• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 3 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kriza e strehimit, Spanja i kërkon Air BNB heqjen e 66 000 apartamenteve nga lista

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Maj, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Kriza e strehimit, Spanja i kërkon Air BNB heqjen e 66 000 apartamenteve nga lista
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria spanjolle ka kërkuar zyrtarisht heqjen nga platforma Airbnb të gati 66 mijë pronave me qira afatshkurtër, pasi ato konsiderohen në shkelje të ligjeve për strehimin turistik. Ky vendim vjen në një kohë kur protestat kundër mbi-turizmit janë intensifikuar para sezonit veror, duke përfshirë mijëra qytetarë në demonstratat e fundjavës në Ishujt Kanarie.

Ministri për të Drejtat Sociale dhe Agjendën 2030, Pablo Bustinduy, deklaroi se këto prona “kanë shkelur disa norma për strehimin me përdorim turistik”, përfshirë mungesën e numrit të licencës ose deklarimeve të pasakta mbi statusin ligjor të pronarëve.

Një gjykatë në Madrid ka urdhëruar menjëherë heqjen nga tregu të 4,984 pronave, ndërsa për rreth 60 mijë të tjera, ministria pret vendime të mëtejshme gjyqësore. Prona të paligjshme janë identifikuar në gjashtë rajone: Madrid, Andaluzia, Katalonia, Valencia, Krahina Baske dhe Ishujt Balearik.

Bustinduy e përshkroi vendimin si “një fitore e qartë për ata që mbrojnë të drejtën për strehim”, duke shtuar se “asnjë interes ekonomik nuk duhet të vihet mbi banesat, dhe asnjë kompani, sado e madhe, nuk është mbi ligjin”.

Problematika e banesave është kthyer në shqetësimin më të madh për qytetarët spanjollë, veçanërisht për shkak të rritjes së qirave, që janë dyfishuar në një dekadë, ndërsa pagat nuk e kanë ndjekur këtë ritëm. Apartamentet për turistë po fajësohen gjerësisht si shkaktarë të mungesës së banesave për banorët vendas.

Spanja, vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës, priti 94 milionë turistë të huaj në vitin 2024, një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Në këtë kontekst, edhe kryeministri Pedro Sánchez ka pranuar se “ka shumë Airbnb dhe jo shtëpi mjaftueshëm”, duke premtuar ndaljen e zgjerimit të pakontrolluar të tyre.

Në disa qytete, autoritetet lokale kanë nisur masa të forta. Barcelona ka shpallur planin për të eliminuar 10,000 apartamente turistike deri në fund të vitit 2028. Ndërkohë, në zona si Ibiza, Ishujt Kanarie dhe Murcia, Airbnb ka arritur marrëveshje me autoritetet për të respektuar rregullat.

Airbnb ka reaguar duke deklaruar se do të apelojë vendimet, duke theksuar se nuk ka prova që host-ët kanë shkelur rregullat dhe se përgjegjësia për informacionin në listime i takon atyre, jo platformës. Sipas kompanisë, “problemi i strehimit në Spanjë buron nga mungesa e ofertës dhe jo nga platforma si Airbnb”.

Përballë numrit në rritje të vizitorëve dhe presionit mbi tregun e banesave, protestat pritet të shtohen këtë verë. Në Majorka, grupi “Më pak turizëm, më shumë jetë” ka paralajmëruar një tjetër protestë më 15 qershor. /BBC-skyweb.al

Etiketat: air bnbspanja
Artikulli para

Bashkia Durrës refuzon për herë të tretë KPP-në për tenderin 1.7 milionë euro sajuar për Rajli Ndërtim, prapaskenat e një skandali

Artikulli pas

Spanja gjobit Wizz Air dhe Transavia pas praktikave abuzive me bagazhet e dorës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet një tjetër anije çisternë në Gjirin e Hormuzit, rritet pasiguria në tregjet e energjisë
Ekonomi

Sulmohet një tjetër anije çisternë në Gjirin e Hormuzit, rritet pasiguria në tregjet e energjisë

2 Mars, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane

2 Mars, 2026
Një brez i ri i humbur? Pse Gjenerata Z është e papërgatitur për punën
Aktualitet

Një brez i ri i humbur? Pse Gjenerata Z është e papërgatitur për punën

2 Mars, 2026
Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri
Ekonomi

Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri

2 Mars, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20  mijë turistët e bllokuar në vend
Aktualitet

Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20 mijë turistët e bllokuar në vend

2 Mars, 2026
ARRSH zbulon se si do të veprohet për lirimin e rrugës pas rrëshqitjeve në Librazhd
Aktualitet

Dita dhe ora, ARRSH njofton se kur hapet rruga alternative për në Korçë

2 Mars, 2026
Artikulli pas
József Váradi dhe Michael Delehant , drejtues te Wizz Air

Spanja gjobit Wizz Air dhe Transavia pas praktikave abuzive me bagazhet e dorës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjermanët mendojnë se buka e tyre është më e mira në botë. Pse mund të kenë të drejtë?
Uncategorized

Gjermanët mendojnë se buka e tyre është më e mira në botë. Pse mund të kenë të drejtë?

Nga Editor
10 Nëntor, 2025
0

Gjermanët njihen për pasionin e tyre të veçantë ndaj bukës, një dashuri që është më shumë se thjesht ushqim, por...

Lexo të plotë
Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014

104 shkollave iu vu dryni gjatë 4 viteve të fundit

7 Tetor, 2025
Nëna sjell në jetë fëmijën nga mitra e dhurueses së vdekur

Nëna sjell në jetë fëmijën nga mitra e dhurueses së vdekur

24 Shkurt, 2026
Shteti mbulon deri në 50% të investimit për agroturizëm, skema e re e subvencioneve për fermerët

Shteti mbulon deri në 50% të investimit për agroturizëm, skema e re e subvencioneve për fermerët

9 Korrik, 2025
Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

Shqipërisë dixhitale i del boja/ Rikthehen defterët në administratë, zyrat e shtetit pa internet

18 Shkurt, 2026

Të Fundit

Janari ka ndryshime, kush janë 10 më të pasurit e Globit në këtë fillim 2026

Janari ka ndryshime, kush janë 10 më të pasurit e Globit në këtë fillim 2026

2 Mars, 2026
Po shkonin drejt Iranit, rrëzohen tre avionë F-15 amerikanë

Po shkonin drejt Iranit, rrëzohen tre avionë F-15 amerikanë

2 Mars, 2026
Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

2 Mars, 2026
Emirates dhe Etihad nisin “fluturimet e jashtëzakonshme” për të nxjerrë nga Emiratet turistët e bllokuar nga lufta

Emirates dhe Etihad nisin “fluturimet e jashtëzakonshme” për të nxjerrë nga Emiratet turistët e bllokuar nga lufta

2 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr