• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqëria shqiptare u skandalizua në korrik të vitit 2025, kur në media u publikua lajmi se një magazinë ushqimore në Vorë falsifikonte datat e skadencës të një sërë produktesh, duke përfshirë ushqime, kroasantë, fruta etj., për t’i shitur më pas në pikat e shumicës e të pakicës. Kjo lloj praktike tregtare, përveçse e papërgjegjshme dhe në cenim të sigurisë së konsumatorit e publikut shqiptar, përbën vepër penale, duke shkelur nenin 288 të Kodit Penal, si dhe ligjin nr. 9683 “Për ushqimin”.

Në fakt, është lajm i mirë që pronarët e kësaj magazine përfunduan prapa hekurave dhe u përballën me akuza si “shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “punësimi i paligjshëm” dhe “importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, por ndryshimi strukturor i nevojshëm për parandalimin e ngjarjeve të tilla ende mungon. Problemet strukturore në raport me sigurinë ushqimore shtrihen në tre plane: në planin kulturor, shoqëror dhe atë institucional ose politik. Në këtë artikull do t’i shtjelloj arsyet e rrethanat e këtyre problemeve strukturore, së bashku me recetat për zgjidhjen e tyre.

Së pari, në Shqipëri mungon ende kultura e përgjegjshmërisë në konsum e tregtim, apo edhe ajo e ndërgjegjësimit për sigurinë ushqimore dhe rreziqet që i kanosen kësaj të fundit. Rastet e pikave të vogla të shitjes që shesin produkte mjaft të lira, por pa data skadence, janë të shumta e të shpeshta në qytete të mëdha të vendit si Tirana, Durrësi e Vlora. Në një pjesë të mirë të rasteve, konsumatorët as nuk e kanë ditur që produktet kanë qenë të skaduara, sepse as nuk i kanë parë datat e skadencës.

Ky fenomen shoqëror bazohet te tradita shqiptare “e besës”, ku njohja personale me pronarin e pikës së shumicës barazohet me siguri absolute ushqimore nga ana e konsumatorit, duke anashkaluar nevojën për kontroll të datës së skadencës dhe vlerave ushqimore të produkteve.

Zgjidhja është më e thjeshtë e thënë sesa e bërë: nevojitet një “revolucion arsimor” në raport me ndërgjegjësimin për sigurinë ushqimore. Siguria ushqimore duhet të jetë lëndë e veçantë, e detyrueshme për çdo fëmijë shqiptar në shkollë fillore e të mesme. Gjithashtu, duhen iniciativa të koordinuara nga pushteti ekzekutiv, dhe veçanërisht nga Ministria e Bujqësisë, për ndërgjegjësimin e prodhuesve, magazinave, pikave të shitjes dhe konsumatorëve mbi rëndësinë e sigurisë ushqimore.

Së dyti, “fabrika shoqërore” shqiptare ka probleme të thella në raport me zbatimin e ligjit dhe perceptimin e të mirës publike – të dyja parakushte të çdo shoqërie të shëndetshme.

Si pasojë, ndodhemi në një situatë ku tregtarë të papërgjegjshëm e kriminelë shesin produkte të skaduara me vetëdije, sepse për ta, e për një pjesë jo të vogël të shoqërisë shqiptare, trashja e normave të fitimit dhe interesi vetjak tejkalojnë për nga rëndësia zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e shoqërisë dhe interesin publik. Një shembull tipik i kësaj teze, e fatkeqësisht jo i izoluar, është zbulimi në Prill 2025 nga Autoriteti I Kontrollit Ushqimor (AKU) i mishit me salmonelë, që sipas autoriteteve ishte shitur në 154 biznese.

Zgjidhja për rritjen e ndjeshmërisë në raport me sigurinë ushqimore është e ngjashme me zgjidhjen në planin kulturor, duke ditur që shoqëria dhe kultura ndërthuren në veprimtari e kontekst. Ndryshimi i vetëm është që zgjidhja me impakt në mbarë shoqërinë duhet të përfshijë të gjitha hallkat e saj, duke përfshirë shoqërinë civile, sipërmarrjet private dhe institucionet e arsimit të lartë. Prandaj, zgjidhja do të duhej të niste nga një plan kombëtar për ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë mbi rëndësinë e interesit publik mbi atë privat. Ky plan kombëtar duhet të përfshijë veprimtari e iniciativa me detyri për institucionet e sipërmarrjes private dhe arsimit të lartë, dhe me objekt sigurinë ushqimore e jo vetëm. Edhe pse kjo recetë e politikës publike mund të duket klishe, është pikënisje e nevojshme për t’i “ndërruar mendjen” këtij kombi që nuk diti kurrë të mendojë më larg se pragu i vet.

Së treti, si një demokraci e paplotë, Shqipëria ka probleme të theksuara me zbatimin e ligjit, cilësinë e qeverisjes dhe funksionimin e institucioneve. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në një studim të fundit, e vlerësoi qeverisjen e Shqipërisë si 64 vite larg standardit të Bashkimit Europian. Kjo largësi reflektohet edhe te siguria ushqimore, e cila lë për të dëshiruar dhe që sigurisht kërkon reagim institucional. Ky reagim institucional duhet të përfshijë forcimin e kuadrit ligjor ndaj krimeve ushqimore dhe rritjen e efikasitetit e pastërtisë rregullatore.Në kuadër të kësaj të fundit, duhet thënë se AKU perceptohet nga qytetarët dhe bizneset si një institucion i korruptuar, çka çoi në vendimin e Kryeministrit për pezullimin e aktivitetit të saj. Gjasat që ky institucion të mbyllet janë të larta, por sigurisht kjo “zgjidhje” nuk mund të jetë alternativa afatgjatë për rritjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Zgjidhja afatgjatë duhet të përfshijë një reformim të qenësishëm të AKU-së, duke proceduar penalisht punonjësit e korruptuar, duke ndalur praktikat abuzive të punësimit “militantesk” e “dashnoror”, duke ngritur agjenci të reja që do të balancojnë e asistojnë punën e AKU-së, si dhe duke rritur numrin e agjentëve dhe punonjësve për të shtuar aksionet kundër abuzimeve dhe shkeljeve në fushën e sigurisë ushqimore.  Zgjidhja ndaj korrupsionit të agjencive rregullatore nuk mund të jetë shkrirja por reformimi rrënjësor i tyre. Prova në terren e kësaj teze shihet te rasti i fundit i konfiskimit nga Sllovenia i specave shqiptare dhe thirrjeve të autoriteteve sllovene per konsumatorët atje që të mos blihen speca nga Shqipëria. Pavarësisht problematikave, gjasat janë që, nëse AKU nuk do të ishte pezulluar, specat jashtë standardeve do të ishin ndaluar në Shqipëri para nisjes për eksport.

Standardi “Farm to Fork” i sigurisë ushqimore të BE-së, i cili synon sigurinë ushqimore të çdo produkti gjatë gjithë ciklit të prodhimit, duhet të jetë pikësynimi i politikëbërësve shqiptarë për sa i përket sigurisë ushqimore. Arritja e këtij standardi kërkon ndryshim katërcipëror të shoqërisë, kulturës dhe institucioneve shqiptare.Ky ndryshim kërkon vullnet shoqëror e politik mbi të gjitha. Për momentin, pyetjes: “Sa larg BE-së jemi (duke iu referuar Shqipërisë) vallë?”, i përgjigjem me: “Larg. Shumë larg…”/ Ruel Domi, Amfora.al

Etiketat: shqiperisiguria ushqimore
Artikulli para

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

Artikulli pas

87 mln lekë për rrjetin e ri elektrik Kashar-Kamëz, OSSH: Synohet rritje e cilësisë së furnizimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

87 mln lekë për rrjetin e ri elektrik Kashar-Kamëz, OSSH: Synohet rritje e cilësisë së furnizimit

Të Përzgjedhura

Si të gjeni makina me qira të lira, teknika për të kursyer para
Turizëm

Si të gjeni makina me qira të lira, teknika për të kursyer para

Nga SkyWeb
17 Maj, 2025
0

Në një kohë kur udhëtimet janë bërë më të shpeshta dhe shërbimet e makinave me qira gjithnjë e më të...

Lexo të plotë
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

30 Mars, 2026
Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA

Shkodra më e lira, bregdeti kap majat, cila është zona më e shtrenjtë e Tiranës? Sa do të kushtojnë pronart pas 1 janarit 2026 në Shqipëri

21 Tetor, 2025
SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

SHBA trajnon gardistët që mbrojnë Altin Dumanin dhe prokurorët e SPAK

24 Nëntor, 2025
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave

22 Shtator, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr