• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dumani raporton në KLP, kritika policisë: 33 zyrtarë të hetuar në 2024, KONFISKUAM 36 milion euro

Kreu i SPAK: Më pak kallëzime nga policia, qytetarët më aktivë se uniformat blu

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Prill, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Dumani raporton në KLP, kritika policisë: 33 zyrtarë të hetuar në 2024, KONFISKUAM 36 milion euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani prezantoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin vjetor për punën e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi suksesin në goditjen e pasurive me origjinë të dyshimtë, duke deklaruar se janë sekuestruar pasuri me një vlerë prej 27 milionë eurosh dhe janë konfiskuar pasuri në vlerën 36 milionë euro.

Ai shtoi se është vërejtur një rritje e ndjeshme e procedimeve penale për veprën penale të pastrimit të parave, me një rritje prej 34% krahasuar me vitin 2023 dhe trefishim në raport me vitin 2021.

Kritika për Policinë e Shtetit: Më pak kallëzime, qytetarët më aktivë se uniformat blu

Altin Dumani shprehu shqetësimin për uljen e bashkëpunimit nga ana e Policisë së Shtetit në raport me kallëzimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sipas tij, në vitin 2024 janë referuar vetëm 30 çështje nga Policia, krahasuar me 65 në vitin 2023, duke shënuar një rënie të ndjeshme.

Në kontrast, kreu i SPAK vuri në dukje një rritje të ndjeshme të kallëzimeve nga qytetarët dhe institucionet, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të rritjes së besimit të publikut tek SPAK. Gjatë vitit 2024, janë regjistruar 327 procedime të reja dhe janë përfunduar 2018 çështje, një rritje prej 18% krahasuar me vitin e kaluar.

33 ish-zyrtarë të lartë nën hetim, 10 me vendim të formës së prerë

Në fokus të raportimit ishin edhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Dumani bëri me dije se gjatë vitit 2024 janë marrë në hetim 33 ish-zyrtarë të lartë, ndërsa dy prej tyre janë të përfshirë në dy procedime të ndryshme secili. Nga këta, 19 janë dërguar për gjykim dhe për 10 prej tyre është dhënë vendim i formës së prerë.

Në total, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 132 hetime të nisura nga kallëzime të qytetarëve dhe institucioneve. Dumani theksoi se kjo tregon rritjen e besimit publik ndaj institucionit të Prokurorisë së Posaçme. /skyweb.al

Etiketat: altin dumanispak
Artikulli para

Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri

Artikulli pas

Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?
Aktualitet

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE
Aktualitet

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë
Aktualitet

Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale
Ekonomi

Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

Nga SkyWeb
5 Mars, 2026
0

Kur nisi fillimisht zjarri në dy kapanonet kryesore të tregut të ish-Uzinës Dinamo në Tiranë, më 8 janar, Alma Subashi...

Lexo të plotë
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
“Travelbinger”: Shqipëria, parajsa e fshehur natyrore e Europës

“Travelbinger”: Shqipëria, parajsa e fshehur natyrore e Europës

23 Nëntor, 2025
6 në 10 punonjës nuk dorëhiqen nga puna edhe pse ajo po i “mbyt”

6 në 10 punonjës nuk dorëhiqen nga puna edhe pse ajo po i “mbyt”

11 Qershor, 2026
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026

Të Fundit

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr