• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dikur ishte një nga kulturat që mbante familje të tëra me punë dhe të ardhura. Sot, duhani është një traditë që po shuhet, por në Dumre të Belshit disa fermerë ende i besojnë kësaj kulture.

Mes temperaturave të larta, punës së gjatë dhe mungesës së ujit, ata mbjellin, vadisin dhe mbledhin duhanin, ndërsa në kohën e vjeljes përballen me një tjetër problem, mungojnë duart që të punojnë tokën.

“Me 6 mijë lekë kg. Shumë. Pse? Punën e do në mëngjes herët, do terezinë e vet, po s’pati vaditje nuk ecën, kështu që do kushte. Po s’pati ujë, e pengon shumë. Do vaditje. Tokat janë këtu, s’kemi as ujë, asgjë. Me mund të madh. Po nga ana e shtetit, a ka subvencione? Asgjë, nuk e njohim shtetin. As për asgjë”, është shprehur një fermere.

Një kilogram duhan shitet rreth 600 lekë të reja. Për fermerët, çmimi mund të duket i leverdishëm, por pas tij fshihet një vit i tërë pune dhe shpenzimesh, nga mbjellja deri te vjelja dhe përpunimi.

“Ky ka një vit punë, 364. Ka shumë punë. Sa shitet kg? 6 mijë lekë. A do të bëj më shumë se 10 kuintal? Unë, ja, 15. 8-9 milionë. Jemi shumë të pakënaqur. Mbuloni vetë apo merrni dhe punëtorë? Vetëm”, është shprehur një fermer.

Në Dumre prodhohen rreth 50 tonë duhan në vit, pjesa më e madhe e të cilit largohet drejt tregjeve evropiane. Megjithatë, fermerët thonë se vështirësitë nisin që në tokë, ku mungesa e ujit për vaditje dhe e punëtorëve e rrit kostot e prodhimit.

Pavarësisht tregut që siguron jashtë vendit, kultivuesit thonë se pa investime në vaditje dhe pa mbështetje për fuqinë punëtore, kultivimi i duhanit në Dumre rrezikon të mbetet vetëm një kujtim i një tradite që dikur mbante familje të tëra. /euronews.al

Artikulli para

Nis “patronazhimi financiar” pas atij politik për shqiptarët, si do të profilizohen në mënyrë kapilare qytetarët në shërbim të bankave

Artikulli pas

BERZH shqyrton financim prej 25 milionë eurosh për zgjerimin e Grupit BALFIN në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj
Aktualitet

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj

9 Nëntor, 2026
Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni
Aktualitet

Nga tenderët e AKSHI-t te llogaritë në Gjermani, SPAK ndjek gjurmët e parave që çojnë te familjarët e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni

9 Nëntor, 2026
Bashkëshorti i zv/guvernatores në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome
Aktualitet

Bashkëshorti i zv/guvernatores në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

9 Nëntor, 2026
Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026
Aktualitet

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?
Aktualitet

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
BERZH shqyrton financim prej 25 milionë eurosh për zgjerimin e Grupit BALFIN në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi

BERZH shqyrton financim prej 25 milionë eurosh për zgjerimin e Grupit BALFIN në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi

Të Përzgjedhura

E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë
Uncategorized

E gjithë qyteza del në shitje për 350 mijë dollarë

Nga Editor
25 Shtator, 2025
0

Një qytezë e tërë në Kentucky, SHBA, është vënë për shitje për vetëm 350 mijë dollarësh. Pronë që përfshin rreth...

Lexo të plotë
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Të parët që do ndihmohen janë pensionistët

Rama zgjeron modelin KAYO në nivel bashkish, mesazh kryetarëve: Asnjëri pa tre kompani në bashkëpronësi

21 Mars, 2026
Rama iu vendos kusht kryebashkiakëve për rikandidim në zgjedhjet e ardhshme

A do të largohet Edi Rama si kryeministër? Faqja e njohur ndërkombëtare e parashikimeve hap bast

9 Qershor, 2026
Shkurtime masive në kompanitë e mëdha në botë, a po zëvendëson Inteligjenca Artificiale punëtorët?

Shkurtime masive në kompanitë e mëdha në botë, a po zëvendëson Inteligjenca Artificiale punëtorët?

29 Tetor, 2025
MIRATIMI/ Çfarë parashikon vendimi i qeverisë për PAGESAT e ushtarakëve me shërbim larg vendbanimit

MIRATIMI/ Çfarë parashikon vendimi i qeverisë për PAGESAT e ushtarakëve me shërbim larg vendbanimit

20 Mars, 2026

Të Fundit

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj

AMP kërkon 108 milionë lekë shtesë për vitin 2027, Qose: Plotësojmë nevojat hetimore me punonjës të rinj

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

9 Nëntor, 2026
Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr