• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 10 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pastrimi i parave, si kompania me një punonjës dhe pa zyra qarkulloi 10 milion euro për dy vite në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pastrimi i parave, si kompania me një punonjës dhe pa zyra qarkulloi 10 milion euro për dy vite në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një skemë e dyshuar për pastrim parash që përfshin transferta prej miliona eurosh nga parajsa fiskale, kompani me aktivitet të dyshimtë dhe individë me histori të pazakonta punësimi është zbuluar nga Autoriteti i Inteligjencës Financiare (AIF). Sipas raportit zyrtar për vitin 2024, një kompani shqiptare është vënë në qendër të një hetimi për qarkullim fiktiv fondesh dhe lidhje me subjekte të përfshira në lojëra fati dhe aktivitete të dyshimta ndërkombëtare.

Kompani me një punonjës, por 10 milionë euro qarkullim

Skema nis në dhjetor 2020, kur shtetasi A themeloi shoqërinë X, me objekt “shërbime konsulence”. Vetëm disa ditë më vonë, ai ia shiti kuotat një shtetasi të huaj, B, por mbeti administrator i kompanisë. Megjithatë, A vazhdoi të jetë punonjësi i vetëm i shoqërisë gjatë gjithë periudhës së analizuar, edhe pse, siç zbulohet në raport, ai ishte njëkohësisht i punësuar si kuzhinier në një restorant në Tiranë.

Gjatë viteve 2021-2022, shoqëria X përfitoi mbi 10 milionë euro nga transfertat ndërkombëtare të ardhura kryesisht nga Ishujt Cayman, Panama, Gjibraltar, Qipro, Maltë dhe Poloni – shtete që shpesh përmenden si parajsa fiskale. Transfertat, me përshkrimin “pagesë për shërbime”, ishin të urdhëruara nga kompani të përfshira në industrinë e lojërave të fatit.

Paratë përfunduan në Amerikën Latine dhe në dorë të një të tretë

Sipas raportit të AIF, rreth 80% e këtyre fondeve u transferuan më pas në favor të një kompanie tjetër, Z, e regjistruar në Amerikën Latine, përmes pagesash të faturave. Pjesa tjetër u përdor për të shlyer detyrime ndaj të tretëve në Shqipëri dhe jashtë saj, ose u tërhoq në para të gatshme nga përfaqësuesi me prokurë i shoqërisë, shtetasi C.

Pas kësaj lëvizjeje masive fondesh, llogaritë bankare të kompanisë X u mbyllën, çka e bëri edhe më të fortë dyshimin se bëhej fjalë për një aktivitet të qëllimshëm për të qarkulluar dhe zhdukur gjurmët e parave.

Aktivitet i pamundur për një kompani që nuk ka as zyra

Hetimi nxori në dritë edhe disa kontradikta flagrante. Shoqëria X nuk kishte deklaruar asnjë pajisje zyre apo makineri informatike, përveç administratorit A si punonjës. Megjithatë, në dokumentet tatimore kishte deklaruar shitje të barabarta me vlerën e transfertave – rreth 10 milionë euro – gjë që ngre pikëpyetje serioze për mundësinë reale të këtij aktiviteti.

Gjithashtu, kompania kishte ndërruar disa herë adresën e saj të regjistruar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, një praktikë që AIF e konsideron të zakonshme në rastet e shmangies së kontrolleve fiskale.

Lidhjet me kompani të tjera dhe arrestimet

Në mars 2022, shoqëria X pezulloi aktivitetin. Pas një viti, aksionari i huaj ia shiti kuotat shtetasit shqiptar H, i cili e rifilloi aktivitetin për disa muaj, për ta pezulluar sërish në gusht 2023 dhe për ta çuar në likuidim. Por historia nuk mbaron këtu. Sipas AIF, H kishte ndjekur të njëjtën skemë edhe me një tjetër kompani, Y, të cilën e krijoi dhe ia shiti menjëherë një shtetasi tjetër të huaj, të lidhur me të njëjtin rrjet si B.

Në mars 2024, shtetasi H dhe përfaqësuesi me prokurë C u arrestuan dhe janë nën hetim për pastrim parash. Procedimi penal për këtë rast është regjistruar nga organet kompetente pas referimit të çështjes nga Autoriteti i Inteligjencës Financiare.

Hetimet vazhdojnë

Rasti konsiderohet nga autoritetet si një nga skemat më të sofistikuara të zbuluara kohët e fundit në vend, që përfshin kompani guackë, transferta nga juridiksione të dyshimta dhe një rrjet individësh të lidhur që veprojnë nën një strukturë të organizuar.

AIF ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin për hetim të mëtejshëm dhe hetimet për këtë rast vazhdojnë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. /skyweb.al

Etiketat: aifpastrim parash
Artikulli para

Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj

Artikulli pas

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh – Miratohet kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular
Aktualitet

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri
Ekonomi

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK publikon raportin për vitin 2025: U sekuestruan 45.5 milionë euro pasuri

9 Mars, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026
Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat
Aktualitet

Rama rikonfirmon Ballukun në krye të qarkut të Fierit dhe thotë se pak socialistë mund të bëjnë punën që ajo bën në terren

9 Mars, 2026
Artikulli pas
KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh – Miratohet kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Miratohet kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimi i qirave, krizë sociale në Greqi: Të rinjtë po rikthehen të shtëpitë e prindërve
Uncategorized

Çmimi i qirave, krizë sociale në Greqi: Të rinjtë po rikthehen të shtëpitë e prindërve

Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
0

Ekonomia e Greece po shënon një rimëkëmbje të fortë pas krizës së thellë financiare të viteve 2009-2018. Rritja ekonomike po...

Lexo të plotë
“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

“Shpërthimi” pas pandemise, IATA njofton rikthim të fuqishëm të fluturimeve

17 Gusht, 2025
TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

TENSIONI/ Vangjel Tavo i hap punë vetes me turqit në Himarë, komuniteti kundër: Reagon Omonia, kryetari mbyll komentet dhe SQARON në greqisht

5 Dhjetor, 2025
Më mirë të blesh shtëpi apo me qira? Investitorët e rinj amerikanë përmbysin tregun

Më mirë të blesh shtëpi apo me qira? Investitorët e rinj amerikanë përmbysin tregun

15 Tetor, 2025
Shtrenjtohen vizat për në SHBA

Shtrenjtohen vizat për në SHBA

21 Korrik, 2025

Të Fundit

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

SPAK përgjoi mbi 3 000 telefona gjatë 2025! Gati pajisja e famshme, të cilës nuk i “shpëton” asnjë celular

9 Mars, 2026
Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

Vijon shtrenjtimi, qiratë kthehen në barrë të madhe për familjet shqiptare

9 Mars, 2026
Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, këto janë lagjet më fitimprurëse në Airbnb në Shqipëri

9 Mars, 2026
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr