• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Si pritet të ndikojë rivlerësimi i banesave në uljen e çmimit të apartamenteve dhe qirave

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Si pritet të ndikojë rivlerësimi i banesave në uljen e çmimit të apartamenteve dhe qirave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Skyweb.al

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme po shihet si një faktor që mund të ndryshojë sjelljen e pronarëve në tregun e banesave, pas disa vitesh rritjeje të fortë të çmimeve që i ka mbajtur një pjesë të madhe të stokut te apartamenteve jashtë tregut.

Gjatë viteve të fundit ka patur një rritje të fortë të çmimit të apartamenteve dhe diferenca e madhe mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes kishte rritur ndjeshëm barrën e tatimit mbi fitimin për pronarët në momentin e shitjes.

Në shumë raste, kjo ka krijuar një nxitje për të mos shitur, duke kufizuar ofertën reale në treg pavarësisht rritjes së stokut të banesave.

Skema e rivlerësimit me tatim prej 5 për qind mbi diferencën mes çmimit fillestar dhe vlerës së re fiskale ul ndjeshëm këtë barrë, duke krijuar kushte më të favorshme për pronarët që të formalizojnë vlerën e pasurisë dhe të konsiderojnë shitjen.

Në këtë kuptim, rivlerësimi ka potencial të rrisë ofertën në treg, veçanërisht për pronat që kanë qëndruar për vite pa u shitur.

Një faktor shtesë që pritet të ndikojë në sjelljen e pronarëve është tatimi i planifikuar për banesat e dyta dhe të treta gjatë vitit 2026.

Rritja e barrës fiskale për mbajtjen e pronave jo-rezidenciale krijon një stimul ekonomik për t’i nxjerrë ato në treg, duke rritur potencialisht ofertën në segmentin e banesave.

Megjithatë, ndikimi në çmime mbetet i pasigurt. Pritshmëritë për një ulje ekzistojnë, por kërkesa vijon të mbetet e lartë, si nga blerësit vendas ashtu edhe nga investitorët e huaj. Ky faktor kufizon gjasat për një rënie të ndjeshme të çmimeve në afat të shkurtër.

Të dhënat e fundit tregojnë gjithashtu një ngadalësim të sektorit të ndërtimit, i reflektuar në raportimet e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e fundit, që sugjerojnë sinjale të para të ngopjes së tregut.

Ky zhvillim mund të kontribuojë në stabilizimin e çmimeve, por jo domosdoshmërisht në një rënie të fortë të tyre.

Në Tiranë vlerësohet se ekziston një stok i konsiderueshëm banesash të pabanuara, me shifra që përmendin mbi 50 mijë apartamente bosh.

Pyetja kryesore është se sa prej tyre do të hyjnë realisht në treg si rezultat i rivlerësimit dhe rritjes së taksimit për pronat e shumëfishta.

Ndikimi final në çmimet e apartamenteve dhe qirave do të varet nga ndërveprimi mes rritjes së ofertës dhe ecurisë së kërkesës. Për momentin, tregu mbetet në një fazë pritjeje, ndërsa efektet konkrete të këtyre politikave pritet të bëhen të dukshme vetëm pas një periudhe disa mujore, në mos pas 2026. /skyweb.al

Etiketat: apartamentecmimetrivleresimi
Artikulli para

Korporata e Investimeve shtyn sërish afatin për LIFT Tower pas dështimeve të njëpasnjëshme të thirrjeve

Artikulli pas

Suedia dhuron një ishull privat për turistët, kush mund ta “fitojë”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Suedia dhuron një ishull privat për turistët, kush mund ta “fitojë”

Suedia dhuron një ishull privat për turistët, kush mund ta "fitojë"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale; Aplikimet hapen më 1 Prill
Ekonomi

Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale; Aplikimet hapen më 1 Prill

Nga Editor
6 Mars, 2026
0

Për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria do të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me...

Lexo të plotë
Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025

25 Nëntor, 2025
1 milionë euro pagesa me kartë, HILEJA e biznesmenit në Shqipëri ndez sinjalet e ALARMIT: Si e kapi Inteligjenca Financiare

1 milionë euro pagesa me kartë, HILEJA e biznesmenit në Shqipëri ndez sinjalet e ALARMIT: Si e kapi Inteligjenca Financiare

13 Maj, 2026
Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

Alarm global: Autizmi është rritur me ritme të shpejta në 15 vitet e fundit

28 Mars, 2026
Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

Problemet me pronat, korrupsioni mbetet ‘thembra e Akilit’ në Kadastër

19 Shtator, 2026

Të Fundit

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr