të mbledhë mbështetësit e saj më 12 prill, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbej”, një datë që sipas kryeministrit përfaqëson 12 yjet e flamurit të BE dhe synimin për integrim europian.

“Koalicioni Euroatlantik”, nën drejtimin e Lulzim Bashës, ka planifikuar hapjen e fushatës po më 12 prill, në orën 11:00, në një ambient privat pranë kryeqytetit. Të njëjtën ditë, në orën 18:00, nis zyrtarisht fushatën edhe nisma “Shqipëria Bëhet”, në qytetin e Vlorës.

Partia “Mundësia” hap fushatën të dielën, më 13 prill në orën 17:00, në Pallatin e Kongreseve, ndërsa “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit nis zyrtarisht mëngjesin e 13 prillit, në Fier, në orën 10:30 te Teatri “Bylis”.

Zgjedhjet e këtij viti shënojnë një risi të rëndësishme: për herë të parë, diaspora do të votojë. Janë regjistruar zyrtarisht 245,935 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Itali, Greqi dhe Gjermani. Brenda vendit, numri i zgjedhësve është 3,713,761, përfshirë 114,642 qytetarë që votojnë për herë të parë dhe 1,081 që nuk përfshihen në lista për shkak të dekriminalizimit.

Fushata sapo ka nisur, por me bufin dhe miun që tashmë janë kthyer në protagonistë të narrativës politike, duket se gara e 11 majit do të jetë gjithçka, përveçse e zakonshme. /skyweb.al 

Etiketat: partite politikepdpsshqiperizgjedhjet
Artikulli para

ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

Artikulli pas

Kompania private shkallmon tubacionet e ujit te “Komuna e Parisit” në Tiranë, llumi pushton depozitat e pallateve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kompania private shkallmon tubacionet e ujit te “Komuna e Parisit” në Tiranë, llumi pushton depozitat e pallateve

Kompania private shkallmon tubacionet e ujit te "Komuna e Parisit" në Tiranë, llumi pushton depozitat e pallateve

Të Përzgjedhura

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

Nga SkyWeb
10 Gusht, 2026
0

Dikur ishte një nga kulturat që mbante familje të tëra me punë dhe të ardhura. Sot, duhani është një traditë...

Lexo të plotë
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rritje rekord të lidhjeve ajrore në Europë

23 Qershor, 2025
Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?

Pse po thyhen gjithnjë e më shpesh tavanet panoramikë?

1 Shtator, 2026
2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë – Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?

11 Qershor, 2025
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar

Guvernatori Sejko thotë se emigracioni masiv dhe plakja e popullsisë janë sfida serioze për ekonominë

27 Janar, 2026

Të Fundit

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr