• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Anulohet ankandi i Bibliotekës te ish-Vilat Gjermane! Do bëhet te Kodrat e Liqenit?!

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Prill, 2025
në Aktualitet
A A
0
Anulohet ankandi i Bibliotekës te ish-Vilat Gjermane! Do bëhet te Kodrat e Liqenit?!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një tjetër procedurë e Korporatës së Investimeve Shqiptare është anuluar, për shkak të gabimeve në dokumente që sollën mos interesimin e firmave private. Në dokumentet e hulumtuara nga Vox News rezultoi se ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare kishte pasaktësi në harta dhe në dokumentet shoqëruese, ku njëherë dilte te Liqeni dhe njëherë të ish-vilat gjermane, në afërsi të Rrugës së Elbasanit.

Duket se, pas denoncimeve të shumta dhe projekteve shumë të debatuara, Korporata ka vendosur të tërhiqet të paktën disa javë para zgjedhjeve, për të fshehur dorën dhe më pas për ti ripublikuar. Por gabimet me apo pa dashje kanë sjellë një pështjellim te të gjithë, ku ka dyshime se ndryshimi i hartave është bërë me qëllimin e tjetërsimit të pronave të radhës shtetërore.

Natyrisht, vlera më e madhe e truallit apo ndërtimeve është më e lartë te Liqeni Artificial ku dhe firmat private kanë interes. Shteti merr përqindje në ndërtim, teksa privatët e shfrytëzojnë për njësi banimi, shërbimi apo edhe hotel. Por, kush përfiton nga këto gabime?!

E paralajmëroi Vox News “Gafa në dokumente”, anulohet

Faksimile: Korporata ka anuluar edhe projektin te Vilat Gjermane, pas “gafës” në dokumente

Natyrisht që, me anullimin e projektit te ish-vilat gjermane, i hapet rruga ndërtimit në zonën e Liqenit. Dyshimet janë se gabimet janë bërë me qëllim, teksa edhe ankandi që do të ribëhet tashmë mund të jetë formal.

Në njoftimin e anulimit, Korporata shkruan se emri i projektit të investimit është zhvillimi dhe menaxhimi i pronave shtetërore, ku nën projekti është “Godina e re e Bibliotekës Kombëtare”. Titulli i kontratës është zhvillimi multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë, ish-“vilat gjermane”.

“Ky njoftim ju komunikon vendimin e Korporatës për anullimin e procedurës konkurruese të nisur më 13 Mars 2025 për përzgjedhjen e një Partneri Privat për zbatimin e kontratës ‘zhvillimi multifunksional në rrugën ‘Gramoz Pashko’, Tiranë (ish-vilat gjermane)’, si pjesë e nën-projektit të investimit ‘Godina e re e Bibliotekës Kombëtare’. Arsyeja për anullim është: numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara për fazën I të procedurës konkurruese brenda afatit për dorëzimin e aplikimeve të përcaktuar në Dokumentin e Kualifikimit” thuhet në dokumente.

E paralajmëroi Vox News “Gafa në dokumente”, anulohet

Në foto: Denoncimi i VoxNews për “gafën” e Korporatës me Bibliotekën, ku në hartë dilte te Rruga e Elbasanit dhe projekti shkonte te Kodrat e Liqenit!

Në fillim të muajit prill 2025, VoxNews denoncoi veprimet e Korporatës së Investimeve Shqiptare, një institucion që u ngrit nga hiçi për të zaptuar pronat publike dhe për t’i shndërruar në hotele, restorante, bare apo apartamente private.

Vox News ka hulumtuar dokumentet e vetë Korporatës për këtë projekt. Në “dokumentin e kualifikimit” del harta se Biblioteka Kombëtare do të ndërtohet te ish-vilat Gjermane, madje në dokument jepen edhe koordinatat. Në këto koordinata rezulton se Biblioteka do të ketë një sipërfaqe të konkursit prej 5.219 m2. “Sipërfaqja maksimale e ndërtimit mbi tokë brenda zonës së konkursit të jetë 60.000 m2” thuhet në këtë shkresë.

Por një paragraf tjetër, “përgënjeshtron” hartën dhe gjithçka. Korporata shkruan se siti i konkursit për zhvillimin multi-funksional ndodhet në zonën e ish-“vilave gjermane”, në rrugën “Gramoz Pashko”. Pas kësaj çoroditje, Korporata ka publikuar edhe projektin e Bibliotekës. Dhe gjejeni se ku do të ndërtohet; te Kodrat e Liqenit Artificial, një godinë shumëkatëshe, e cila do të ketë brenda edhe barë dhe restorante! Sërish do të ndërtohet me planin e bashkëpunimit me privatin, ndërsa nga maketi duket se do të zërë shumë territor të Liqenit./voxnews.al 

Artikulli para

DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

Artikulli pas

AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera
Aktualitet

Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

14 Dhjetor, 2025
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm
Aktualitet

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm

14 Dhjetor, 2025
Zbulimi që ndryshon riciklimin, metoda e re për të transformuar mbetjet plastike në materiale të dobishme
Aktualitet

Zbulimi që ndryshon riciklimin, metoda e re për të transformuar mbetjet plastike në materiale të dobishme

14 Dhjetor, 2025
Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të markave të njohura të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar dhe proceduar penalisht
Aktualitet

Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të markave të njohura të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar dhe proceduar penalisht

13 Dhjetor, 2025
Donald Trump: Së shpejti nisim sulmet tokësore në Venezuelë!
Aktualitet

Donald Trump: Së shpejti nisim sulmet tokësore në Venezuelë!

13 Dhjetor, 2025
The Economist: Shqipëria, joshëse në rrugën e saj drejt BE-së
Aktualitet

The Economist: Shqipëria, joshëse në rrugën e saj drejt BE-së

13 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

AKSIDENTET/ Të rinj dhe të "pamatur" në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Metoda e re e kontrabandës me balona nga ajri shkakton kaos në aeroportet evropiane
Aviacion

Metoda e re e kontrabandës me balona nga ajri shkakton kaos në aeroportet evropiane

Nga Editor
5 Tetor, 2025
0

Lituania rihapi këtë të dielë trafikun ajror në aeroportin e Vilniusit, më të madhin në vend, pas shumë orësh pezullimesh...

Lexo të plotë
I pari në Shqipëri i listuar nga Forbes, biznesmeni Samir Mane tregon ndodhinë me përfaqësuesit e revistës

I pari në Shqipëri i listuar nga Forbes, biznesmeni Samir Mane tregon ndodhinë me përfaqësuesit e revistës

8 Prill, 2025
Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit me ftesë të homologut Al Sisi

Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit me ftesë të homologut Al Sisi

1 Nëntor, 2025
“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

“Çmimet larguan italianët dhe shqiptarët e Kosovës, po vijnë turistë më pak cilësorë”

6 Shtator, 2025
Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë

Media italiane: Në Leskovik prodhohet vera më e mirë e Shqipërisë

16 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

14 Dhjetor, 2025
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm

14 Dhjetor, 2025
Zbulimi që ndryshon riciklimin, metoda e re për të transformuar mbetjet plastike në materiale të dobishme

Zbulimi që ndryshon riciklimin, metoda e re për të transformuar mbetjet plastike në materiale të dobishme

14 Dhjetor, 2025
“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

14 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr